Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit përmes një komunikatë për media ka njoftuar se pas ‘raportit’ të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) mbi gjetjet laboratorike të mostrave të analizuara nga produktet e qumështit, Inspektorati Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut (IQMT), në bashkëpunim me inspektorët e AUV-së, ka filluar sot një aksion të koordinuar për inspektimin e deklaracioneve dhe etiketimit të produkteve të qumështit në rrjetet e marketeve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Burime të Veriu.info nga Ministria e Bujqësisë bëjnë të ditur se Ministri Armend Muja, i ka kërkuar Ministrisë së Tregtisë që përmes Inspektoratit Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut të inspektohen marketet dhe të largohen nga raftet produktet e qumështit të kompanive që janë evidentuar, sipas AUV-it, që kanë produkte me vaj palme të padeklaruar.
Veriu.info mëson se një pjesë e madhe e Inspektorëve të Inspektoratit Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut kanë refuzuar të dalin në terren për të larguar nga raftet e marketeve produktet e kompanive, për të cilat AUV-i i Ministrisë së Bujqësisë thotë se kanë si përbërës vaj palme të padeklaruar, pasi që atyre nuk u janë prezantuar analizat laboratorike.
“Shumë inspektorë kanë refuzuar të zbatojnë këtë kërkesë, pasi që atyre nuk u janë prezantuar raportet e analizave laboratorike që dëshmojnë së produkti i caktuar ka vaj palme të padeklaruar. Ministri Buja është arsyetuar duke thënë se rezultatet e analizave janë ‘sekrete’ dhe si të tilla nuk mund t’iu jepen inspektorëve shtetërore të IQMT-së. Po kjo është absurd, pasi që analizat laboratorike të bëra në laboratorin e AUV-it vazhdimisht janë prezantuar në media në vitet e fundit”, ka thënë një zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë për Veriu.info në kushte anonimiteti, pasi që frikësohet se mund ta humbas vendin e punës nëse flet publikisht.
Komunikata e plotë e MINTI:













