Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prapaskenat e aksionit/ ‘Analizat janë sekrete’, disa inspektorë të IQMT-së refuzuan kërkesën e ministri Muja për largimin nga marketet të prudukteve me ‘vaj palme’

06/08/2026 - 18:46
në Kryesore, Lajme
A A
Prapaskenat e aksionit/ ‘Analizat janë sekrete’, disa inspektorë të IQMT-së refuzuan kërkesën e ministri Muja për largimin nga marketet të prudukteve me ‘vaj palme’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit përmes një komunikatë për media ka njoftuar se pas ‘raportit’ të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) mbi gjetjet laboratorike të mostrave të analizuara nga produktet e qumështit, Inspektorati Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut (IQMT), në bashkëpunim me inspektorët e AUV-së, ka filluar sot një aksion të koordinuar për inspektimin e deklaracioneve dhe etiketimit të produkteve të qumështit në rrjetet e marketeve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Burime të Veriu.info nga Ministria e Bujqësisë bëjnë të ditur se Ministri Armend Muja, i ka kërkuar Ministrisë së Tregtisë që përmes Inspektoratit Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut të inspektohen marketet dhe të largohen nga raftet produktet e qumështit të kompanive që janë evidentuar, sipas AUV-it, që kanë produkte me vaj palme të padeklaruar.

Veriu.info mëson se një pjesë e madhe e Inspektorëve të Inspektoratit Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut kanë refuzuar të dalin në terren për të larguar nga raftet e marketeve produktet e kompanive, për të cilat AUV-i i Ministrisë së Bujqësisë thotë se kanë si përbërës vaj palme të padeklaruar, pasi që atyre nuk u janë prezantuar analizat laboratorike.

“Shumë inspektorë kanë refuzuar të zbatojnë këtë kërkesë, pasi që atyre nuk u janë prezantuar raportet e analizave laboratorike që dëshmojnë së produkti i caktuar ka vaj palme të padeklaruar. Ministri Buja është arsyetuar duke thënë se rezultatet e analizave janë ‘sekrete’ dhe si të tilla nuk mund t’iu jepen inspektorëve shtetërore të IQMT-së. Po kjo është absurd, pasi që analizat laboratorike të bëra në laboratorin e AUV-it vazhdimisht janë prezantuar në media në vitet e fundit”, ka thënë një zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë për Veriu.info në kushte anonimiteti, pasi që frikësohet se mund ta humbas vendin e punës nëse flet publikisht.

Komunikata e plotë e MINTI:

Tags: AnalizaArmend MujaAUVMinistria e BujqësisëMinistria e TregtisëMINTIVaj palme

JU REKOMANDOJMË

Feraj i VV e ngacmon LDK’në për Vjosa Osmanin, thotë se populli nuk ua votoi

Feraj: Hovenier e di se ushtarët amerikanë nuk rrezikohen nga shqiptarët, me siguri Ramushi ka kër*cënu serbët e tipit Radojçiq
06/08/2026 - 19:47

Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosje në kohën kur ka negociata mes LVV dhe LDK-së, ka shkruar për këtë subjekt politik, duke thënë se “populli nuk ia do presidentin”....

Më shumëDetails

Aksident mes trenit dhe një veture në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Aksident mes trenit dhe një veture në Fushë Kosovë, policia jep detaje
06/08/2026 - 19:31

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten pasdite në Fushë Kosovë. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës,...

Më shumëDetails

Çfarë po flet Remi? Thotë se PDK është e gatshme të marrë pjesë në ndërtimin e Qeverisë së re

Çfarë po flet Remi? Thotë se PDK është e gatshme të marrë pjesë në ndërtimin e Qeverisë së re
06/08/2026 - 19:23

Rrustem Mustafa nga PDK-ja, ka shkruar në Facebook se partia duhet të marrë një rol vendimtar për një qeveri normale. Ai tha se Kosova ka nevojë për institucione...

Më shumëDetails

Gashi: Ta zgjedhim kryeparlamentarin, pastaj bisedimet politike – s’kemi nevojë për kriza të reja

Gashi: Rezultatet e Kurtit të tjerët s’i shohin as në ëndërr, sepse do të përfundonin në ankth kolektiv
06/08/2026 - 19:03

Kur kanë mbetur edhe rreth 30 orë deri në përfundimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar që të procedohet menjëherë...

Më shumëDetails

Nagavci: Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje për presidentin

Nagavci: Në zgjedhje shkojmë vetëm kur do Vetëvendosje
06/08/2026 - 18:29

Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së Republikës, duke theksuar se kjo është përgjegjësi kushtetuese...

Më shumëDetails

Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve

Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve
06/08/2026 - 18:07

Një alarm për bombë është ngritur sot në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për kryeqytet, Enis Pllana ka thënë se policia menjëherë ka ndërmarrë masat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik

    Bie çmimi i naftës- Këto janë çmimet maksimale për sot

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Edhe në kompaninë Ajka Sh.P.K. me pronar Ramadan Memajn, ‘tellallin’ e Armend Mujës, u gjet vaj palme e padeklaruar

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pas shtyrjes së seancës konstituive, Albin Kurti bën këtë veprim të papritur

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Dy të lënduar, njëri rëndë: Krejt çka dihet për eksplodimin e veturës në Gjilan

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë