Manchester United ka shtuar Wesleyn në listën e objektivave për afatin kalimtar të janarit.
Mbrojtësi brazilian i Romës është një nga opsionet që drejtuesit e klubit anglez po shqyrtojnë për të forcuar repartin defensiv.
23-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2030 dhe vlera e tij në treg është rreth 40 milionë euro. Unitedi po monitoron situatën e tij, ndërsa në listë ka edhe Jarrad Branthwaite, Murillo, Tyrick Mitchell dhe Lewis Hall. Për Wesley-n interesohen gjithashtu Atlético Madridi dhe Arsenali.












