Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i jep pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare

08/10/2026 - 09:25
në Lajme, Ndryshe
A A
U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i jep pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qamile Metan Marra, 117-vjeçarja shqiptare që është bërë e njohur si një prej grave më të moshuara në botë, do të përfitojë një pension të posaçëm shtetëror.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, pas vëmendjes së madhe që mori historia e saj në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Marra, e lindur më 19 gusht 1909, u bë e njohur për publikun pasi gazetari Blendi Fevziu publikoi historinë e saj. Sipas të dhënave të bëra publike, ajo është dy ditë më e madhe se gruaja që aktualisht konsiderohet nga rekordet Guinness si më e moshuara në botë.

Historia e 117-vjeçares tërhoqi shpejt vëmendjen në rrjetet sociale dhe në mediat e huaja, ndërsa një prej elementeve që u komentua ishte edhe mënyra e saj e ushqyerjes. Nëna Qamile ka treguar se në dietën e saj ndër vite kanë qenë të pranishme ushqime të thjeshta, përfshirë lakrat, fasulet dhe produktet e bulmetit.

Ajo ka punuar për rreth 35 vite në kooperativën bujqësore dhe deri tani përfitonte një pension prej rreth 7,700 lekësh.

Pas publikimit të historisë së saj, çështja mbërriti edhe në Këshillin e Ministrave, i cili ka vendosur t’i akordojë një shtesë pensioni të posaçëm shtetëror.

Sipas vendimit, Qamile Metan Marra do të përfitojë një shtesë në masën e dhjetëfishit të pensionit social. Megjithatë, shuma e pensionit të saj, së bashku me përfitimet e tjera të parashikuara nga ligji dhe shtesën e re, nuk mund të kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. QAMILE METAN MARRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Qamile Metan Marra, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

JU REKOMANDOJMË

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat
24/11/2026 - 22:56

Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa në mëngjes priten vranësira të pakta. Fillimisht, reshjet në disa zona mund të jenë në formë bore apo...

Më shumëDetails

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë
24/11/2026 - 22:37

Ish komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj, ka rrëfyer disa nga detajet e arrestimit të tij, bastisjen në shtëpinë e djalit në Prishtinë dhe përballjen me Dhomat e Specializuara...

Më shumëDetails

Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi

Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
24/11/2026 - 22:18

Ka nisur rimbursimi i parave për qytetarët që u mashtruan nga Endrit Azemi, i cili dyshohet se përfitoi mbi 189 mijë euro duke pretenduar rrejshëm se vuante nga...

Më shumëDetails

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret
24/11/2026 - 21:55

Prokuroria ka zbuluar detaje të reja nga komunikimet në telefonat e sekuestruar të Nurije Sylajt dhe Driton Sylajt, të dyshuar në rastin e vrasjes së Arlinda Zekaj-Sylajt. Indeksonline...

Më shumëDetails

VIDEO e vr’asjes së rëndë në Suharekë në sy të gruas dhe fëmiut

VIDEO e vr’asjes së rëndë në Suharekë në sy të gruas dhe fëmiut
24/11/2026 - 21:07

Ngjarja e rëndë në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, ku mbeti i vrarë S.D., ka zgjatur më pak se dy minuta. Pamjet e kamerave të sigurisë...

Më shumëDetails

Presidentja Shiroka Pula: 28 Nëntori bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin tonë kombëtar

Presidentja Shiroka Pula: 28 Nëntori bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin tonë kombëtar
24/11/2026 - 20:53

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për 28 Nëntorin, tha se kjo ditë bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Kryetari Xheladini ndan qindra-mijëra euro pa prokurim për shërbime, dyshime se procesi u montua në favor të OJQ-ve të caktuara

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bayerni ia mbyll derën yllit të Real Madridit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta dy persona ndihmuan Albert Sylajn pasi vrau Arlindën, njëri e largoi nga vendi i ngjarjes kurse tjetri e strehoi

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë