Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

08/10/2026 - 11:27
në Kryesore, Lajme
A A
Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas disa ditësh hetime, Policia ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar lidhur me rastin e rëndë të 30 shtatorit në Vushtrri, ku një 27-vjeçar ishte rrahur brutalisht dhe në vendin e ngjarjes ishin gjetur edhe gëzhoja armësh.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Naim Maxhunin, i cili është identifikuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve pas veprimeve intensive hetimore.

Incidenti kishte ndodhur rreth orës 00:45, në rrugën “Xhavit Mulaku”, afër “Urës së Hekurit” në Vushtrri, ku ishte gjetur i lënduar rëndë Luan Lokaj.

Sipas deklarimit të viktimës, ai ishte sulmuar nga disa persona të panjohur me mjete të forta, ndërsa njëri prej tyre kishte shtënë disa herë me armë në ajër.

Viktima kishte pësuar lëndime në kokë, frakturë në hundë dhe fraktura në gishta të të dy duarve, ndërsa pas trajtimit fillestar në Vushtrri ishte dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

Në vendin e ngjarjes ishte gjetur edhe një VW Caddy i dëmtuar pasi kishte goditur një shtyllë të ndriçimit publik. Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë dhe një fishek tjetër brenda automjetit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, më 7 tetor hetuesit e kanë ftuar Naim Maxhunin të paraqitet në Polici, ndërsa ai është lajmëruar po atë ditë dhe është intervistuar në prani të avokatit.

Ai është intervistuar nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë në bashkëkryerje”.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Maxhuni është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për identifikimin dhe rolin e personave të tjerë të dyshuar po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

BE: Reforma për përgatitjen e bllokut për anëtarë të rinj

BE: Reforma për përgatitjen e bllokut për anëtarë të rinj
08/10/2026 - 12:28

Komisioni Evropian po propozon qasje më të hershme në tregjet e BE-së për vendet kandidate, rregulla të reja votimi për të kufizuar të drejtat e vetos dhe masa...

Më shumëDetails

Gazetari kroat: Kosova me 93.5% myslimanë e zgjodhi presidente një katolike, a e imagjinoni që Serbia ta zgjedh një mysliman

Gazetari kroat: Kosova me 93.5% myslimanë e zgjodhi presidente një katolike, a e imagjinoni që Serbia ta zgjedh një mysliman
08/10/2026 - 12:23

Gazetari kroat, Zoran Kusaovac, ka shkruar për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se në Kosovë nuk u bë asnjë teori...

Më shumëDetails

Mehmetaj: Ligji i PDK-së për Specialen është anti-kushtetues, dikush e ka bërë qëllimshëm

Mehmetaj: Ligji i PDK-së për Specialen është anti-kushtetues, dikush e ka bërë qëllimshëm
08/10/2026 - 12:14

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se Ligji i propozuar nga PDK-ja për Gjykatën Speciale në anti-kushtetues. Mehmetaj tha sot në një shkrim në rrjetin social Facebook se Ligji...

Më shumëDetails

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë
08/10/2026 - 12:08

Qeveria e Kosovës e ka emëruar kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë Agron Bajramin, ambasadorin e Kosovës në Belgjikë. Vendimi është marrë më 17 shtator dhe është nënshkruar...

Më shumëDetails

Presidentja Shiroka-Pula bën homazhe në Prekaz, te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi

Presidentja Shiroka-Pula bën homazhe në Prekaz, te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi
08/10/2026 - 12:04

Me marrjen e detyrës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i Presidentit historik, dr....

Më shumëDetails

Kurti takon presidenten e re, Shiroka-Pula

Kurti takon presidenten e re, Shiroka-Pula
08/10/2026 - 11:48

Kryeministri Albin Kurti do të takohet me presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, të enjten. Siç njoftoi kryeministri, takimi është planifikuar të fillojë nga ora 11:00. Të enjten, derisa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Të shumtë ishin ata që e uruan Shiroka-Pulën, por Arta Bajrami del me një kërkesë për presidenten e re

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pulës tregon anën e panjohur të presidentes së re

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1088 Shpërndaje
    Shpërndaje 435 Tweet 272

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë