Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A obligohet Prokuroria të shkojë në Zyrën e Kryeministrit për ta marrë në pyetje si dëshmitar? Çka thotë Kodi i Procedurës Penale?

17/12/2024 - 09:03
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti shkruan për Skënderbeun: Mbetet referenca e parë fillestare e çdo vetëdije shtetëndërtuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Dëshmitari i cili për shkak të pleqërisë, sëmundjes ose të metave të rënda trupore nuk mund t’i përgjigjet thirrjes mund të pyetet jashtë Gjykatës”.

Janë këto arsyet e parapara në Nenin 129 të Kodit të Procedurës Penale, që e privilegjojnë një dëshmitar që të mos paraqitet në objektet e Sistemit të Drejtësisë për të dhënë dëshminë e tij, por jo edhe në vendin se ku është duke qëndruar.

Në rast se ekziston një prej këtyre kushteve, atëherë dhënia e dëshmisë dëshmitarit i lejohet që ta japë edhe në vendin se ku është duke qëndruar.

Gjykata dhe organet e hetuesisë mund të zhvillojnë procedurën e tyre, për të marrë në pyetje një dëshmitar edhe në Repartet e Spitaleve, në rastet kur dëshmitari është duke u trajtuar për ndonjë arsye shëndetësore.

Rast tjetër kur një dëshmitar mund të pyetet jashtë objekteve të Sistemit të Drejtësisë është edhe në shtëpinë e tij, nëse i njëjti për shkaqe të arsyeshme nuk mund të prezantojë në Gjykatë.

Rast tjetër kur mund të bëhet përjashtim që një dëshmitar të paraqitet në objektet e institucioneve të Drejtësisë për të dhënë dëshmi është në rastet kur ka tërmete apo ndonjë fatkeqësi natyrore.

“Kur dëshmitari ose eksperti i thirrur në shqyrtim gjyqësor nuk mund të paraqitet për shkak të sëmundjes kronike ose për shkak të pengesave të tjera, dëshmitari i tillë ose eksperti mund të merret në pyetje në vendin ku ai banon, përveç nëse dëshmitari apo eksperti i tillë është marrë në pyetje gjatë mundësisë hetuese të veçantë.” – thuhet në Nenin 285 Paragrafi 1.

Në këto raste, aparati shtetëror duhet të ndryshojë përditshmërinë e punës, që bën në objektet e tij dhe të zhvendoset përkohësisht për të marrë dëshminë e dëshmitarit (deri në përfundimin e dëshmisë), në objektet ku dëshmitari është duke qëndruar.

Kjo përfshin por nuk kufizohet në shtëpi, Reparte mjekësore, apo vende të tjera ku mund të qëndrojnë personat.

Profesori universitar, Azem Hajdari, i cili ligjëron të Drejtën e Kodit të Procedurës Penale në Universitetin “Hasan Prishtina” ka thënë se asnjë zyrtar shtetëror nuk ka të drejtë të kërkojë që dikush, që Prokuroria ose Gjyqtari, ta pyesë në zyrat ku ndodhet.

Natyrisht, ka përjashtime të pyetjes së dëshmitarëve jashtë selisë së Gjykatës, por ato raste janë kur dëshmitari është i moshuar shumë, ose kemi raste kur dëshmitari është i sëmurë rëndë – kur ka fatkeqësi të tjera, për të cilat nuk mund të shkojë në vendin ku duhet të pyetet.

“Kodi i Procedurës është shumë i qartë. Kodi specifikon qartazi se dëshmitari është i detyruar t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë së shtetit ose Gjykatës që thirret për të dëshmuar. Kur ka arsye, ai mund të mos përgjigjet, por duhet paraprakisht të lajmërojë institucionin përkatës për arsyen që ai ka për të mos u paraqitur në Gjykatë apo para institucionit të shtetit. Asnjë zyrtar i shtetit nuk ka të drejtë të kërkojë që dikush, Prokuroria, të shkojë apo Gjyqtari të shkojë ta pyesë në zyrat ku ndodhet. Natyrisht ka përjashtime të pyetjes së dëshmitarëve jashtë selisë së Gjykatës apo Prokurorisë. Ato arsye kanë të bëjnë me arsyen kur dëshmitari është i moshuar shumë dhe nuk mund të ngrihet nga shtrati. Dhe, kemi raste kur dëshmitari është i sëmurë rëndë, apo kur ka fatkeqësi të tjera që nuk mund të shkojë në zyrat ku ai thirret.” – tha profesori Hajdari për KALLXO.

Në momentin kur një dëshmitar nuk i përgjigjet thirrjeve të Gjykatës apo Prokurorisë për të dhënë dëshminë e tij, ata mund të dënohen deri në 250 euro për secilën herë që nuk paraqiten. Madje, mund që të vendoset në burg – jo më shumë se një muaj – deri në momentin kur i njëjti të japë dëshminë e tij apo në momentet kur dëshmia e tij më nuk është relevante për rastin.

Në Kodin e Procedurës Penale janë të parapara edhe rastet kur një dëshmitar, i cili ka filluar të japë dëshminë e tij para organeve të rendit dhe në momente të caktuara largohet pa paralajmërim, për këtë rast i njëjti mund të ketë pasojë ligjore. Dëshmitari mund të dënohet me 250 euro dënim me gjobë, por edhe mund të shoqërohet forcërisht për te institucionet kompetente.

“Nëse dëshmitari paraqitet kur është thirrur, por pasi të jetë bërë me dije për pasojat refuzon të dëshmojë pa arsyetim ligjor, mund të dënohet me gjobë deri në dyqindepesëdhjetë (250) Euro. Kur dëshmitari refuzon të dëshmojë, atëherë mund të burgoset. Burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon të dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm. Ose, derisa procedura të përfundojë, por jo më shumë se një (1) muaj.” – thotë Neni 132 Paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale.

Në momentin kur një person jep dëshminë e tij para organeve të rendit, i njëjti njoftohet për të drejtat dhe pasojat e dhënies së dëshmisë së tij.

Kështu – sipas Kodit të Procedurës Penale – një dëshmitar është i thirrur që të tregojë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, e se nuk e ka për obligim të dëshmojë diçka e cila do ta vinte atë apo dikë prej familjarëve të tij para turpit të madh apo do të inkriminoheshin në vepra penale.

“Ky është një hetim penal. Ju jeni i detyruar të dëshmoni. Ju jeni i detyruar të tregoni të vërtetën. Nëse ju nuk e tregoni të vërtetën, mund të ndiqeni sipas Nenit 382 ose 383 të Kodit Penal. Nëse besoni se ju mund të fajësoni veten, si rezultat i përgjigjeve në pyetje, ju mund të refuzoni të përgjigjeni. Nëse besoni se keni nevojë për ndihmën e avokatit, si rezultat i përgjigjes në një pyetje, ju mund të angazhoni dhe të këshilloheni me një avokat. Ky hetim penal kërkon të gjejë të vërtetën dhe kujtesën sa më të saktë të fakteve, që ju mund të ofroni. Nëse ju nuk e kuptoni pyetjen që u është bërë, ju duhet të kërkoni që pyetja t’ju bëhet ndryshe. Nëse besoni se ka një dokument ose prova të tjera që mund t’ju ndihmojnë për t’u përgjigjur në pyetje sa më saktë apo t’ju kujtohen faktet më qartë, ju jeni të detyruar të na tregoni. Nëse keni nevojë për ndihmë, përkthim, apo pushim të shkurtër dhe të arsyeshëm nga kjo seancë, ju duhet të kërkoni atë. A i kuptoni këto të drejta?” – thuhet në Nenin 122 të Kodit të Procedurës Penale.

Intervistimi i një dëshmitari mund të bëhet nga Hetuesja, Prokuroria e shtetit dhe nga Gjykata, në momentin kur procedura penale kalon për t’u gjykuar në Gjykatë.

Dëshmitari mund të paraqitet në Gjykatë me përfaqësues (avokat) të tij, i cili ka të drejtë të udhëzojë dëshmitarin se në cilat pyetje të përgjigjet e në cilat pyetjet të heshtë.

Kodi i Procedurës Penale njeh disa lloje të dëshmitarëve, të cilët mund të thirren për të dëshmuar. Ata ndahen në dëshmitarë të privilegjuar dhe dëshmitarë të cilët janë të liruar nga e drejta për të dëshmuar.

Dëshmitar i privilegjuar konsiderohet 1. Një dëshmitar i cili për shkak të pozitës së tij që mban apo ka mbajtur nuk mund të japë dëshminë e tij, për shkak se po ta bënte atë do të shkelte ruajtjen e fshehtësisë zyrtare; 2. Mbrojtësi për atë që klienti i tij i ka treguar gjatë përgatitjes së mbrojtjes; dhe 3. I bashkëpandehuri derisa zbatohet procedurë e përbashkët apo e veçuar.

Dëshmitarët e liruar nga dëshmia për të dëshmuar – sipas legjislacionit në fuqi – janë bashkëshorti apo bashkëshorti jashtëmartesor për të cilën dënimi për atë vepër penale është mbi 5 vjet. Personi i gjinisë së gjakut në vijë të drejtë me të akuzuarin, bashkëshortin jashtëmartesor, vëllai, motra – përpos në rastet kur procedura zbatohet për vepër penale, për të cilën vepra penale është e dënueshme deri në 10 vjet apo më shumë. Personi fetar për të cilin i pandehuri është rrëfyer te prifti, hoxha ose ndonjë prijës tjetër fetar; gazetari apo botuesi i cili punon në media apo një ose më shumë bashkëpunëtorë të tij, në pajtim me ligjin.

Nëse organi kompetent gjen një ndërlidhje familjare nga të lartcekurat, detyrohet ta njoftojë dëshmitarin se ka të drejtë të mos dëshmojë për çështjen penale për të cilën është thirrur për të dëshmuar.

Jo çdo deklaratë e një dëshmitari mund të konsiderohet si e pranueshme. Pra, Kodi i Procedurës Penale ka paraparë rastet kur nuk mund të merret për bazë dëshmia e një dëshmitari, në rastet kur personi është i liruar nga dëshmia, por nuk është vënë në dijeni, personi është fëmijë i cili nuk e kupton të drejtën e tij për të refuzuar dëshminë dhe nëse dëshmia e një dëshmitari është marrë me forcë, shtrëngim dhe të tjera.

Dëshmitari njoftohet, po ashtu, që në rast se nuk e tregon të vërtetën për rastin i njëjti mund edhe të ndiqet penalisht për dëshmi të rreme.

Gjatë marrjes në pyetje dëshmitari mund të pyetet për provat materiale të rastit. Gjithçka mbahet shënim nga zyrtarë shtetërorë dhe shënohet në Procesverbal.

Me të përfunduar procedura për dhënie të dëshmisë (në procedurë paraprake, para ngritjes së aktakuzës) palës e cila ka dhënë dëshminë i ofrohet Procesverbali për ta nënshkruar, nëse i njëjti pajtohet se gjithçka është shënuar siç ka deklaruar dhe nuk ka vërejte për mënyrën si është mbajtur procesi.

Në Kodin e Procedurës Penale parashihet se çdo person, pa marrë parasysh pozitën që mban, para organeve të rendit ka cilësinë e dëshmitarit.

Një dëshmitar – jo çdoherë – kur është marrë në pyetje para ngritjes së aktakuzës, mund të propozohet që të dëgjohet si dëshmitar edhe në Gjykatore pasi të ngrihet aktakuza.

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme ishte i ftuar nga Prokuroria Speciale, që të dëshmojë lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Kurti nuk është paraqitur, kurse zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi ka thënë se kanë marrë një njoftim nga Qeveria me arsyen se Kryeministri Kurti nuk mund të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij – lidhur me këtë rast.

Gjatë ditës së sotme, më 16.12.2024, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se kryeministri Albin Kurti është i gatshëm t’i presë Prokurorët e rastit në zyrën e tij – në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Kryeziu ka thënë se Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë Prokurorët.

“Prokuroria Speciale, përkatësisht Prokurorët e rastit janë njoftuar se për shkak që Kryeministri është jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë, ai nuk mund të jetë i pranishëm sot sipas ftesës së Prokurorisë. Megjithëkëtë, Kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë Prokurorët e rastit në zyrën e tij, në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët – për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e Prokurorisë.” – ka thënë Kryeziu.

Të pandehur në rastin e rezervave shtetërore janë Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.

Lipovica dhe Gara dyshohen për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa Ridvan Muharremi për veprën penale “dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, bashkë me afaristin Ridvan Muharremi, ishin arrestuar më 18.08.2023 nën dyshimin për veprat “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, si dhe “dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

Si e dyshuar lidhur me keqpërdorimet e rezervave shtetërore, është intervistuar edhe ministrja aktuale e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari më 15.04.2024.

JU REKOMANDOJMË

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar
14/10/2026 - 22:52

Një 46-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Rahovicë të Ferizajt, pasi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët. Rasti është raportuar më 14 tetor, rreth orës 19:20,...

Më shumëDetails

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit
14/10/2026 - 22:47

Në kuadër të muajit Tetori Rozë që i kushtohet kujdesit për shëndetin e gjirit, QKMF e Mitrovicës në bashkëpunim me Kosovamed Healthcare, kanë realizuar një aktivitet ndërgjegjësues, gjatë...

Më shumëDetails

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Daut Haradinaj për VV’në: Ligjin dhe Kushtetutën e keni bërë leckë, shtetin e keni bërë lodër, hipokrita
14/10/2026 - 22:35

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka folur për seancën e 6 tetorit, kur edhe përfundonte afati për zgjedhjen e Presidentit të vendit, në mënyrë që vendi të mos...

Më shumëDetails

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
14/10/2026 - 22:01

Gazetari Baton Haxhiu ka komentuar zhvillimet e fundit të protestave në Shqipëri. Sipas tij, këto grupe që organizojnë protesta, “nuk mundem me qenë studentë”. “…dhe nuk janë të...

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jete një person në këtë qytet të Kosovës

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
14/10/2026 - 21:49

Një përson është gjetur pa shenja jetë mbrëmjen e sotme në Rahovicë të Ferizajit. Kështu ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim përmes një...

Më shumëDetails

“Albatro­si, Lule Gjeli, Shpend Ahmeti, pula… – gripi i shpezëve”, Valon Syla pas përplasjes me Albatros Rexhajn

“Albatro­si, Lule Gjeli, Shpend Ahmeti, pula… – gripi i shpezëve”, Valon Syla pas përplasjes me Albatros Rexhajn
14/10/2026 - 21:34

Gazetari Valon Syla është përfshirë në një përplasje me publicistin Albatros Rexhaj, ku shkëmbimi i qëndrimeve mes tyre ka nxitur debat. Përplasja mes tyre është bërë temë diskutimi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë