Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bëni këto pesë veprime çdo mëngjes për të pasur një mendje të fortë

11/07/2023 - 14:00
në Kuriozitete, Lifestyle
A A
Bëni këto pesë veprime çdo mëngjes për të pasur një mendje të fortë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me kalimin e viteve të menduarit, kujtesa dhe funksioni i trurit në përgjithësi nuk funksionojnë në të njëjtën mënyrë.

Por çdo gjë mund të përmirësohet me stilin e duhur të jetesës.

Pra, nëse doni të siguroheni që të keni një tru të shëndetshëm, pavarësisht viteve që kalojnë, bëjini pesë zakonet e mëposhtme pjesë të përditshmërisë suaj dhe rutinës së mëngjesit.

Përgatisni një filxhan të madh me kafe – Sipas studimeve, kafeina rrit shpejtësinë me të cilën truri përpunon informacionin dhe përmirëson kujtesën. Në një artikull të botuar në Practical Neurology‌, argumentohet se një sasi e moderuar kafeje (5 filxhanë gjatë gjithë ditës) është e mjaftueshme për të rritur vigjilencën, mirëqenien, përqendrimin dhe disponimin, ndërsa në të njëjtën kohë zvogëlohet rreziku i zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundjes së Parkinsonit.

Mos harroni se koha më e mirë për të pirë kafe është rreth një orë pasi të zgjoheni.

Përgatitni një mëngjes me vlera ushqyese – Duhet të dini se duke zgjedhur ushqime për trupin tuaj, po ushqeni edhe trurin. Një studim i publikuar në Alzheimer’s & Deania pohoi se dieta MIND duket se ka një efekt pozitiv në funksionin e trurit dhe veçanërisht në uljen e rrezikut të demencës.

Dieta MIND është një kombinim i dietës mesdhetare dhe dietës DASH, duke vendosur theksin te ushqimet me bazë bimore dhe duke kufizuar mishin e kuq, yndyrat e ngopura dhe sheqerin.

“Kjo dietë mund të mbajë enët e gjakut në trurin tuaj të shëndetshme”, thotë Dr. Kehoe.

Pra, nëse doni të siguroni një mendje të fortë përmes ushqimit, zgjidhni për mëngjes smoothie jeshile, tërshërë me arra dhe manaferra, dhe shmangni pastat e ëmbla dhe mishrat e përpunuar, si proshuta.

Sfidoni veten me një aktivitet të trurit – Një mëngjes me vlera ushqyese shkon shumë mirë me një aktivitet që do t’ju “zgjojë” trurin, si fjalëkryqi apo një Sudoku për shembull. Një raport i vitit 2017 i përpiluar nga Këshilli Botëror për Shëndetin e Trurit vë në dukje se lojërat që stimulojnë të menduarit, kujtesën dhe në përgjithësi funksionin e trurit ndihmojnë në ruajtjen ose përmirësimin e aftësisë njohëse.

“Hobet që e mbajnë mendjen aktive forcojnë rrugët dhe lidhjet nervore të trurit, duke siguruar që ai të jetë më i fortë përballë ndryshimeve të lidhura me moshën”, thotë Dr. Kehoe.

Sipas raportit, aktivitete si këto çojnë në kujtesë më të mirë, vëmendje, të menduarit, aftësi gjuhësore dhe aftësi të arsyetimit.

Për rezultate më të mira, raporti sugjeron të zgjidhni aktivitete që janë të reja për ju, ju sfidojnë dhe ju japin kënaqësi.

Bëni një stërvitje kardio prej 30 minutash – Dhe tani që keni bërë të gjitha sa më sipër, është koha për disa lëvizje. Aktiviteti aerobik mund të jetë i dobishëm vetëm për trupin. Në një studim të bërë në vitin 2022 argumentohet se ushtrimet kardio sjellin përmirësime njohëse afatshkurtra dhe afatgjata, duke përfshirë funksionin më të mirë ekzekutiv, hapësirën e vëmendjes, përpunimin e informacionit, të mësuarit dhe kujtesën.

Vendosni këtë objektiv: Kryeni të paktën 150 minuta aktivitet aerobik me intensitet të moderuar në javë, siç rekomandohet nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ky objektiv mund të arrihet me gjysmë ore ecje të shpejtë ose çiklizëm, pesë ditë në javë.

Përndryshe, bëni 75 minuta ushtrime të forta, si vrapimi ose noti. Thjesht duhet të mbani mend se për të korrur përfitimet e stërvitjes për trurin, duhet të rrisni rrahjet e zemrës përtej normales.

Kontaktoni me njerëzit e dashur – “Studimet e disponueshme tregojnë se izolimi social është një faktor rreziku për rënien njohëse më vonë në jetë”, thotë Dr. Kehoe.

“Përveç kësaj, marrëdhëniet e forta shoqërore mund të parandalojnë, në një farë mase, depresionin.”

Një përmbledhje e botuar në Raportet e Neuroshkencës aktuale të sjelljes‌ zbuloi se vetmia rrit rrezikun e depresionit, demencës dhe zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit.

Sipas Harvard Health Publishing, kalimi i kohës me të dashurit forcon vëmendjen, kujtesën dhe rrjetet nervore. Ndaj, ndërkohë që jeni duke shijuar kafenë e mëngjesit, telefononi dikë të cilin e vlerësoni dhe humori juaj do të ndryshojë për mirë.

JU REKOMANDOJMË

IKShPK me apel për qytetarët: Mos përdorni antibiotikë për gripin dhe ftohjen!

IKShPK me apel për qytetarët: Mos përdorni antibiotikë për gripin dhe ftohjen!
25/11/2026 - 14:02

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për përdorim të kujdesshëm të antibiotikëve, duke theksuar se ata nuk janë të nevojshëm për çdo infeksion....

Më shumëDetails

Burri udhëton nga Manchesteri drejt Spanjës me pasaportën e bashkëshortes

Burri udhëton nga Manchesteri drejt Spanjës me pasaportën e bashkëshortes
24/11/2026 - 18:28

Një burrë nga Staffordshire i Anglisë ka përjetuar një situatë të pazakontë gjatë udhëtimit drejt Spanjës, pasi pa e kuptuar kishte hipur në avion me pasaportën e bashkëshortes...

Më shumëDetails

Çfarë duhet të hani (dhe çfarë të shmangni) për të mos u sëmurë këtë dimër, sipas ekspertëve të imunitetit

Çfarë duhet të hani (dhe çfarë të shmangni) për të mos u sëmurë këtë dimër, sipas ekspertëve të imunitetit
24/11/2026 - 15:04

Në fillim të një “sezoni të gripit” veçanërisht të rëndë, shumica e njerëzve ose janë ftohur, ose shqetësohen se mund të ftohen. Por, nëse dëshironi t’i shmangni sëmundjet...

Më shumëDetails

KosovaMed dhe shërbimi “Mjeku në Shtëpi”, kujdes shëndetësor për të moshuarit

KosovaMed dhe shërbimi “Mjeku në Shtëpi”, kujdes shëndetësor për të moshuarit
23/11/2026 - 16:49

Shumë familje që jetojnë jashtë Kosovës përballen me një shqetësim të përditshëm: prindërit e tyre mbeten në vendlindje, shpesh pa pasur dikë pranë që mund t’u ofrojë kujdesin...

Më shumëDetails

“Ofertat” e Black Friday mund të jenë mashtrim, ja si t’i dalloni ofertat e rreme

“Ofertat” e Black Friday mund të jenë mashtrim, ja si t’i dalloni ofertat e rreme
21/11/2026 - 10:32

Ofertat online mund të mos jenë aq të favorshme sa duken në shikim të parë dhe, në disa raste, mund t’ju kushtojnë edhe më shumë. Megjithatë, ekzistojnë disa...

Më shumëDetails

Shpresë e re për miliona njerëz, Alzheimeri mund të parandalohet para shfaqjes së simptomave brenda pesë vjetësh

Shpresë e re për miliona njerëz, Alzheimeri mund të parandalohet para shfaqjes së simptomave brenda pesë vjetësh
14/11/2026 - 14:39

Kur ishte vajzë e vogël, profesoresha Catherine Mummery zgjohej natën e bindur se në dhomën e saj ndodhej një përbindësh. Në të vërtetë, bëhej fjalë për gjyshin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Selam Alejkum, Selam Alejkum…”, zbardhen bisedat në rastin e vra’sjes së policit Muhamet Lika

    “Selam Alejkum, Selam Alejkum…”, zbardhen bisedat në rastin e vra’sjes së policit Muhamet Lika

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • “Ma q… nanën, mos u bofshi ma zi se ajo”, zbulohen mesazhe të tjera shqetësuese në telefonat e sekuestruar për rastin e Arlindës

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Çka ndodhi në seancën që përfundoi me përleshje fizike në Kuvendin e Mitrovicës, flet Safet Kamberi

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga për mashtrime me kartela

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është biznesmeni llapjan, që e përplasi me veturë një doganier, dyshohet se po bartte telefona kontrabandë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë