Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Beqa: Kurti është i rrëzuar dhe i dorëzuar

02/05/2024 - 18:42
në Kryesore, Lajme
A A
Beqa: Deklarata e Macron e papranueshme, një vendim i tillë do të ishte i padrejtë për qytetarët e Kosovës!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, për seancën e sotme në Kuvend, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është “i rrëzuar” dhe “i dorëzuar”.

Deputeti ka thënë se PDK tashmë është konsiliduar dhe se sipas tyre, kanë një kandidat serioz, bëhet fjalë për Bedri Hamzën.

“Ne kemi kryeministër folklorik, teorinë e njeh mirë edhe kurgja ma shumë… Kryeministri është i rrëzuar dhe i dorëzuar. Kryeministri është i dorëzuar, i ka numrat ia kanë dhënë qytetarët. PDK ështe konsoliduar, kemi kandidat serioz. Hamza nuk ka ardhë me rrëzu Albin Kurtin, por që mos me dëmtu Kosovën më shumë Albin Kurti. Me ja dhënë Kosovës një kryeministër që e ka guximin e dijen për ta nxjerrur Kosovën nga kriza ekonomike”, ka thënë Beqa.

Ndërsa lidhur me seancën e sotme në Kuvend, deputeti është shprehur se nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci u emocionua në momentin kur thirri sigurimin për deputetët Zyba dhe Shala.

Sipas tij, kjo parti gjatë këtyre vjetëve të qeverisjes kanë pasur disa herë komsione hetimore e që kanë vënë në pah dyshimet e tyre.

“Ne kemi kërkuar gjatë tre vjetëve të fundit dhe kemi pasë disa herë komsione hetimore që kanë vënë në pah dyshimet tona që i kemi pasur si grup parlamentar por edhe të grupeve tjera opozitare. Ne kemi ngritur çështjen kur kemi pasur probleme me energji elektrike, kur kishim zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes që ishin të kyçur në atӕ situate, siç ishte rasti me ambasadorin Martin Berishaj me ish-kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Këta, fatkeqësisht krijuan një precedent jo të mirë në institucione, kèta dilnin dhe i mbronin – Nagipin dhe Martinin. Tani Nagipin nuk po mund ta mbrojnë sepse ka argumente dhe Martinin ende po e mbrojnë”, ka thënë tutje Beqa.

Beqa ka shtuar se raporti i fundit i DASh-it për Kosovën pasqyron gjendjen reale të kualitetit të qeverisjes në Republikën e Kosovës.

“Ky raport pasqyron mënyrën e qeverisjes së kësaj Qeverie dhe kemi pare që në këtë raport 1/3 e qeverisë janë nën hetime, janë të dyshuar. Kemi një qeveri e cila përzihet në kompenteca të të tjerëve, e deri tek mediat bën kërcënime, mos të flasim për shprehjen e lire dhe interferim në drejtësi…”, është shprehur mes të tjerash deputeti në RTV Dukagjini.

JU REKOMANDOJMË

Ndalet Passati në Mitrovicë të Veriut – Policia gjen 16 qese me marihuanë pas ulëses, ky është 29-vjeçari që po hetohet

Ndalet Passati në Mitrovicë të Veriut – Policia gjen 16 qese me marihuanë pas ulëses, ky është 29-vjeçari që po hetohet
31/08/2026 - 09:29

Një kontroll policor në kuadër të planit operativ “Vera 2026” ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të substancës së dyshuar narkotike në Mitrovicë të Veriut. Burimet e...

Më shumëDetails

PDK e Aleanca para Qeverisë: Institucionet duhet të zhbllokohen

PDK e Aleanca para Qeverisë: Institucionet duhet të zhbllokohen
31/08/2026 - 09:20

Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë vazhduar edhe sot aksionin para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku këtë herë janë mbështetur edhe nga përfaqësues të institucioneve lokale, asamblistë...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
31/08/2026 - 09:09

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

Policia shkoi t’ua ndalte muzikën, ahengu në Prizren eskaloi në sulm – këta janë tre të arrestuarit, dy policë përfunduan në Emergjencë

Ferizaj: Drejtoi veturën në ndikim të alkoolit, i merret patenta dhe gjobitet me 200 euro
31/08/2026 - 08:52

Një intervenim i Policisë për muzikë me zë të lartë në një aheng familjar në Prizren ka eskaluar në një incident serioz, ku dy zyrtarë policorë dyshohet se...

Më shumëDetails

Phillips për krizën politike: Miqtë e Kosovës janë lodhur, zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje e qëndrueshme

Phillips për krizën politike: Miqtë e Kosovës janë lodhur, zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje e qëndrueshme
31/08/2026 - 08:41

David L. Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia, ka komentuar krizën...

Më shumëDetails

Aksident në Rrugën e Kombit, policia në vendin e ngjarjes

Aksident në Rrugën e Kombit, policia në vendin e ngjarjes
31/08/2026 - 08:27

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Rrugën e Kombit. Bazuar në pamjet, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus.Nuk dihet ende për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Shpërthim me granatë pas mesnate në Prishtinë, kamerat kapin të dyshuarin duke lëvizur me biçikletë – dëmtohet shtëpia dhe një Audi Q8

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë