Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çitaku thotë se me PDK-në në pushtet do të ndryshonte marrëveshja e Brukselit

15/11/2024 - 10:05
në Lajme
A A
Çitaku thotë se me PDK-në në pushtet do të ndryshonte marrëveshja e Brukselit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku thotë se nëse kjo parti vjen në pushtet do ta ndryshojë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit – të arritur në vitin 2023 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Sipas saj, kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën pasi nuk e ka njohjen reciproke në qendër dhe se “flet për një autonomi territoriale dhe politike për komunitetin serb në Kosovë”.

Për të gjetur zgjidhje në dialog, zyrtarja e lartë e partisë opozitare thotë se nevojitet komunikim me vendet aleate. Këtë, thotë ajo, PDK do ta bënte menjëherë pas marrjes së mandatit.

“Ajo çka kemi në tavolinë është një marrëveshje e cila nuk është as finale, as gjithëpërfshirëse dhe nuk e ka në qendër njohjen reciproke, por mosnjohjen reciproke. Sikurse më nuk flitet për Asociacion, por në thelb është një autonomi territoriale dhe politike…Ne do të trajtojmë me seriozitet këtë çështje dhe menjëherë porsa të marrim detyrën, dialogun do ta nisim me aleatët tanë për të gjetur një zgjidhje. Nuk është e vërtetë se marrëveshjet nuk kanë ndryshuar ndonjëherë. Në fakt marrëveshjen e ka ndryshuar edhe vet kryeministri Kurti për të keq, por ka pasur raste që marrëveshjet janë ndryshuar pasi janë pranuar edhe për të mirë. Një nga ato është procesi i transformimit të mandatit të FSK-së në ushtri. Është paraparë që të bëhet me Kushtetutë, por ne kemi arritur ta bëjmë me ligj”, thotë Çitaku.

Ajo kritikon kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas saj e ka humbur mundësinë që Kosova të hartojë vet një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Siç thotë ajo, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin ofruar ekspertizë dhe këshilltarë profesionalë për të ndihmuar Kosovën që të hartojë një draft-statut që nuk do të cenonte rendin kushtetues.
“Ka pasur një kërkesë dhe insistim, posaçërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që Kosova të hartojë vet draft-statutin e Asociacionit. Për më tepër SHBA-të kishin ofruar ekspertizë, këshilltarë profesionalë për të ndihmuar Kosovën që të hartojë një draft-statut që nuk do të cenonte rendin kushtetues”, deklaron ajo.

Duke folur për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, ajo shprehet e sigurt se PDK-ja do të jetë fituese.

“Ne do të kemi ofertën më të mirë për qytetarin e Kosovës. Kandidati ynë është antipodi më i madh i kryeministrit Kurti. Ai [Bedri Hamza] është njëri i fjalës, punës, i përgjegjshëm, profesionist dhe zotimin publik e mban. Për të gjitha këto që po i them ka një histori, pasi zotëri Hamza ka mbajtur pozicione të rëndësishme publike, si ministër, guvernator dhe tani si kryetar i Komunës së Mitrovicës. Kudo që ka shërbyer ka lënë shenjë të mirë”, thotë sekretarja e PDK-së.

Megjithatë, Çitaku është më e rezervuar sa i përket koalicioneve paszgjedhore.
Sipas saj, PDK-ja është e fokusuar të fitojë zgjedhjet dhe më pas të diskutojë për koalicione me parti të cilat janë më të përafërta edhe ideologjikisht, edhe në program zgjedhor.
Mirëpo, ajo nënvizon se hendeku mes PDK-së dhe partisë në pushtet – Lëvizjes Vetëvendosje – është shumë i thellë “andaj edhe është i vështirë një bashkëpunim në të ardhmen”.

“Çështja e koalicioneve është debat i studiove televizive dhe politikanëve. Qytetari i Republikës së Kosovës nuk shqetësohet për koalicione…PDK-ja është në garë për të fituar besimin e qytetarëve të Kosovës dhe pasi të fitojmë besimin e qytetarëve, do të ndërtojmë koalicione me parti të cilat jemi më të përafërta edhe ideologjikisht dhe në thelb të programit. Të jem shumë e sinqertë, hendeku mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje është shumë i thellë. Të gjitha partitë të tjera kanë hendek më të vogël me LVV-në sesa ne. Por për koalicione do të flasim pas zgjedhjeve”, përfundon sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë në shkurt të vitit 2023 në Bruksel. Një muaj më vonë ishte arritur dakordim për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes. Pavarësisht kësaj dhe takimeve jo të rralla të palëve në nivel të kryenegociatorëve, ende nuk ka nisur zbatimi i saj.

Krahas PDK-së, edhe dy partitë e tjera opozitare – LDK e AAK – e kanë quajtur të dëmshme këtë marrëveshje e cila sipas tyre sjell autonomi për serbët në Kosovë.
Mirëpo, kryeministri Albin Kurti, por edhe eksponentë të partisë në pushtet, të njëjtën e kanë konsideruar si të dobishme për vendin dhe sipas tyre sjell njohjen de-facto ndërmjet vendeve./kp

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë