Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Covey: Thaçi fliste për demokraci, Kosova të ishte shumëpartiake – Rugova mungonte, i kishte lënë kolegët e tij në një situatë hutuese

30/09/2025 - 12:56
në Lajme
A A
Covey: Thaçi fliste për demokraci, Kosova të ishte shumëpartiake – Rugova mungonte, i kishte lënë kolegët e tij në një situatë hutuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka vazhduar sot në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku dëshmitë i ka dhënë Jock Covey, ish-zyrtar i lartë i UNMIK-ut dhe dëshmitar i mbrojtjes për ish-presidentin Hashim Thaçi.
Gjatë dëshmisë së tij, Covey është pyetur nga mbrojtja për kohën e përfundimit të konfliktit në Kosovë, për përplasjet e mundshme pas 20 qershorit si dhe për rolin politik të Thaçit dhe mungesën e Ibrahim Rugovës në takime të rëndësishme.

Mbrojtja e Thaçit: Në kohën kur keni shërbyer në Kosovë, cila ishte data që ka përfunduar konflikti mes UÇK-së dhe serbëve?

Covey: “Konflikti më duket se ka përfunduar me largimin e serbëve më 20 qershor, nuk më kujtohet saktë, ka dokument për këtë. Zbatimi i këtij dokumenti i dha fund edhe konfliktit.”

Më tej, u pyet nëse kishte dijeni për ndonjë përplasje të armatosur pas kësaj date.

Mbrojtja e Thaçit: A keni pasur dijeni në lidhje me përplasje të armatosur pas 20 qershorit mes UÇK-së dhe forcave serbe?

Covey: “Jo, nuk jam në dijeni, ka pasur ndoshta përkime, por përleshje nuk janë raportuar te ne. Nuk e di se është gjuajtur me armë të gjata.”

Duke u ndalur në aspektin politik të angazhimit të Thaçit, mbrojtja kërkoi që Covey të komentonte përkushtimin e tij ndaj demokracisë.

Mbrojtja e Thaçit: A e keni kuptuar se z. Thaçi ishte angazhuar që Kosova të ishte shumëpartiake dhe demokratike?

Covey: “Në fakt për të qenë të saktë, ai e deklaroi këtë angazhim, është e vështirë të kuptoheshin se cilat gjëra thuheshin me zemër.”

Në fund, ai u pyet edhe për mungesën e liderit historik Ibrahim Rugova në një takim të rëndësishëm të asaj kohe.

Mbrojtja e Thaçit: A të kujtohet nëse keni pasur probleme të lidhura me përpjekjet e Rugovës të merrte pjesë në këtë takim?

Covey: “Rugova në atë kohë mungonte dhe nuk ishte fare në Kosovë dhe arsyet nuk i kemi kuptuar në atë kohë. Ai i kishte lënë kolegët e tij në një situatë hutuese.”/Lajmi.net/

JU REKOMANDOJMË

Trump tall Macronin në fjalimin e tij: Gruaja e keqtrajton, ai ende e kujton shuplakën që i dha ajo

Trump tall Macronin në fjalimin e tij: Gruaja e keqtrajton, ai ende e kujton shuplakën që i dha ajo
02/04/2026 - 08:04

Një tjetër sulm ndaj Emmanuel Macron për qëndrimin e tij ndaj luftës me Iranin u nis herët të enjten nga Donald Trump në një aktivitet në Shtëpinë e...

Më shumëDetails

Limaj shpërthen ndaj atyre që e ofenduan Muriqin: Çdo shtëpi e ka “berllogun” e vet

Limaj shpërthen ndaj atyre që e ofenduan Muriqin: Çdo shtëpi e ka “berllogun” e vet
01/04/2026 - 22:24

Kreu i  NISMAS-s, Fatmir Limaj ka reaguar pas ofendimeve ndaj sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, duke i dalë në mbështetje publike.< Ai kritikoi ashpër gjuhën fyese...

Më shumëDetails

Kryeministri Albin Kurti mesazh Kombëtares së Kosovës: Ju lutem t’i qëndroni fort rrugëtimit drejt Kampionatit Evropian

Kryeministri Albin Kurti mesazh Kombëtares së Kosovës: Ju lutem t’i qëndroni fort rrugëtimit drejt Kampionatit Evropian
01/04/2026 - 22:03

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka drejtuar një letër presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes së cilës ka shprehur mirënjohje dhe...

Më shumëDetails

Tahiri i PDK-së qasjen e Kurtit rreth presidentit e sheh si dëshmi që vendi po shkon në zgjedhje të reja

Tahiri i PDK-së qasjen e Kurtit rreth presidentit e sheh si dëshmi që vendi po shkon në zgjedhje të reja
01/04/2026 - 21:44

“Sa e shoh klimën dhe qasjen e zotit Kurti, mendoj që vendi ka me shku në zgjedhje” Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kritikuar zvarritjen...

Më shumëDetails

Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh
01/04/2026 - 21:39

Tre zyrtarë të lartë të KEK-ut kanë përfunduar me aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me një tender 1.6 milionësh për shitjen e qymyrit. Prokuroria pretendon se...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK ka një kërkesë për deputetet e Kuvendit – pagën e 13 ta ndajmë për fëmijët me autizëm

Deputeti i LDK ka një kërkesë për deputetet e Kuvendit – pagën e 13 ta ndajmë për fëmijët me autizëm
01/04/2026 - 21:06

Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku, ka bërë një thirrje publike për kolegët e tij në Kuvend që të kontribuojnë financiarisht për fëmijët me autizëm. Në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kosova humb, komentatori nga ky shtet gëzohet për Turqinë sikur të ishte kombëtarja e tij [VIDEO]

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Bie çmimi i naftës e rriten tregjet e aksioneve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky është polici i arrestuar për lëndim të rëndë trupor në Prishtinë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë