Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë

10/05/2026 - 14:17
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Siguria ushqimore është kthyer në një problem i madh, pasi që vazhdimisht zbulohen raste të produkteve të kontaminuara, ku më të ndjeshme janë zakonisht rastet që kanë të bëjnë me produktet e qumështit.

Veriu.info ka siguruar disa dokumente të inspektimeve që kanë kryer inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Qumështoren Rugove, ku është gjetur djathë i kontaminuar me bakterin e rrezikshëm Escherichia coli (E. coli). Çuditërisht kësaj qumështoreje nga AUV i është lejuar që 200 kilogramë djathë të kontaminuar me E. Coli t’i ripërpunojë në gjizë dhe të njëjtën ta hedh në treg.

Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

Në procesverbalin e siguruar nga Veriu.info që mban datë 10.02.2026 është konstatuar se pas analizave të bëra djathi në paketime 400 gr. ka rezultuar pozitiv (i pakënaqshëm) në E. Coli, me ç’rast Qumështorja Rugove është obliguar këtë djath mos të hedh në treg dhe t’i marrë masat korrigjuese në gjithë procesin e prodhimit të djathit.

Me këtë procesverbal të inspektorëve të AUV-it, Qumështorja Rugove është urdhëruar të gjejë dhe eliminojë problemin që ka shkaktuar këtë kontaminim.

Të nesërmen, më 11.02.2026, Qumështorja Rugove ka bërë kërkesë në zyrën regjionale të AUV në Pejë që t’i lejohet riprodhimi i djathit dhe të njëjtit t’ia ndërrojë destinimin në gjizë, duke pretenduar se djathi i kontaminuar kur kthehet në gjizë i humb efektet e bakterit E. coli.

Pas disa analizave të bëra, AUV i ka lejuar Qumështores Rugove në muajin mars të bëjë ndërrimin e destinimit të djathit në gjizë dhe të njëjtin ta hedh në treg.

Nga dokumentet e siguruara nga Veriu.info, shihet se Qumështorja Rugove nuk ka gjetur shkakun e saktë të kontaminimit të djathit me bakterin E. coli, por vetëm ka supozuar se shkaku mund të jetë puna gjatë vikendit për të cilin proces ka thënë se nuk kishte mbikëqyrje të mjaftueshme.

Në lidhje me këtë çështje, Veriu.info ka marrë qëndrimin edhe të Qumështores Rugove, ku menaxherja e cilësisë dhe kualitetit ka thënë se djathi që ka rezultuar me nivel të pakënaqshëm për kriterin higjienik të E. coli, pas lejimit dhe nën mbikëqyrjen e AUV, është ri-destinuar në produktin gjizë dhe është hedhur në treg me leje të AUV.

Me rastin e paraqitjes së kërkesës për ndërrim destinimi në gjizë, Qumështorja Rugove në kërkesë është thirrur në të dhëna shkencore të publikuara në National Library of Medicine, që sipas tyre, e lejojnë këtë proces. Por në pyetjen se a ka praktikë të tillë që është e publikuar në European Food Safety Authority (EFSA), e cila është kompetente për vendet e BE-së, Melisa Bruqi nga Qumështorja Rugove nuk ka mundur ta konfirmojë, duke thënë: “Referencat shkencore të përdorura tregojnë raste të ngjashme të reduktimit të mikroorganizmave përmes trajtimit termik. Publikimi në National Library of Medicine nuk nënkupton domosdoshmërisht që studimet janë kryer në SHBA. Për më tepër, këto referenca kanë qenë mbështetëse, pasi vendimi është bazuar në ekspertizën profesionale të stafit tonë dhe në analizat laboratorike. Qumështorja Rugove posedon laborator të brendshëm mikrobiologjik dhe bashkëpunon me laboratorë të licencuar të jashtëm.”

Duke analizuar kërkesat që Qumështorja Rugove i ka bërë AUV-it për lejim të ridestinimit të djathit të kontaminuar, kemi gjetur dy linqe të ueb faqeve që kjo qumështore iu ka referuar (Pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/24342684 dhe Pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/12535124), por aty nuk kemi gjetur se ndonjë në mënyrë të qartë dhe definitive që shpjegon rastin e djathit të kontaminuar me E. Coli dhe lejimit që atij t’i ndërrohet destinimi. Në lidhje me këtë kemi pyetur Qumështoren Rugove, ku menaxherja Bruqi në përgjigje ka thënë: “Referencat nuk duhet të jenë identike 100% me rastin tonë, por të kenë ngjashmëri në elementet kyçe: produkti (djathi), mikroorganizmi (E. coli) dhe metoda e reduktimit (trajtim termik).”

Në pyetjen se a e kanë gjetur shkakun si pasojë e të cilit ka ndodhur kontaminimi i djathit me bakterin E. Coli, menaxherja Bruqi ka thënë se e kanë identifikuar shkakun, por që pas analizimit të dokumenteve ka dalë se kjo është e pavërtetë.

“Po. Përmes sistemit të gjurmueshmërisë (traceability), kemi identifikuar shkakun, kemi ndërmarrë masa korrigjuese dhe kemi verifikuar eliminimin e problemit përmes analizave laboratorike (të brendshme, të kontraktuara dhe nga AUV)”, thuhet në përgjigjen e menaxheres së Qumështores Rugove.

Veriu.info ka kërkuar sqarime shtesë nga Qumështorja Rugove në lidhje me gjetjen e shkakut, pasi që në shkresën e datës 28.02.2026 vetë i kanë kthyer AUV-ut përgjigje me të cilën vetëm kanë hamendësuar se cili mund të jetë shkaku, por që nuk kemi marrë përgjigje.

“Sipas ekipës sonë profesionale dhe me ndihmën e procedurave të gjurmueshmërist kemi konstatuar që lloti kritik ka kortespodencë me (palim djathi) në ditë vikendi e diel 18.01.2026. Pa dashje në këto ditë vikendi ekipa e cila palon djath nuk monitorohet për punën që e bënë dhe për zbatimin e proceduarave te pastrimit dhe dezinfektimit., Po supozojmë qe problemi na ka ardh nga higjinera e ulët e personelit e cila atë ditë ka qenë pa mbikëqyrje”, thuhet në këtë shkresë të siguruar Veriu.info.

Qumështorja Rugove dhe RUGOVE Sh.P.K.

Në ueb faqen e kompanisë RUGOVE shkruan se është themeluar në vitin 2006, edhe pse në regjistrin e ARBK-së figuron e regjistruar në vitin 2008.

RUGOVE Sh.P.K. është në pronësi të biznesmenit Visar Kelmendi.

Produktet RUGOVE Sh.P.K. janë: Ujë Rugove, Djath Rugove, Schmand Rugove, Kos i kulluar, Kos i freskët, Jogurt i freskët, Ajran i freskët dhe Qumësht i freskët.

Ndryshe, vitin e kaluar ishte raportuar në media se Ujë Rugove ishte zhytur në një skandal në Maqedoninë e Veriut, për shkak se ishin gjetur bakteria kolifoirm në mostrat e ujit.

LEXONI EDHE:

Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

Skandal: Zbulohen produkte të kontaminuara me baktere të rrezikshme në Qumështoren KABI (Dokument)

Vazhdon skandali me mishin me bakterien Salmonella, kompanisë “Kajmak” Sh.P.K. nga Prizreni i asgjësohen mbi 2 mijë kg

Hidhet poshtë ankesa e “MEKA” ndaj Veriu.info për skandalin e 20 mijë kg mish pule me bakterinë Salmonella, KMShK konstaton se Veriu.info ka raportuar të vërtetën

Peci promovon investimet në qumështoren “Aldi”, por AUV i ministrisë së tij kishte gjetur aty jogurt me ngarkesë bakteriale (Dokument)

Skandal higjienik në qumështoren ‘Bylmeti’: AUV asgjëson qindra produkte të ‘Schmand’ 400 gr. (Dokument)

Djath johigjienik e jorgut me bakterie – Ja si zbarkuan inspektorët në qumështoret “Golaj” e Aldi”, urdhërohet asgjësimi i produkteve (Dokument)

Tags: DjathiE ColiGjizaKontaminimQumeshtQumeshtorja RugoveRugove

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu: Nuk do të jem kandidate për presidente

Haxhiu: Zjarri në IML dyshohet se erdhi nga defektet në sistemin elektrik
25/06/2026 - 11:46

Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu ka deklaruar se po presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit për të filluar takimet me partitë politike për...

Më shumëDetails

Vendimi i ri i Trump për Ballkanin, Bujar Osmani: Minimi i Marrëveshjes së Ohrit është kërcenim për paqen

Vendimi i ri i Trump për Ballkanin, Bujar Osmani: Minimi i Marrëveshjes së Ohrit është kërcenim për paqen
25/06/2026 - 11:42

Ish-kryediplomati i RMV’së, Bujar Osmani, ka komentuar vendimin e SHBA’ve, për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare për Ballkanin Perëndimor. Osmani ka thënë se ky vendim i SHBA’ve,...

Më shumëDetails

Trump premton ndihmë për Venezuelën, pas tërmeteve që vranë dhjetëra persona

Trump premton ndihmë për Venezuelën, pas tërmeteve që vranë dhjetëra persona
25/06/2026 - 11:38

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, është zotuar të mërkurën se do të angazhojë burime amerikane për të ndihmuar Venezuelën, e goditur nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë...

Më shumëDetails

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë
25/06/2026 - 11:31

Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit të NATO-s, Mark Rute, që tha se Shtetet e Bashkuara kanë përdorur disa baza ushtarake të aleancës në...

Më shumëDetails

Gërvalla njofton për vendime të Qeverisë që prekin Odën e Avokatëve

Gërvalla njofton për vendime të Qeverisë që prekin Odën e Avokatëve
25/06/2026 - 11:26

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përmbledhur vendimet e djeshme të qeverisë në detyrë që prekin Odën e Avokatëve, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Qeveria...

Më shumëDetails

Igballe Huduti në protestën për Zvërnecin, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Igballe Huduti në protestën për Zvërnecin, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit
25/06/2026 - 11:21

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, prej që ka nisur protesta për Zvërnecin, ka drejtuar gishtin drejt Iranit për ndërhyrje. Rama në vazhdën e reagimeve të tij rreth protestës dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Fadil Hadergjonaj përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • 4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Del raporti për aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, Dimal Basha: Nuk u shkaktua nga gjendja e rrugës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë