Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja: Shteti nis dy procedura në gjykatë ndaj “Al Petrol” të Shaip Mikullovcit për shkelje të çmimeve të naftës

01/07/2026 - 13:12
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Dosja: Shteti nis dy procedura në gjykatë ndaj “Al Petrol” të Shaip Mikullovcit për shkelje të çmimeve të naftës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Krizat zakonisht godasin xhepin e qytetarëve. Por për disa kompani, ato duket se shndërrohen në rast për të rritur fitimet. Dokumentet e siguruara nga Veriu.info tregojnë se “Al Petrol” është zënë dy herë duke shkelur rregullat për çmimet e derivateve të naftës.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut i Ministrisë së Tregtisë ka nisur dy lëndë për në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër kompanisë “Al Petrol” me pronar biznesmenin Shaip Mikullovci.

Veriu.info ka siguruar shkresat për fillim të procedurës kundërvajtëse dhe procesverbalet e lëndëve, të nxjerra pas inspektimeve të kryera në këtë kompani nga inspektorët e IQMT-së, të cilët kanë konstatuar se “Al Petrol” ka shkelur Ligjin për Tregtinë me Produkte të Naftës.

Lexoni edhe:

“Dallavere” me naftë, arrestohen nëntë persona

Me procesverbalin e datës 24 mars 2026, inspektorët e tregut kanë konstatuar se “Al Petrol” Sh.P.K. ka shkelur marzhën tregtare maksimale të lejuar për shitje me pakicë për dizel e benzinë.

Për shkak të kësaj shkelje ligjore, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut më 8 prill 2026 ka nisur procedurë kundërvajtëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj “Al Petrol” të Shaip Mikullovcit.

E njëjta kompani del të jetë recidiviste e abuzimit me çmime në kohë krize, duke mos respektuar vendimet e organeve shtetërore për çmim maksimal të shitjes së derivateve të naftës. Kjo pasi që edhe vitin e kaluar “Al Petrol” ishte zënë duke bërë tejkalim të çmimit maksimal të shitjes me pakicë të produkteve të naftës.

Më 14 janar 2025 inspektorët e tregut kishin inspektuar këtë kompani, ku pas gjetjeve të shkeljeve ligjore me shitje të naftës, kishin nisur procedurë kundërvajtëse pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Divizioni Lipjan.

Ndryshe, 100% të aksioneve në kompaninë “Al Petrol” Sh.P.K. i zotëron kompania CDI -Kosovo L.L.C., ku në këtë të fundit Shaip Mikullovci është pronar i 93% të aksioneve, kurse Ylber Kuraja me 7%.

LEXONI EDHE:

Buzhala: A është Shaip Mikullovci i IP Petrol-it, Interex-it e Emonës, oligarku i Albin Kurtit

Pas blerjes së “Shell”-it, biznesmeni i afërt me pushtetin Shaip Mikullovci synon marrjen e “AL Petrolit” të familjes Kryeziu

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

Petrol Company e donatorit të VV-së, Shkëlzen Jusaj, procedohet për gjykatë – shiti naftë mbi çmimin e lejuar në kohë krize

 

Tags: Al PetrolShaip Mikullovci

JU REKOMANDOJMË

Skandal në Slloveni, presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë

Skandal në Slloveni, presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë
23/08/2026 - 22:42

Një debat i fortë politik ka shpërthyer në Slloveni, ku presidentja Natasa Pirc Musar po përballet me pikëpyetje mbi lidhjet e rrethit të saj të afërt me persona...

Më shumëDetails

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht
23/08/2026 - 22:17

Ndërmarrja Publike “Trainkos” me pronar Qeverinë e Kosovës del të ketë zhvilluar vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë për riparim vagonësh të trenit. Ngjarja u bë brum për...

Më shumëDetails

SHBA-ja paralajmëron kryeministrin kanadez pasi shpalli tarifat e reja ndaj Uashingtonit

SHBA-ja paralajmëron kryeministrin kanadez pasi shpalli tarifat e reja ndaj Uashingtonit
23/08/2026 - 21:57

Ministri i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, tha të hënën se Kanadaja nuk mund të përballojë një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara, pasojat e së cilës do...

Më shumëDetails

Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”

Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”
23/08/2026 - 21:33

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar çmimet e energjisë elektrike në Kosovë, duke thënë se, në raport me të ardhurat, kosovarët janë ndër...

Më shumëDetails

Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për 75 shtete – edhe Kosova ishte në listë

Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për 75 shtete – edhe Kosova ishte në listë
23/08/2026 - 21:26

Një gjykatë federale në Nju Jork ka rrëzuar politikën e administratës së Donald Trumpit për pezullimin e shqyrtimit dhe lëshimit të vizave imigruese për qytetarët e 75 shteteve,...

Më shumëDetails

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente
23/08/2026 - 21:06

Rastet e fundit të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë vënë në lëvizje sindikalistët. Për shkak të situatës së krijuar, Sindikata...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Publikohen çmimet e derivateve, ja sa kushton nafta, benzina dhe gazi

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vjedhje brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri – hajni merr kamerën, por “tradhtohet” nga kamerat tjera

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë