Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dyshime për konflikt interesi: Prorektorja e UP-së ia ekzekutoi vetvetes rreth 700 euro mëditje

13/11/2025 - 13:21
në Lajme, Pa kategori
A A
Dyshime për konflikt interesi: Prorektorja e UP-së ia ekzekutoi vetvetes rreth 700 euro mëditje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hije dyshimi për konflikt interesi rëndojnë mbi një prorektore të UP-së. Që nga nëntori i vitit 2024, prorektorja për Buxhet dhe Financa, Albana Qehaja ka nënshkruar me dorën e saj mëditjet e një këshilli të brendshëm të UP-së, anëtare e së cilit është vet ajo. Ka përfituar rreth 700 euro për tetë takime.

Albana Berisha-Qehaja ka nënshkruar së paku tetë vendime për kompensim financiar të vetvetes si anëtare e një këshilli të brendshëm të Universitetit të Prishtinës.

Ajo është Prorektore për Buxhet dhe Financa në Universitetin e Prishtinës, si dhe njëkohësisht është pjesë e Këshillit Botues të UP-së. Ky këshill shqyrton rastet për dhënien e pëlqimit të botimit të teksteve në universitet.

Dokumentet zyrtare që ka siguruar Paparaci, tregojnë se ajo ka qenë njëkohësisht nënshkruese dhe përfituese e vendimeve financiare që lidhen me kompensimin e anëtarëve të Këshillit Botues të UP-së.

Sipas një vendimi të Senatit të Universitetit të Prishtinës, më datë 14 nëntor të vitit 2024 është themeluar Këshilli Botues i Universitetit të Prishtinës, një trup profesional që ka për detyrë të vlerësojë dhe japë pëlqime për botimin e teksteve.

Në përbërjen e këtij Këshilli, figuron si anëtare edhe Albana Berisha-Qehaja, profesoresha e asistuar e cila mban pozitën e lartë administrative të Prorektores për Financa dhe Buxhet në universitet.

Në të njëjtin vendim përcaktohet edhe kompensimi financiar për anëtarët e Këshillit Botues, ku secili anëtar i Këshillit Botues, për mbledhjet e mbajtura do të kompensohet në vlerë prej 57.20 euro, por jo më shumë se dy mbledhje brenda muajit.

Nga nëntori i vitit 2024 deri në qershor të vitit 2025, Këshilli Botues është mbledhur tetë herë, tregojnë dokumentet që ka siguruar Paparaci.

Në katër raste, Qehaja-Berisha është kompensuar me 114 euro për dy mbledhje të mbajtura brenda një muaji. Në katër raste të tjera, kur është mbajtur vetëm një takim i këshillit, ajo është kompensuar me 57 euro.

Të gjitha vendimet për kompensim financiar të anëtarëve të këshillit, ajo i ka nënshkruar me dorën e vet. Por, në një funksion tjetër: të atij të Prorektores për Buxhet dhe Financa.

Në total, Qehaja-Berisha e ka kompensuar vetveten me rreth 700 euro në formë të mëditjeve.

Dyshimi për konflikt interesi buron nga fakti që Prorektorja për Financa, e cila ka kompetencë në nënshkrimin dhe ekzekutimin e vendimeve financiare, është përfituesja e drejtpërdrejtë e atyre vendimeve, për shkak të pjesëmarrjes së saj në Këshillin Botues.

Sipas Ligjit Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, zyrtari publik ka detyrim të parandalojë dhe zgjidhë çdo situatë ku interesat e tij private mund të ndikojnë në ushtrimin e funksionit publik.

Neni 8, paragrafi 1 i këtij ligji përcakton se: “Me marrjen e detyrës dhe gjatë ushtrimit të saj, zyrtari ka për detyrë të parandalojë dhe të zgjidhë vetë në mënyrën më efektive të mundshme çdo situatë të konfliktit ndërmjet interesave publike dhe privat”.

Ndërsa paragrafi 2 i po këtij neni shton se: “Në rast se zyrtari ka dyshime apo konstaton se konflikti i interesit ka lindur ose mund të lindë, ai duhet të këshillohet dhe të informojë sa më parë udhëheqësin e drejtpërdrejtë apo organin udhëheqës”.

Nga dokumentet në fjalë, nuk rezulton që prorektorja Berisha-Qehaja të jetë vetëpërjashtuar nga vendimmarrja financiare që përfshin edhe përfitimin e saj.

Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit (neni 9) ndalon në mënyrë të qartë që zyrtari publik të marrë vendime që sjellin përfitim personal, të ndikojë në vendimmarrje që lidhen me çështje financiare nga të cilat përfiton vetë.

Në këtë rast, vendimet për kompensime financiare të firmosura nga një zyrtare që përfiton vetë nga ai akt, ngrenë dyshime për konflikt të mundshëm interesi të cilin pritet ta hetojë Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK).

Paparaci, gjatë kësaj jave ka dërguar kërkesë për shqyrtimin e rastit Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (AKP).

Mediumi, po ashtu i është drejtuar me pyetje Universitetit të Prishtinës për të marrë një sqarim për rastin, megjithatë deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë pëgjigje nga universiteti.

Edhe profesoresha Berisha-Qehaja është pyetur për rastin dhe ekzistencën e dyshuar të konfliktit të interesit në veprimet e saj, mirëpo as ajo nuk ka kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.

JU REKOMANDOJMË

Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci, duhet të studiohet në shkenca politike

Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci, duhet të studiohet në shkenca politike
01/11/2026 - 21:20

Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka vlerësuar lart lëvizjen studentore në Serbi, duke thënë se mënyra se si është organizuar lufta e...

Më shumëDetails

“Fisi është për dasmë”, Hykmete Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada

“Fisi është për dasmë”, Hykmete Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada
01/11/2026 - 21:06

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas emërimeve të fundit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, duke akuzuar Qeverinë për sistemimin e familjarëve dhe personave të afërt në...

Më shumëDetails

Zotimi i ministrit: Sigurimet shëndetësore në fund të mandatit

Zotimi i ministrit: Sigurimet shëndetësore në fund të mandatit
01/11/2026 - 20:57

Edhe pse Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u miratua në prill, gjashtë muaj më vonë ai ende nuk ka hyrë në funksion.Ministri i Shëndetësisë, Arben...

Më shumëDetails

Rama përsëri i ngacmon VV’në me punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, bageri dhe tash projekti

“Ata dështuan, drejtësia fitoi”, Rama konfirmon pushimin e hetimeve ndaj tre zyrtarëve komunal për keqpërdorim të detyrës zyrtare
01/11/2026 - 19:55

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka postuar disa fotografi për siç thotë ai ‘punët në kryeqytet’. Ai ka ngacmuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje duke ironizuar me disa fraza të...

Më shumëDetails

Protestë në Tiranë: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës pavarësisht shiut

Protestë në Tiranë: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës pavarësisht shiut
01/11/2026 - 19:45

Reshjet e shiut nuk i kanë ndalur protestuesit në Tiranë, të cilët kanë vijuar tubimin dhe marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pjesëmarrësit kanë vazhduar thirrjet kundër qeverisë...

Më shumëDetails

Rasti në fshatin Demiraj, kryetari i Gjilanit u bën thirrje organeve të drejtësisë

Rasti në fshatin Demiraj, kryetari i Gjilanit u bën thirrje organeve të drejtësisë
01/11/2026 - 19:24

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy personave që humbën jetën sot në fshatin Demiraj. Përmes një reagimi, Hyseni ka thënë se lajmi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • 110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë