Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E keni ende në mendje ish-in? Psikologët shpjegojnë pse dhe si ta lironi mendjen

15/10/2025 - 17:07
në Ndryshe
A A
E keni ende në mendje ish-in? Psikologët shpjegojnë pse dhe si ta lironi mendjen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pothuajse secili prej nesh e kap veten duke menduar për një ish-partner në një moment të caktuar, qoftë ajo dashuria e parë, një aventurë e shkurtër apo një martesë e përfunduar. Edhe pse shpesh ndjejmë se “nuk është në rregull”, kjo është plotësisht normale dhe pse nuk duhet të ndihemi në faj për këtë

Ndonjëherë, mjafton një aromë, një emision televiziv apo një vend për të na kthyer në kujtime dhe për të zgjuar ndjenja nga e kaluara. Edhe pse krahasimi i marrëdhënies aktuale me një të kaluar mund të “vjedhë gëzimin”, psikologia dhe këshilltarja Joanna Strong thekson se të menduarit për një dashuri të kaluar nuk duhet të jetë burim turpi.

Një mundësi për rritje personale

Ajo shpjegon se kujtimet për ish-partnerët shpesh lidhen me çështje të pazgjidhura ose nostalgji për atë që mund të kishte qenë. “Marrëdhëniet janë të rëndësishme dhe ndikojnë thellë, prandaj kur përfundojnë, është e natyrshme të lënë pas emocione që duhet t’i përballojmë. Shpesh, kur një ish na vjen në mendje ose kur ndjenjat ndaj dikujt nga e kaluara ende ekzistojnë, kjo ndodh sepse ai raport nuk është shkëputur plotësisht”, shpjegon Strong.

Megjithatë, ajo shton se ky proces duhet parë si një mundësi për zhvillim personal. “Të menduarit në mënyrë të shëndetshme mund të na ndihmojë të zhvillohemi, jo të përsërisim të njëjtat modele.”

Në të njëjtën linjë, antropologia biologjike Helen Fisher nga Universiteti Rutgers ka vërtetuar se dashuria romantike aktivizon të njëjtat zona të trurit që lidhen me varësinë. Kjo e shpjegon pse, pas ndarjes, truri “kërkon rikthimin” e ndjenjës së dashurisë dhe pse mendimet për ish-in shfaqen në mënyrë kompulsive. Sipas saj, kujtimet për ish-partnerin shpesh janë si refleks neurologjik, jo domosdoshmërisht dëshirë për rikthim, por për ndjesinë që lidhej me të, transmeton Telegrafi.

Kthehuni nga vetja

Joanna Strong shpjegon se pas një ndarjeje është krejtësisht natyrshme të pyesim veten se çfarë po bën personi tjetër, si ndihet apo nëse mendon për ne. Megjithatë, ajo sugjeron një ndryshim të fokusit: “Në vend që të përqendrohemi te tjetri, më mirë të përqendrohemi te vetja. Pyetja më e dobishme është: me çfarë ndjenjash kam mbetur unë? Cilat modele përsëriten në marrëdhëniet e mia? Dhe cilat nevoja të brendshme kërkojnë vëmendje?”

Sipas psikologut amerikan Guy Winch, autor i librit Emotional First Aid, kujtimet për dashuritë e kaluara janë emocionale, jo faktike. Truri nuk ruan imazhin neutral të personit, por ndjesinë që kemi përjetuar pranë tij, sigurinë, pasionin apo përkatësinë. Kështu, kur mendojmë për një ish, shpesh nuk na mungon vetë ai person, por mënyra si na ka bërë të ndiheshim.

Çfarë na mungon në të vërtetë?

Kultura moderne shpesh ushtron presion që “të ecim përpara” menjëherë pas një ndarjeje, por Strong thekson rëndësinë e një periudhe të shërimit emocional. Të kesh ende ndjenja për një ish-partner, madje edhe kur je në një marrëdhënie të re, nuk është tabu.

“Shumë klientë vijnë tek unë me ndjenjë faji, sepse mendojnë se është mëkat të jesh me një person dhe të mendosh për një tjetër. Por kjo nuk do të thotë gjithmonë se diçka nuk shkon,” shpjegon ajo. “Ndonjëherë të menduarit për dikë nga e kaluara është thjesht shenjë se na mungon një mënyrë jetese, një ndjenjë lidhjeje ose një intimitet i caktuar, jo vetë personi. Nuk do të thotë që jemi të destinuar të rikthehemi me ta, por që mendja jonë e ka lidhur atë ndjesi me atë person, dhe për këtë ndjejmë mungesë.”

Kur duhet kërkuar ndihmë?

Është e rëndësishme të dallojmë kur reflektimi i shëndetshëm kthehet në obsesion. Strong paralajmëron se ndihma profesionale është e nevojshme kur kujtimet për ish-partnerin fillojnë të ndikojnë negativisht në shëndetin mendor ose fizik. “Nëse të menduarit për ish-in të bën të palumtur, ndikon në gjumë ose në mënyrën si sillet ndaj të tjerëve, kjo është shenjë që duhet punuar në një nivel më të thellë,” thotë ajo.

Psikologia Susan Krauss Whitbourne nga Universiteti i Massachusetts thekson se nëse për më shumë se tre muaj mendimet për ish-in ndikojnë në humor, përqendrim apo vetëvlerësim, është koha të kërkohet ndihmë profesionale. Ajo këshillon përdorimin e teknikave si “riformësimi i mendimeve” dhe “detoksifikimi emocional”, për të ndihmuar trurin të shkëputet nga lidhjet toksike emocionale dhe për të rikthyer ekuilibrin.

Ajo përfundon se ndarja është një formë e pikëllimit emocional. “Është e rëndësishme t’i japim vetes kohë dhe hapësirë për reflektim. Terapia e pikëllimit zakonisht fillon rreth gjashtë muaj pas ndarjes, sepse njerëzve u duhet kohë për të përpunuar dhe pranuar atë që ka ndodhur.”

Psikoterapistja britanike Julia Samuel, autore e librit This Too Shall Pass, thekson se harrimi nuk është fshirje kujtese, por transformim emocional. “Për të ecur përpara, duhet të pranojmë se dashuria nuk zhduket, por ndryshon formë. Marrëdhënia përfundon, por ndikimi i saj vazhdon dhe kjo është normale.” /Telegrafi/

JU REKOMANDOJMË

Çfarë duhet të hani (dhe çfarë të shmangni) për të mos u sëmurë këtë dimër, sipas ekspertëve të imunitetit

Çfarë duhet të hani (dhe çfarë të shmangni) për të mos u sëmurë këtë dimër, sipas ekspertëve të imunitetit
24/11/2026 - 15:04

Në fillim të një “sezoni të gripit” veçanërisht të rëndë, shumica e njerëzve ose janë ftohur, ose shqetësohen se mund të ftohen. Por, nëse dëshironi t’i shmangni sëmundjet...

Më shumëDetails

FBI jep alarmin, bota rrezikohet nga sulme kibernetike/ Hakerat me ndihmën e AI mund të marrin në kontroll sisteme me rëndësi

FBI jep alarmin, bota rrezikohet nga sulme kibernetike/ Hakerat me ndihmën e AI mund të marrin në kontroll sisteme me rëndësi
18/11/2026 - 09:58

FBI ka publikuar një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin biznese dhe organizata në mbarë botën. Sipas autoriteteve amerikane, kriminelët kibernetikë dhe hakerët e lidhur me...

Më shumëDetails

Shpresë e re për miliona njerëz, Alzheimeri mund të parandalohet para shfaqjes së simptomave brenda pesë vjetësh

Shpresë e re për miliona njerëz, Alzheimeri mund të parandalohet para shfaqjes së simptomave brenda pesë vjetësh
14/11/2026 - 14:39

Kur ishte vajzë e vogël, profesoresha Catherine Mummery zgjohej natën e bindur se në dhomën e saj ndodhej një përbindësh. Në të vërtetë, bëhej fjalë për gjyshin e...

Më shumëDetails

Fosili tre milionëvjeçar që po ndërlikon pemën e evolucionit njerëzor

Fosili tre milionëvjeçar që po ndërlikon pemën e evolucionit njerëzor
13/11/2026 - 16:16

Një analizë e re e “Fëmijës së Taungut”, një prej fosileve më të rëndësishme të zbuluara ndonjëherë, sugjeron se disa të afërm të hershëm të njeriut mund të...

Më shumëDetails

Të dashur dhe spiunë: Si agjentët e huaj kanë përdorur prej kohësh ‘kurthe mjalti’ për të vjedhur sekrete

Të dashur dhe spiunë: Si agjentët e huaj kanë përdorur prej kohësh ‘kurthe mjalti’ për të vjedhur sekrete
13/11/2026 - 08:43

Mendoni për një “kurth mjalti” dhe mund të imagjinoni diçka nga një film i James Bond: një grua të bukur dhe misterioze që përdor joshjen e saj për...

Më shumëDetails

Talibanët, në Afganistan, ua ndalojnë mjekëve meshkuj të trajtojnë gratë paciente

Talibanët, në Afganistan, ua ndalojnë mjekëve meshkuj të trajtojnë gratë paciente
12/11/2026 - 13:32

Në Afganistan, talebanët po ndalojnë në mënyrë jozyrtare mjekët dhe dentistët meshkuj që të trajtojnë gratë, duke i lënë shumë gra afgane pa kujdes mjekësor, sipas dëshmive të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kryetari Xheladini ndan qindra-mijëra euro pa prokurim për shërbime, dyshime se procesi u montua në favor të OJQ-ve të caktuara

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Ma q… nanën, mos u bofshi ma zi se ajo”, zbulohen mesazhe të tjera shqetësuese në telefonat e sekuestruar për rastin e Arlindës

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bayerni ia mbyll derën yllit të Real Madridit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë