Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“E porosit qysh të duash, veç e thirr i thu ‘shtine këtë në hetime’, ngrija asetet”: Gashi shpjegon pse do të rrëzohet sërish Byroja

16/12/2024 - 22:50
në Kryesore, Lajme
A A
Gashi: Qeveria me mungesa për buxhetin e nivelit lokal
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

E porosit qysh të duash: e thirr drejtorin dhe i thu “shtine nën hetim Albulena Haxhiun”…E shti nën hetim Albulenën, masnej pas 5 vitesh ndoshta e del pafajshme, por pesë vjet politike dhe karriera e saj shkon.
Kështu e përkthen krejt mënyrën dhe përmbajtjen se si është ndërtuar edhe për të dytën herë Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Papërligjshme nga Qeveria e Albin Kurtit, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbe Gashi.

Ky ligj “do të rrëzohet”, shprehet i bindur Gashi në një intervistë me “Periskopi”-n, duke ia bërë leximin politik se çfarë po synojë të ndërtojë Vetëvendosja me këtë institucion: për të cilin, sikur dy plus që bëjnë katër, e sheh “të rrezikshëm…me potencial të jashtëzakonshëm për abuzim…për të eliminuar kundërshtarët politikë (…)”.

Gashi e nis duke e vlerësuar për anti-ligjor, anti-logjikës institucionale: e mb të gjitha antikushtetuese edhe kësaj here Ligjin për Byronë e Konfiskimit e Pasurisë së Papërligjshme. Në mendjen e tij, ky instrument që e trumbeton qeveria, është “jashtëzakonisht i rrezikshëm” dhe nis e shtjellon pse.

Nga e para…

“Ligji për Byronë vazhdon t’i ketë të njëjtat probleme; me ndërhyrjet që janë problemet janë përkeqësuar – sidomos, te përzgjedhja e drejtorit ekzekutiv: sepse thotë që përzgjedhja e drejtorit ekzekutiv, përbërja e komisionit ku do të jetë përfaqësuesi i ministrisë, i agjencisë kundër korrupsionit, etj., etj., që i bjen që janë krejt përfaqësues ekzekutiv. Dhe, vendimi merret me shumicë të thjesht të votave në Kuvend të Kosovës”, tha Gashi.

“Prap i bjen që një shumicë e thjeshtë parlamentare mund ta kontrollojë komplet agjencinë – dhe, kjo agjenci, me karakteristika shumë të ndijshme mund të shndërrohet në instrument politik për eliminim të kundërshtarëve politikë; apo kujtdo që ekizston jo vetëm në fushën politie – edhe të bizneset: thjesht e merr e shti nën hetime, ia ngrinë asetet dhe e nxjerr prej tregut”, vazhdoi Gashi.

Vetë mënyra e përzgjedhjes së përbërjes së këtij institucioni: është antikushtetuese – tregon Gashi

“Dhe, në rast se dështon Kuvendi i Kosovës, dy herë ose tri herë, mund të emërohet me automatizëm nga komisioni, pa vendim të Kuvendit; dmth, merr kompetenca të Kuvendit. Apo nëse nuk e zgjedh hiç, e zgjedh drejtori i agjencisë kundër korrupsionit – bëhet drejtor edhe i kësaj agjencie. Që është konflikt ligjor, konflikt kushtetuese, dhe konflikt logjik institucional”, shtoi ai.

“Këta çfarë kanë bë është antikushtetuese dhe e papranueshme, e dëmshme e mbi të gjitha e rrezikshme për sistemin dhe qytetarët e Kosovës. Ligji do të rrëzohet (prap), unë jam i bindur”.

Për Albulena Haxhiun, Ministren e Drejtësisë, Gashi vlerëson se ajo “nuk e kupton” sistemin e drejtësisë, dhe as drejtësinë si të tillë.

“Drejtësia duhet të ndajë drejtësi e jo të bëhet palë politike”.

“Zonja Haxhiu, prej krejt personave që janë në politikë, më së paku e kupton sistemin e drejtësi. Qe katër vjet e nuk e kupton, dhe nuk e kupton se çka është ndarje e drejtësisë. Ndamja e drejtësisë është ndarja e një vendimi mbi bazën e një ligji, dhe jo mbi bazën e vullnetit politik të një ministri apo të ndonjë partie politike apo kujtdoqoftë tjetër”.

“Problemi i saj, i Vetëvendosjes, dhe i zotit Kurti është se ata mendojnë që institucionet e drejtësisë duhet të bëhen palë politike. Bërja palë politike e institucioneve të drejtësisë është e rrezikshme, sepse nesër vjen një palë tjetër politike dhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Albulena mund të mos jetë ministre”, vazhdoi ai.

“Mund të jetë dikush tjetër; e me qatë instrument, me qat Byro, e para që do të mund të shkonte në burg do të jetë Albulena. Sepse mund të porositet qyshdo: e thirr drejtorin i thu ‘shtine në hetim Albulenën’; sepse qashtu është i ndërtum ai institucion. E shti nën hetim Albulenën, masnej pas 5 vitesh ndoshta e del pafajshme, por pesë vjet politike dhe karriera e saj shkon”.

As si kryeministër ndonjëherë Gashi thotë se s’do ta preferonte këtë instrument – ashtu siç e ka ndërtuar në letër Vetëvendosja – ta kishte në dorë.

“Pra, po ndërtojnë një sistem që është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Dhe gjasat janë që dikush tjetër ka me pas as sistem në dorë. E unë nuk e du me pas dikush tjetër, nuk du kurrëkush me pas at sistem në dorë”.

“As partia jeme, as unë vet, nuk du. Nuk duhet me pas. Unë vet nesër, kryeministër, nuk du me pas në dorë një sistem i cili mbi këtë bazë ku unë personalisht mundem me vendos se kush hyn nën hetim dhe kush shkon në burg. Sepse ai është potencial për abuzim, instrument abuzues, jam i bindur që kanë me abuzu, kushdo që të jetë. Duhet me pas karakter tepër të fort (mos m’e abuzu), përkushtim tepër të fort për mos me abuzu kur e ke ate instrument në dorë”, vazhdoi ai.

“Ne kemi pasur problem me mënyrën se si zoti Thaçi e pati ndërtuar at tast-forcën kundër korrupsionit. Sepse ka qenë në kundërshtim me ligjin dhe ka përdor, kemi deklaruar në kuvend që është instrument që përdoret prej kryeministrit, nuk duhet me pas aso instrumente, sepse e porosisin kur të don, i bëjnë presion kujt të dojnë, shteti duhet të jetë i balancuar dhe kontrolluar, dhe për atë angazhohem unë.

Unë besoj që duhet të ketë instrumente llogaridhënëse, të mos ketë asnjë inst që i lihet në diskrecion të plotë individit, sepse individi në një moment të caktum e sheh një interes apo një rrezik, dhe e përdor sistmein për interesa të veta, ose të dikutj brenda grupit të tij, dhe kundër interesave të dikutj tjetër”, përfundoi Gashi.

JU REKOMANDOJMË

Kurti takohet me kryeministrin e Kroacisë, theksohet nevoja për “forcimin e aleancave dhe koordinimit politik”

Kurti takohet me kryeministrin e Kroacisë, theksohet nevoja për “forcimin e aleancave dhe koordinimit politik”
04/05/2026 - 16:00

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Jerevan të Armenisë....

Më shumëDetails

Muharremi për “përplasjet” në LDK: Rënia e kësaj partie, ishte rritje për VV-në

Orkestrimi i Ekonomisë, Rasti i Kosovës
04/05/2026 - 15:26

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka komentuar spekulimet për përplasje në LDK. Ai ka thënë se sa herë ka rënë LDK-ja në zgjedhje, është rritur VV-ja. Postimi:...

Më shumëDetails

Sekuestrohen 10 armë e një sasi municionesh në Prishtinë, policia jep detaje

Sekuestrohen 10 armë e një sasi municionesh në Prishtinë, policia jep detaje
04/05/2026 - 15:19

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka zhvilluar aktivitete të shumta operative gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe përmes aksioneve të ndara, ku në...

Më shumëDetails

Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu: Do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë

Ministrja Haxhiu publikon listën e pasurive të konfiskuara të Milan Radojçiqit
04/05/2026 - 15:08

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se sa i përket emërimit të anëtarit të fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të veprojë...

Më shumëDetails

Ndalohet për 48 orë mësimdhënësi në Klinë, dyshohet për sulm seksual ndaj nxënëses, prindi e raportoi rastin

Arrestohet një person në Mitrovicë për sulm seksual
04/05/2026 - 15:02

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një mësimdhënës të dyshuar për sulm seksual ndaj një nxënëseje të mitur në një fshat të Klinës. Zëdhënësi i Policisë për...

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu: Në çastet kur të tjerët largohen nga rreziku, zjarrfikësit nisen drejt tij

Reagon Ministrja e Drejtësisë për vrasjen e Lulzimit: Drejtësia të veprojë, dorasët të marrin dënimet meritore
04/05/2026 - 14:42

Në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, UD. e presidentës Albulena Haxhiu ka shprehur mirënjohje për zjarrëfikësit. Sipas Haxhiut, në çastet kur të tjerët largohen nga rreziku, zjarrfikësit nisen drejt...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    212 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Trondit aktivisti Dardan Krasniqi – thotë se Mehdi Musa që sot përkrah Albin Kurtin, dikur u shtronte flija e kingja ushtarëve serbë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • “Kërcet” dajaku brenda qelive të burgut, humbin jetën dy persona

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Alarmante/Privatësia nën vëzhgimin e 11 kamerave: Kolegji “Pjetër Budi” kapet duke përpunuar kundërligjshëm të dhëna personale

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arkitektura e barazisë: Pse vëllezërit në Kosovë ndërtojnë shtëpi të njëjta?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë