Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edhe pse gjeti një ‘mal’ shkelje, Inspektorati nuk i ndërpreu punimet te Xani Excluzive i Osman Xani, por te Xani Invest i vëllaut të tij (Dokument)

22/04/2026 - 19:36
në Kryesore, Lajme
A A
Edhe pse gjeti një ‘mal’ shkelje, Inspektorati nuk i ndërpreu punimet te Xani Excluzive i Osman Xani, por te Xani Invest i vëllaut të tij (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info më 18 prill ka raportuar për ndërprerje të punimeve të kompanisë Xani në Bair të Mitrovicës, gjatë inspektimeve të kryera nga inspektorët e Inspektoratit të Punës në kuadër të një aksioni nacional.

Pas reagimit të përfaqësuesit të kompanisë Xani Excluzive Building, Veriu.info kishte tërhequr artikullin dhe në të njëjtin link kishte vendosur reagimin e tyre, me sqarimin se detajet për rastin do të jepen pas sigurimit të dokumentacionit në mënyrë zyrtare nga Inspektorati i Punës.

Reagim nga Xani Exclusive Building: Nuk na janë ndërprerë punimet nga Inspektorati i Punës

Gjatë këtij raportimi Veriu.info ka raportuar se punimet janë ndërprerë në objektin e investitorit Xani Excluzive Building me pronar Osman Xani, por që në fakt punimet janë ndërprerë përkohësisht në objektin e investitorit Xani Invest Group me pronar Bahri Xani, vëllait të Osmanit.

Për këtë gabim teknik të paqëllimshëm, Veriu.info i kërkon ndjesë Osman Xanit, për shkak se kemi ngatërruar objektin e tij më të vëllaut të tij që gjenden ngjitur.

Pra, krejt gabimi teknik ka ndodhur pasi që vëllzërit Osman dhe Bahri Xani ndërtojnë në të njëjtin vend, duke mos pasur prona të tjera në mes, gjë që në shikim shihet si ndërtim i përbashkët.

Foto: Bahri Xani (majtas) dhe Osman Xani (djathtas)

Veriu.info nga Inspektorati i punës ka siguruar shkresat e lëndëve të këtyre inspektimeve, ku shihet se inspektorët e Inspektoratit të Punës, megjithatë kanë gjetur shumë shkelje në vendpunishten e investitorit Osman Xani, për të cilat vërejtje i është shqiptuar punëkryerësit Mali-R Sh.P.K.

Në raportim zyrtar të inspektorëve të punës të hartuar pas inspektimin e vendpunishtes të investitorit Xani Excluzive Building, kompanisë punëkryerëse Mali-R Sh.P.K. me pronar Shyqiri Mustafa i është dhënë 3 ditë afat për përmirësimin e shkeljeve që i janë gjetur.

Foto: Shyqiri Mustafa – pronar i Mali – R

Sipas raportimit, në këtë vendpunishte janë evidentuar një ‘mal’ me shkelje:

  • Ashensorët janë të rrethuar jo të nivelit të lejuar,
  • Pjesërisht janë të vendosur parmakët në shkallë të betonit,
  • Hapësirat e jashtme nuk janë të rrethuar si duhet,
  • Nuk ka prezantuar certifikata trajnimi për punëtorët për siguri dhe shëndet në punë
  • Nuk posedon certifikata mjekësore për punëtorët

Pra, kompania Mali-R Sh.P.K. që po kryente punimet në vendpunishten e investorit Xani Excluzive Building me pronar Osman Xani nuk ka mbyllur hapësirat e ashensorëve si duhet, nuk ka vendosur në gjithë hapësirën parmakë në shkallë të betonit, nuk ka mbyllur si duhet hapësirat e jashtme, nuk ka prezantuar certifikata trajtinimi të punëtorëve për siguri dhe shëndet në punë dhe nuk ka poseduar certifikata mjekësore të punëtorëve.

Është e çuditshme se si përkundër këtyre shkeljeve të mëdha, inspektorët e punës kanë lejuar vazhdimin e punimeve, duke ditur se punëtorët e pa trajnuar dhe pa certifikata mjekësore, mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin e tyre.

Nga të dhënat publike që gjenden në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, Osman Xani figuron si pronar më 100% të aksioneve në Xani Excluzive Building, ndërsa Bordi i kësaj kompanie përbëhet nga: Osman Xani, Nazmi Xani, Hysni Xani dhe Bahri Xani, ky i fundit vëllai i Osmani dhe pronar i Xani Invest Group, kompanisë që inspektorati i ndërpreu punimet.

Më poshtë gjeni pamje nga vendpunishtet e Xani Excluzive Building dhe Xani Invest Group:

https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/InShot_20260422_175701300.mp4

 

Tags: Bahri XaniOsman XaniXani Excluzive BuildingXani Invest Group

JU REKOMANDOJMË

Hamza e Krasniqi në selinë e PDK-së, në pritje të vendimit

Hamza e Krasniqi në selinë e PDK-së, në pritje të vendimit
16/09/2026 - 10:17

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe ish-kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ndodhen në selinë qendrore të PDK-së. Të dy janë parë në selinë e...

Më shumëDetails

Nis seanca në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Nis seanca në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së
16/09/2026 - 10:15

Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë seancë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri...

Më shumëDetails

Nisja e seancës në Hagë, qytetarët presin me ankth në shesh

Nisja e seancës në Hagë, qytetarët presin me ankth në shesh
16/09/2026 - 10:13

Pak minuta para transmetimit, qytetarët presin në ankth në shesh Qytetarët e mbledhur në sheshin e Prishtinës janë duke pritur nisjen e transmetimit të seancës nga Haga për...

Më shumëDetails

Flet vëllai i Hashim Thaçit nga fshati Burojë: Nëna është e lodhun pak

Flet vëllai i Hashim Thaçit nga fshati Burojë: Nëna është e lodhun pak
16/09/2026 - 10:04

Vëllai i Hashim Thaçit, ka folur për media, para vendimit në Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK’së. Ai ka thënë se të gjithë familjarët janë në Hagë, ndërsa në...

Më shumëDetails

Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë
16/09/2026 - 10:01

Në Hagë pritet të nisë seanca ku do të shpallet aktgjykimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Seanca mund të ndiqet drejtpërdrejt përmes transmetimit...

Më shumëDetails

Njësia Speciale rrethon Qeverinë para verdiktit për ish-krerët e UÇK-së/Pamje

Njësia Speciale rrethon Qeverinë para verdiktit për ish-krerët e UÇK-së/Pamje
16/09/2026 - 09:57

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka vendosur kordon sigurie para objektit të Qeverisë në Prishtinë, në prag të shpalljes së vendimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Zbulohet 10-shja e parë e Big Brother VIP Kosova?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gjykata Speciale njofton se aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK’së do të zgjasë dy orë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë