Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka organizuar sot protestë në Strasbourg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati sonte në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova tha se protesta ka shkuar shumë mirë.
Duke i falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen, ai tha se masa në këtë organizim ishte e kënaqshme.“Ka qenë një protestë bash ashtu siç e kemi menduar ne, masa ka qenë e kënaqshme, unë dua t’i falënderoj edhe njëherë qytetarët e gjithë viseve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi që sot zbarkuan në Strasbourg”, u shpreh ai.
Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci, duhet të studiohet në shkenca politike
Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka vlerësuar lart lëvizjen studentore në Serbi, duke thënë se mënyra se si është organizuar lufta e...
Më shumëDetails











