Sa i përket procesit të Apelit në Hagë, Haradinaj theksoi se duhen veprime konkrete, si ndarje buxhetore.
Ndër të tjera, sipas politikanit, kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve u shfrytëzuan rreth 700 milionë dollarë.
“Jemi shtet i vogël, por nëse i shini shifrat që janë shfrytëzuar kundër zotëri Thaçit dhe kolegëve të tij, janë rreth 700 milionë dollarë. Edhe është i vetmi rast që Gjykata me vendim ka pranuar bashkëpunim dhe prova prej Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, kundër krerëve të UÇK-së”, u shpreh ai në Klan Kosova.











