Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Koci: 42 të arratisurit për sul’min në Banjskë janë në “Red Notice” të INTERPOL-it

25/09/2024 - 11:32
në Kryesore, Lajme
A A
Koci: 42 të arratisurit për sul’min në Banjskë janë në “Red Notice” të INTERPOL-it
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është shtyrë për 9 tetor seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve të arrestuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit një vit më parë.Shtyrja u vendos pasi avokatët e të akuzuarve Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq kërkuan më shumë kohë për të lexuar shkresën e lëndës dhe provat e Prokurorisë.

E pas përfundimit të seancës, Arianit Koci, avokati i familjes së policit të ndjerë Afrim Bunjaku, tha se ky është një gjykim kompleks me pasoja të rënda për vetë palët e dëmtuara.Ai tha se kanë interes që sa më shpejt të kryhet ky proces.

“Jam përfaqësues i familjes së policit të ndjerë Afrim Bunjaku. Ne kemi interes që sa më shpejt të kryhet ky proces, për shkak se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, por nuk guxojmë të bëjmë asnjë gabim procedural në mënyrë që Gjykata e Apelit mos ta kthen në rigjykim pra”, tha Koci.

Ai shtoi se sulmi që ka ndodhur në Banjskë, ka mundur të ketë pasoja të rënda për vetë rendin kushtetues të Kosovës.

“I kemi 42 persona që janë në arrati, lajmi i mirë është që janë në “Red Notice” të INTERPOL-it dhe asnjëri prej tyre nuk mund ta lëshoj Serbinë sepse mund të arrestohet menjëherë”, tha Koci.Avokati tutje shtoi se mbrojtja e të akuzuarve i pati disa kërkesa rreth printimit të dokumenteve.

“Besoj që Prokuroria nuk ka bërë asnjë gabim në këtë rast. E ftoj Prokurorinë që sa më pak të deklarohet për këtë rast”, tha ai.Sa i përket propozimit që të merret mendim nga Gjykata Supreme për gjykim në mungesë, Koci tha se presin që Supremja të jap një mendim pozitiv, por pavarësisht çfarëdo vendimi do ta respektojnë.

JU REKOMANDOJMË

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës
24/10/2026 - 03:08

Bordi i Paqes ka reaguar lidhur me marrëveshjen e nënshkruar sot ndërmjet Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), duke theksuar se ajo parasheh mbështetje shtesë për operacionet...

Më shumëDetails

Shiroka-Pula takon kryeministrin e Hungarisë

Shiroka-Pula takon kryeministrin e Hungarisë
24/10/2026 - 03:06

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është takuar me kryeministrin e Hungarisë, Peter Magyar, gjatë vizitës së saj në këtë shtet, ku ka marrë pjesë edhe në shfaqjen solemne...

Më shumëDetails

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, ja çfarë u diskutua

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, ja çfarë u diskutua
23/10/2026 - 22:57

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e Qendrave të saj në Kosovë dhe në mërgatë, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për...

Më shumëDetails

Tirana në qetësi, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa incidente

Tirana në qetësi, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa incidente
23/10/2026 - 22:34

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard, qëndruan aty disa orë pa krijuar incidente me...

Më shumëDetails

Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet

Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet
23/10/2026 - 22:24

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se institucioni që drejton do të vendosë nëse do të ketë ose jo Ligj për Gjykatën Speciale, kjo pas...

Më shumëDetails

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet
23/10/2026 - 22:11

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke nisur rrugëtimin e tyre në shërbim të Republikës së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • “Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rrustemi pas kthimit të Ligjit për Specialen: Kuvendi i ka dy opsione

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë