Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kompania ALBA e Valdet, Fisnik dhe Sejfullah Deçani kapet duke ndërtuar banesa pa skele, inspektorati i ndaloi punimet për rrezikim të punëtorëve

18/04/2026 - 13:02
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Kompania ALBA e Valdet, Fisnik dhe Sejfullah Deçani kapet duke ndërtuar banesa pa skele, inspektorati i ndaloi punimet për rrezikim të punëtorëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kur kemi hyrë në mesin e muajit të katërt të vitit 2026, shtatë (7) persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, vdekje të cilat ndërlidhen kryesisht me sektorin e ndërtimit në vendin tonë.

Të gjendur përballë kësaj situate dramatike, Inspektorati i Punës ka nisur një aksion në shkallë të gjerë që do të vazhdojë deri në fund të muajit.

Kësaj situate i kanë paraprirë shkelje të shumta të ndërtuesve të objekteve banesore viteve të fundit, të cilët punimet i kryejnë pa masa adekuate mbrojtëse për punëtorët.

Veriu.info ka siguruar dy vendime të Inspektoratit të Punës, të nxjerra vitin e kaluar, me të cilat i ishin ndaluar punimet kompanisë ALBA Sh.P.K, për mungesë të skeleve në hapësirën punuese në objekt banesor.

Vendimi i Inspektoratit të Punës me numër 613 i datës 31.07.2025 konstaton se pas inspektimit të kryer në objektin që po e ndërtonte ALBA Sh.P.K. në Pejë ka mungesë të skeleve dhe ka hapësira të hapura brenda objektit, duke shkelur kështu Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Me këtë vendim Inspektorati ka urdhëruar kompaninë ndërtuese ALBA Sh.P.K. të bëjë vendosjen e skeleve përreth objektit, mbylljen e hapësirave të brendshme dhe të kufizojë hapësirat e rrezikshme në vendpunishte me rrethoja mbrojtëse.

Për shkak të këtyre gjetjeve, Inspektorati i Punës i kishte ndaluar punimet kësaj kompanie përkohësisht.

Mirëpo, duket se ky vendim nuk kishte bërë që kompania ndërtuese ALBA Sh.P.K. të reflektojë dhe të kujdeset për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, pasi që me rastin e një inspektimi tjetër të realizuar pas 3 muajsh ishte evidentuar prapë mungesë e skeleve.

Me vendimin e datës 29 tetor 2025, Inspektorati i Punës i kishte ndaluar prapë punimet kompanisë ndërtuese ALBA Sh.P.K., pasi që ishte evidentuar mungesë e skeleve në tërë hapësirën punuese.

Pronarë të kompanisë ALBA Sh.P.K. janë Valdet Deçani, Fisnik Deçani dhe Sejfullah Deçani.

 

Foto: Valdet Deçani dhe Sejfullah Deçani
Foto: Fisnik Deçani

Kjo kompani merret edhe me produkte të sanitarisë, ku në publik njihet me emrin ALBAQERAMIKA.

Përveç selisë qendrore në Graçanicë, sipas regjistrit në ARBK, ALBA Sh.P.K. ka edhe tri njësi biznesore: Njësia Prizren (Dushanovë), Njësia Pejë dhe Alba Real Estate (Pejë).

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga ALBA Sh.P.K. për këto vendime të Inspektoratit të Punës, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Më poshtë gjeni pamje të objektit nga momenti i inspektimit të inspektorëve të punës:

Inspektorati i ministres Kusari Lila kap “Elkosin” e Ramiz Kelmendit duke mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

Super Viva e Mustafë Rexhepi kapet duke fshehur origjinën e produkteve – Tenton të vendoset mbi shtetin, nuk zbaton urdhëresën e inspektoratit

Garancia në letër? “Neptun Kosova” e Samir Mane nuk i përgjigjet klientit për defektin – inspektorat e gjobit për shkelje (Dokument)

Skandal me të dhënat personale: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit u kap duke u marrë klientëve letërnjoftimet peng për karroca (Dokument)

Punime të rrezikshme për punëtorët, gjobiten kompanitë e Astrit Çitakut e Arben Çitakut dhe u ndalohet puna në objekt banesor në Skenderaj

Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

Tags: ALBA Sh.P.K.ALBAQERAMIKAFisnik DeçaniSejfullah DeçaniValdet Deçani

JU REKOMANDOJMË

Elezi: 22 parti politike konfirmuan pjesëmarrjen në zgjedhje, 9 parti dhe 3 koalicione mospjesmarrjen

Elezi: 22 parti politike konfirmuan pjesëmarrjen në zgjedhje, 9 parti dhe 3 koalicione mospjesmarrjen
08/05/2026 - 10:09

Në mesnatë ka përfunduar afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar KQZ-në lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme, si dhe për...

Më shumëDetails

Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit në Hagë!

Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit në Hagë!
08/05/2026 - 10:04

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar dy pyetje/përgjigje që nuk ishin transmetuar gjatë intervistës së tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë. Sipas Fevziut, pyetjet ishin hequr...

Më shumëDetails

Ministria cakton çmimet e derivateve për sot, rënie e lehtë e naftës

Ministria cakton çmimet e derivateve për sot, rënie e lehtë e naftës
08/05/2026 - 09:52

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 8 maj 2026. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i...

Më shumëDetails

Zyrtare: VV-ja garon në zgjedhje në koalicion me GUXO, Alternativën dhe PShDK

Zyrtare: VV-ja garon në zgjedhje në koalicion me GUXO, Alternativën dhe PShDK
08/05/2026 - 09:35

VV-ja garon në zgjedhje në koalicion me GUXO, Alternativën dhe PShDK Tashmë është zyrtare. Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në zgjedhje në koalicion me GUXO, Alternativën dhe PShDK....

Më shumëDetails

Veliu thumbon Osmanin: I shërbeu kundërshtarit pesë vite, nuk e di a kthehet për LDK-në apo për interes personal

Veliu thumbon Osmanin: I shërbeu kundërshtarit pesë vite, nuk e di a kthehet për LDK-në apo për interes personal
08/05/2026 - 09:21

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka komentuar rikthimin e ish-presidentes Vjosa Osmani në LDK, duke e cilësuar atë si “kthesë shumë të madhe”. Veliu tha...

Më shumëDetails

Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës

Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
08/05/2026 - 01:15

Gjatë një survejimi në fshatin Binxhë të Klinës, arkeologu Berat Ademi ka hasur në një lapidar të panjohur, i cili dyshohet se i përkiste Zonës Operative të Drenicës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Arrestohet ish-kandidati për kryetar të Prishtinës

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Këta janë të arrestuarit në aksionit e sotëm të Krimeve Ekonomike, raportohet se katër prej tyre janë policë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë