Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Budapest të Hungarisë.
Laura po garon në kategorinë deri 63 kilogramë.
Nisi me fitore bindëse ndaj hungarezes Anna Kriza, me Fazliun që fitoi ndaj saj me Ippon.
Në çerekfinale, Laura e mposhti xhudisten e Austrisë, Lubjana Piovesana.
Ndaj saj fitoi me dy “Yuko”. Piovesana e kishte vetëm një “Yuko”, që është pika më e vogël në xhudo.













