Presidentja e Komunitetit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, ka njoftuar se Lionel Messi ka dhuruar 80.000 euro për rindërtimin e Sierra Oeste de Madrid pas zjarreve shkatërruese.
Në postimin e saj Ayuso shkruan: “Leo Messi ka dhuruar 80.000 euro për #reconstrucción e Sierra Oeste. Dua ta falënderoj dhe t’i them se populli i Madridit shpreson ta presë së shpejti për t’i dhënë duartrokitjet që meriton.”
Bëhet fjalë për zjarrin më të keq në historinë e Madridit, shpërthyer më 22 korrik 2026.
Zjarret kanë djegur deri në 25.000 hektarë, rreth 10.000 hektarë në rajonin e Madridit dhe 13.000-15.000 në provincën fqinje Avila Qeveria spanjolle shpalli emergjencë kombëtare pasi më shumë se 10.000 njerëz u evakuuan, ndërsa numri i të evakuuarve dhe atyre të urdhëruar të qëndrojnë brenda shkoi deri në 63.000 Vetëm zjarri i Sierra Oeste arriti rreth 28.000 hektarë më 28 korrik, me gjithsej rreth 77.000 hektarë të djegura bashkë me Avilën, dhe mbi 60.000 banorë u detyruan të largohen, përfshirë 430 të moshuar nga shtëpitë e kujdesit.
Shefi i emergjencave tha se zjarri ishte përtej kapacitetit të zjarrfikësve për ta vënë nën kontroll Ayuso ka paralajmëruar se me shitjen e disa pronave në Madrid do të sigurohen 20 deri 22 milionë euro që do të destinohen për rindërtimin e Sierra Oeste pas zjarrit të madh, dhe donacioni i Messit është pjesë e kësaj fushate rindërtimi.











