Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, Haradinaj: Po e mbron hajninë

29/12/2024 - 10:10
në Kryesore, Lajme
A A
Haradinaj kritikon Kurtin: Më pro-rus e pro-serb sesa Vuçiqi dhe Vulini
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mosparaqitja e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale është “dëshmi se kryeministri nuk është në anën e ligjit por në anën e të akuzuarve për korrupsion dhe vjedhje”.

Kreu i AAK-së ka akuzuar Kurtin për “mbrojtje të krimit dhe korrupsionit”, duke thënë se qëndrimi i tij tregon se ai është në anën e të akuzuarve dhe nuk i respekton thirrjet e Prokurorisë për të dhënë shpjegime.

“Lufta kundër korrupsionit ose hajnisë nuk është e lehtë. Ka qenë e vështirë gjithmonë, ka pasur shqetësime për korrupsion edhe në të kaluarën në të gjitha qeveritë edhe në qeverisjen time. Mirëpo, çdoherë zyrtarët shtetërorë, udhëheqësit e shtetit, kanë qenë me ligjin dhe në anën e prokurorëve”, tha Haradinaj.Ai e quan veprimin e Kurti si një mbështetje “për korrupsionin dhe krimin”, duke theksuar se kjo sjellje është një veprim i gabuar dhe i dëmshëm për shtetin.

“Është hera e parë në historinë e Kosovës, që kryeministri nuk është me ligjin e as me prokurorin, por është me hajnin, me të akuzuarit për hajni edhe kjo sjellja e tij e mosshkuarjes në intervistim është inkurajim për korrupsionin, për krimin e hajninë. Është veprim i gabuar dhe i dëmshëm për shtetin ligjor edhe na dëmton shumë planin ndërkombëtarë, sepse vlerësimi për shtetin ligjor të Kosovës dobësohet kur kryeministri nuk e respekton ftesën e prokurorit”, deklaroi Haradinaj.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistim në cilësinë e dëshmitarit. Kurti nuk është paraqitur në datat e caktuara nga prokuroria, ndërsa ka ftuar prokurorët që ta intervistojnë në zyrën e tij.

Haradinaj sugjeron se Kurti mund të jetë i përfshirë “në skema të korrupsionit”, duke e quajtur atë “shefi i hajnave” që ka mundësuar vjedhjen dhe po i mbron ata që janë të akuzuar për këtë veprim.“Ai ka pasur deklarime në Parlament kundër Prokurorisë. Sjellja e tij e sotme është në anën e të akuzuarve pra ai po mbron krimin e jo ligjin”, tha Haradinaj./ekonomiaonline/

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku paralajmëron Përparim Ramën pas votimit: Nëse është përfshirë në këtë drejtim, ka gabuar rëndë

Abdixhiku paralajmëron Përparim Ramën pas votimit: Nëse është përfshirë në këtë drejtim, ka gabuar rëndë
31/07/2026 - 00:20

Kryetari i rikonfirmuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lëshuar paralajmërime të forta pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm, duke u ndalur te ndërhyrjet e mundshme të...

Më shumëDetails

Punonjësi i BIRN-it të Jeta Xharrës me postim pro Albin Kurtit, mund t’ia kenë zili edhe militantët e VV-së

31/07/2026 - 00:16

Punonjësi i rrjetit BIRN të Jeta Xharrës, Labinor Leposhtica, ka dalë me një status që i thur lavd kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ndërkohë, ai është munduar të...

Më shumëDetails

Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së
31/07/2026 - 00:04

Kryetari i rikonfirmuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zbuluar disa nga vendimet kryesore politike të marra gjatë punimeve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë. Ndër...

Më shumëDetails

Abdixhiku heq pezullimin: LDK e gatshme për të diskutuar formimin e institucioneve

Abdixhiku heq pezullimin: LDK e gatshme për të diskutuar formimin e institucioneve
30/07/2026 - 23:14

Pas konfirmimit në pozitën e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, ka folur edhe për koalicionin e mundshëm e Lëvizjen Vetëvendosje. Abdixhiku u shpreh se ka hequr pezullimin të...

Më shumëDetails

Haziri: Nga nesër Abdixhiku rikthen autorizimin për bashkëpunim me VV, mbi tri parime

Haziri: Nga nesër Abdixhiku rikthen autorizimin për bashkëpunim me VV, mbi tri parime
30/07/2026 - 23:00

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm, fokusi i LDK-së do të jetë përmbushja e kërkesës së dytë...

Më shumëDetails

Brenda sallës, momenti kur u konfirmua se Abdixhiku i ka votat për të vazhdur si kryetar i LDK-së

Brenda sallës, momenti kur u konfirmua se Abdixhiku i ka votat për të vazhdur si kryetar i LDK-së
30/07/2026 - 22:54

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ta udhëheqë Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi mundi krahun e partisë që e thirri Kuvendin për ta shkarkuar atë. Pasi votat u numëruan,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Letra që pretendon një plan të grupit të Lumir Abdixhikut për votimin në Kuvendin e LDK-së

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ndodh edhe kjo: Kjo komunë e Kosovës me buxhetin e komunës, blen aparaturë për heqjen e qimeve me laser

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë