Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndikimi i ndërprerjes së kafesë për dy javë

25/04/2026 - 10:30
në Lifestyle
A A
Ndikimi i ndërprerjes së kafesë për dy javë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Heqja dorë nga kafeja për vetëm dy javë mund të ndikojë ndjeshëm në sjellje, stres dhe cilësinë e gjumit, sipas një studimi të ri shkencor.

Studiuesit ndoqën 62 të rritur të shëndetshëm – gjysma konsumues të rregullt të kafesë dhe gjysma jo – për të analizuar efektet e saj në trup dhe tru. Në fillim, pjesëmarrësit iu nënshtruan analizave biologjike dhe testeve për humorin, kujtesën dhe funksionet njohëse.

Personat që konsumonin kafe u ndaluan plotësisht për dy javë. Gjatë kësaj periudhe, u vu re se ata shfaqën më pak impulsivitet dhe reagime emocionale më të ulëta.

Më pas, kafeja u rikthye për 21 ditë, ku një pjesë konsumoi kafe me kafeinë dhe pjesa tjetër pa kafeinë. Rezultatet ndryshuan sipas llojit të konsumuar:

Kafeja me kafeinë u lidh me ulje të ankthit dhe stresit psikologjik

Kafeja pa kafeinë përmirësoi gjumin, aktivitetin fizik dhe rezultatet në testet e kujtesës

Studimi, i publikuar në Nature Communications dhe i udhëhequr nga University College Cork, tregoi gjithashtu se konsumuesit e rregullt të kafesë kishin një mikrobiomë të ndryshme në zorrë krahasuar me ata që nuk pinin kafe.

Mikrobioma e zorrëve – që përfshin miliarda baktere – luan rol të rëndësishëm në tretje, imunitet, metabolizëm dhe madje edhe në shëndetin e trurit. Gjatë ndërprerjes së kafesë, disa nga këto ndryshime filluan të riktheheshin në nivele më të zakonshme.

Kur kafeja u rikthye, si ajo me kafeinë ashtu edhe ajo pa kafeinë ndikuan sërish në bakteret e zorrëve, duke sugjeruar se efektet e saj nuk lidhen vetëm me kafeinën, por edhe me përbërës të tjerë si acidet fenolike – antioksidantë që gjenden edhe në fruta dhe perime.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se konsumuesit e kafesë kishin nivele më të ulëta të markerëve inflamatorë në fillim të studimit. Gjatë ndërprerjes, disa prej këtyre treguesve u rritën, ndërsa pas rikthimit të kafesë, inflamacioni u ul sërish.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se studimi është i kufizuar dhe nuk provon drejtpërdrejt se kafeja përmirëson shëndetin apo kujtesën. Përfundimet duhet të konfirmohen nga studime më të mëdha dhe më të gjera.

Ndërkohë, kërkimet e mëparshme sugjerojnë se konsumimi i moderuar i kafesë mund të lidhet me rrezik më të ulët për disa sëmundje, por në të njëjtën kohë mund të përkeqësojë ankthin dhe gjumin tek persona të ndjeshëm.

Ekspertët këshillojnë një qasje të balancuar, duke marrë parasysh reagimin individual të trupit ndaj kafesë.

JU REKOMANDOJMË

Konsumimi i alkoolit e ka një të mirë…

Konsumimi i alkoolit e ka një të mirë…
16/08/2026 - 17:30

Konsumimi i alkoolit rrit memorien e informacioneve të mësuara më parë. Sipas një studimi në “University of Exer” ku ishin të përfshirë 88 konsumues – të ndarë në...

Më shumëDetails

Shpesh ngatërrojmë obsesionin me dashurinë

Shpesh ngatërrojmë obsesionin me dashurinë
15/08/2026 - 17:29

Psikologia Loreta Caka ka folur për mënyrën se si njerëzit e perceptojnë dashurinë, duke theksuar se shpesh tërheqja ndaj së paarritshmes dhe nevoja për dramë mund të ngatërrohen...

Më shumëDetails

“Nuk munda të flija”: Njerëzit raportojnë simptoma të pazakonta pas eklipsit

“Nuk munda të flija”: Njerëzit raportojnë simptoma të pazakonta pas eklipsit
14/08/2026 - 21:56

Pas eklipsit diellor më 12 gusht, mediat sociale u mbushën me foto të qiellit, si dhe me disa postime të pazakonta. Disa përdorues pohuan se në ditët përreth...

Më shumëDetails

Ngjyrat e flokëve që i përshtaten stinës së dimrit

Ngjyrat e flokëve që i përshtaten stinës së dimrit
14/08/2026 - 11:28

Në dimër është edhe më e madhe dëshira për të patur flokë të shëndetshëm, voluminozë dhe me ngjyra që bien në sy. Cilat janë më të pëlqyerat e...

Më shumëDetails

Pas eklipsit, vijnë ankesat e pazakonta: ” S’munda të flija gjithë natën”

Pas eklipsit, vijnë ankesat e pazakonta: ” S’munda të flija gjithë natën”
13/08/2026 - 20:25

Pas eklipsit diellor të së mërkurës, mediat sociale u mbushën me foto të qiellit, si dhe postime disi më të pazakonta. Disa përdorues pretendojnë se në ditët përreth...

Më shumëDetails

Cili qumësht është më i shëndetshmi? Ekspertët krahasojnë versionin e plotë, gjysmë të skremuar dhe të skremuar

Cili qumësht është më i shëndetshmi? Ekspertët krahasojnë versionin e plotë, gjysmë të skremuar dhe të skremuar
12/08/2026 - 11:25

Debati se cili lloj qumështi është më i shëndetshëm – ai me yndyrë të plotë, gjysmë i skremuar apo i skremuar – vazhdon prej vitesh. Një studim i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dokumenti i RDB-së: Si tentoi inteligjenca serbe ta rekrutonte Albin Kurtin në burgun e Nishit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • QKUK-ja jep detaje për gjendjen e Egzon Bytyqit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë