Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij” – çfarë deshi të thotë Hovenier me këtë shprehje?

25/09/2024 - 10:59
në Kryesore, Lajme
A A
“Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij” – çfarë deshi të thotë Hovenier me këtë shprehje?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka mbajtur sot një fjalim në Samitin e Kosvës për Paqe dhe Demokraci.

Sipas tij, ShBA-ja nuk e ka fuqinë absolute siç mund të supozojnë disa, e që do ta bënte Kosovën menjëherë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
“Ne presim që të dyja qeveritë të veprojnë në përputhje të plotë me të gjitha detyrimet që i kanë marrë në dialog. Presim që ata ta marrin seriozisht dialogun”, ka thënë Hovenieri.

“Një nga gjërat që më duket befasuese në bisedat e mia të ndryshme, apo aktorë të ndryshëm këtu në Kosovë, a është ky supozim i padeklaruar se ka një rrugë tjetër përveç dialogut? A është ky sugjerim që nëse amerikanët apo gjermanët ose zgjedhin njerëzit tuaj të preferuar, t’i kërcasim gishtat, të tundim një shkop magjik, këto probleme nuk do të ekzistonin më në Kosovë, dhe ajo do të bëhej menjëherë anëtare e plotë e NATO-s dhe anëtare e plotë e BE-së dhe të gjithë të tjerëve. E keni dëgjuar. Bota nuk funksionon kështu”.

“Duhet të jem i qartë në lidhje me këtë gjë. Nëse do të varej vetëm nga Shtetet e Bashkuara, nëse ne do të ishim një regjim perandorak dhe të gjitha vendet do të na përkuleshin dhe ta bënin pikërisht atë që e kemi udhëzuar, e që nuk qëndron kështu, nëse e shihni anembanë globit, ne ende besoj që ushtrojmë ndikim të rëndësishëm në mbarë planetin, por nuk jemi të vetëm”.
Madje, Hovenieri e përmendi një thënie të gjyshit të tij, që dukej si referencë, sipas tij, e qasjes së Kosovës në kohët e fundit ndaj shteteve anëtare të organizatave të cilave ajo do që t’u bashkohet.

“Ne do të kërkonim që Kosova të integrohet më plotësisht tani në institucionet evropiane. Serbia do të ishte pajtuar më shumë me realitetin e një fqinjësie sovrane, të pavarur, multietnike, demokratike dhe paqësore. Kjo është ajo që duam. Por nuk e di se si bëhesh anëtar i BE-së pa koordinim me BE-në. Dhe kjo nënkupton koordinim me shtetet anëtare të BE-së. Nuk shoh se si bëhesh anëtar i plotë i NATO-s pa pëlqimin e të gjithë anëtarëve të NATO-s. Siç e dini të gjithë, disa nga ato shtete ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht realitetin e një Kosove sovrane, të pavarur, demokratike, multietnike siç e kemi pranuar ne. Ju duhet t’i bindni ata që doni të ndihmoni”.

“Gjyshi im e përdorte një thënie, dhe ju lutem më falni për karakterin e saj paksa të pagdhendur: Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij. Poenta ime është që ne duam ta mbështesim Kosovën në këtë qasje, në integrimin e saj evropian. Ne kemi bërë shumë, presidentë, sekretarë shteti, ambasadorë, të tjerë për ta çuar përpara”.

JU REKOMANDOJMË

“Ik more budalla”, eskalon situata mes analistëve, Balaj lëshon studion

“Ik more budalla”, eskalon situata mes analistëve, Balaj lëshon studion
13/05/2026 - 15:31

Një përplasje mes analistëve Azdren Shala dhe Labinot Balaj ka ndodhur pak më parë në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Debati nisi teksa në studio po diskutohej...

Më shumëDetails

“Frizura të njëjta, nxënës të Sorosit”, djali i Xhavit Ukajt krahason Abdixhikun me Lulzim Bashën

“Frizura të njëjta, nxënës të Sorosit”, djali i Xhavit Ukajt krahason Abdixhikun me Lulzim Bashën
13/05/2026 - 15:21

Faton Ukaj, djali i ish-deputetit të LDK’së, Xhavit Ukajt, e ka krahasuar kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhikun me Lulzim Bashën. Sipas tij, të dy i kanë ‘frizurat...

Më shumëDetails

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara
13/05/2026 - 15:17

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se po vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, e cila ka...

Më shumëDetails

Ish-gjyqtari belg ngre alarmin: Mafia po i pastron paratë në hotele në Shqipëri

Ish-gjyqtari belg ngre alarmin: Mafia po i pastron paratë në hotele në Shqipëri
13/05/2026 - 15:14

Magjistrati i njohur belg, Michel Claise ka ngritur sërish shqetësimin në lidhje me mafien shqiptare dhe pastrimin e parave në vendin tonë. Gjatë një interviste për mediat belge,...

Më shumëDetails

Trump sapo zbarkoi në Pekin: Kjo është një mundësi historike!

Trump sapo zbarkoi në Pekin: Kjo është një mundësi historike!
13/05/2026 - 15:12

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo ka mbërritur në Pekin. Pothuajse të gjitha mediat botërore po njoftojnë se vizita e Trump në Kinë dhe takimi i tij me...

Më shumëDetails

Spanja mesazh Trumpit: Nuk mund t’i përdorni bazat tona ajrore për luftën në Iran

Spanja mesazh Trumpit: Nuk mund t’i përdorni bazat tona ajrore për luftën në Iran
13/05/2026 - 15:09

Spanja nuk do ta braktisë angazhimin e saj ndaj ligjit ndërkombëtar pavarësisht kritikave në rritje nga Shtetet e Bashkuara për refuzimin e saj për të lejuar që bazat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    223 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Lista për deputetë, kjo raportohet se është 10-tshja e parë e PDK-së

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Arrestohen dy mjekë të spitalit në Vushtrri

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Konfirmohet nga “specialisti” i merkatos, Real Madrid arrin marrëveshjen me trajnerin e ri

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Policia aksion në klinikat e QKUK-së, dyshime për manipulime me barna esenciale e listat e pritjes për intervenime invazive

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë