Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pamje nga protesta e bujqve në Gjermani

08/01/2024 - 13:01
në Lajme, Ndryshe
A A
Pamje nga protesta e bujqve në Gjermani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bujqit gjermanë e filluan një javë protestash gjithëkombëtare duke i bllokuar rrugët me traktorë të hënën, për t’i kundërshtuar planet e Qeverisë për ndaljen graduale të subvencioneve bujqësore.

Kolona të traktorëve dhe kamionëve, disa prej të cilët me afishe të vendosura përpara me mbishkrimin: “Pa bujq nuk ka ushqim, e as të ardhme”, u vendosën nëpër rrugët gjermane në temperatura minus zero.

Në Berlin, dhjetëra traktorë të vendosur në rresht pamundësuan hyrjen në rrugën që dërgon drejt portës Brandenburg.

Policia tha se u bllokuan rrugët dhe hyrjet në autostrada në shumë pjesë të Gjermanisë, duke shkaktuar komunikacion në trafik gjatë orës së pikut të mëngjesit.

VIDEO

Bujqit janë zotuar se do ta bllokojnë komunikacionin kryesor dhe rrugët logjistike për një javë, duke thënë se heqja e lehtësimeve tatimore do t’i detyrojë bujqit ta braktisin punën e tyre.

Joachim Rukwied, kryetar i Shoqatës së Bujqve të Gjermanisë (DBV), u kërkoi qytetarëve mbështetje.

“Ne nuk duam ta humbim përkrahjen dhe solidaritetin që e kemi marrë nga një pjesë e madhe e popullit. Por, ne nuk do ta pranojmë rritjen e planifikuar të tatimit për sektorin e bujqësisë”, tha ai për revistën Stern të hënën.

Kritikat e bujqve e nxitën javën e kaluar koalicionin e kancelarit Olaf Scholz – i cili është për ngut ta finalizojë draftin për buxhetin e vitit 2024 pasi ishte vonuar nga një vendim gjykate – të bëjë ndryshime të papritura, përfshirë ndryshimin e planeve për heqjen e subvencioneve për bujqësinë.

JU REKOMANDOJMË

Numërohen mbi 30% e votave me kusht, ky është rezultati nëpër komuna

Numërohen mbi 30% e votave me kusht, ky është rezultati nëpër komuna
17/06/2026 - 14:34

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me kusht. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar mbi 30...

Më shumëDetails

Panairi i librit, Haxhiu: Leximi mëson se jo çdo fjalë është e vërtetë – Rama: Populli që lexon zhvillon sensin e progresit

Panairi i librit, Haxhiu: Leximi mëson se jo çdo fjalë është e vërtetë – Rama: Populli që lexon zhvillon sensin e progresit
17/06/2026 - 14:12

Është hapur të mërkurën Panairi i Librit në Prishtinë, i cili do të qëndrojë i hapur për vizitorët deri më 21 qershor, duke mbledhur botues, autorë dhe dashamirë...

Më shumëDetails

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian: Progresi në Dialog mbetet esencial

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian: Progresi në Dialog mbetet esencial
17/06/2026 - 14:11

Raporti i Riho Terras për Kosovën ka kaluar me shumicë solide të votave. Këtë e ka bërë të ditur vetë Terras përmes një postimi në “X”. Pro raportit...

Më shumëDetails

PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë me 483 vota pro

PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë me 483 vota pro
17/06/2026 - 14:09

Parlamenti Europian ka miratuar sot në 17 qershor raportin e progresit për Shqipërinë me 483 vota pro. Ndërsa, raporti ka marrë po ashtu 103 vota kundër dhe 70...

Më shumëDetails

Operacioni “Mega”, në procesverbal përmendet edhe një veture zyrtare- Si dyshohet se u përfshi një polic i njësisë speciale?

Operacioni “Mega”, në procesverbal përmendet edhe një veture zyrtare- Si dyshohet se u përfshi një polic i njësisë speciale?
17/06/2026 - 13:49

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e operacionit të koduar “Mega”, i cili po asistohet nga agjencitë ndërkombëtare si FBI dhe TRM Labs. Gazeta...

Më shumëDetails

Debati rreth gazit amerikan, Hoti: S’duhet të lejojmë që politika e një njeriu apo një qeverie të vë në rrezik aleancën me SHBA-në

Debati rreth gazit amerikan, Hoti: S’duhet të lejojmë që politika e një njeriu apo një qeverie të vë në rrezik aleancën me SHBA-në
17/06/2026 - 13:45

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me debatin që po zhvillohet rreth gazit amerikan dhe ftesës për Kosovën që t’i bashkohet rrjetit amerikan të LNG-së. Hoti ka thënë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    684 Shpërndaje
    Shpërndaje 274 Tweet 171
  • Ja si tentoi AUV ta fshehë rastin e piperit Besiana që u kthye nga Finlanda për shkak të mykotoksinës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky është Shkëlqim Kastrati, i arrestuari për incidentin te ‘Rruga B’

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    330 Shpërndaje
    Shpërndaje 132 Tweet 83

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë