Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përparim Rama dhe Kadri Rahimaj, dy kryetarët që dështuan keq me investime kapitale këtë vit (Dokument)

18/12/2024 - 09:09
në Kryesore, Lajme
A A
Përparim Rama dhe Kadri Rahimaj, dy kryetarët që dështuan keq me investime kapitale këtë vit (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet e tilla si duket kanë mbetur vetëm në letër.

Bazuar në raportin nëntë mujor (janar-shtator) financiar të Ministrisë së Financave, Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga Rama ka realizuar më së paku investime kapitale, përkatësisht vetëm 25% të buxhetit të planifikuar.  Rama ishte zgjedhur në krye të Prishtinës si kandidat i LDK-së, ndonëse ai pas ardhjes në krye të Komunës më të madhe në vend ka refuzuar vazhdimisht të identifikohet me këtë subjekt politik, duke aluduar se është i pavarur politikisht, raporton portali Front Online.

Hiç më mirë se Rama nuk i ka punët as Komuna e Kamenicës, të cilën e udhëheq Kadri Rahimaj i VV-së, i cili për nëntë muaj ka shpenzuar vetëm 26 për qind të buxhetit të planifikuar për investime kapiate, raporton Front Online.

Më mirë punët me investime kapitale nuk i ka punët as bashkëpartiaku i Rahimajt, Qemajl Aliu, i cili për 9-muaj ka shpenzuar 28 për qind të buxhetit. Hani i Elezit që udhëhiqet nga Mehmet Ballazhi i PDK-së ka shpenzuar 20 për qind të buxhetit për investime kapitale, ndërsa Fushë-Kosova që udhëhiqet nga Burim Berisha i LDK-së ka shpenzuar 36 për qind të buxhetit, raporton Front Online.

Një për qind më shumë se Fushë-Kosova ka realizuar shpenzimet kapitale Komuna e Istogut, përkatësisht 37 për qind, e cila udhëhiqet nga Ilir Ferati i LDK-së, etj.

Pesë “bagerët” e Komunave: Ekrem Kastrati, Xhafer Gashi, Agim Aliu, Bashkim Ramosaj, Smajl Latifi

Kryetari që ka realizuar më së shumti investime kapitale këtë vit është Ekrem Kastrati i Malishevës, i cili vjen nga subjekti politik Nisma për Kosovën. Kastrati ka shpenzuar 98% të buxhetit, raporton portali Front Online. Pas tij, vjen Xhafer Gashi i Obiliqit, i cili vjen nga LDK-ja dhe ka shpenzuar 93 për qind të buxhetit për investime kapitale. Agim Aliu i Ferizajt, i cili është kuadër i PDK-së, ka shpenzuar 88% të buxhetit për investime kapitale. Kreu i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili vjen nga subjekti politik AAK, ka shpenzuar 81 për qind të buxhetit të investime kapitale. Po aq ka shpenzuar edhe bashkëpartiaku i këtij të fundit, Smajl Latifi që udhëheq me Komunën e Rahovecit.

Komunat e mëdha/ Ardian Gjini në krye të listës me investime kapitale, Alban Hyseni  ndër të fundit në listë

Ardian Gjini, i cili udhëheq me Komunën e Gjakovës, ka shpenzuar 76 për qind të buxhetit për investime kapitale, ndërsa Gazmend Muhaxheri që udhëheq më Komunën e Pejës ka shpenzuar 58 për qind të buxhetit. Shaqir Totaj që udhëheq me Komunën e Prizrenit ka shpenzuar 59 për qind të buxhetit për investimet kapitale.
Bedri Hamza që udhëheq me Mitrovicën e Jugut, i cili njëherit është kandidat i PDK-së për kryeministër ka shpenzuar 49 për qind të buxhetit për investime kapitale, Alban Hyseni që udhëheq me Komunën e Gjilanit ka shpenzuar 43 për qind të buxhetit për investime kapitale, raporton Front Online.

Ibrahimi: Komunat po shpenzojnë siç duhet, por Qeveria po dështon me mbështetje të pamjaftueshme

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka vlerësuar menaxhimin e buxhetit për investimet kapitale nga ana e Komunave, duke theksuar se përkundër sfidave nga institucionet qendrore, komunat kanë përformuar jashtëzakonisht mirë.

Ibrahimi ka përmendur se disa komuna kanë arritur të shpenzojnë 100% të buxhetit të dedikuar për investime kapitale, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për qytetarët.

“Përkundër sfidave nga institucionet qendrore, komunat kanë performuar jashtëzakonisht mirë në investimet kapitale dhe niveli qendror duhet t’i merr model komunave për planifikim. Kemi komuna që kanë arritur 100% të buxhetit për investimet kapitale dhe këto shkojnë në dobi të qytetarëve”, tha Ibrahimi për “Front Online”.

Ai ka shtuar se Qeveria, e cila ka lënë të pashpenzuara qindra miliona euro për investime, duhet të mësojë nga praktikat e mira të komunave për sa i përket planifikimit të buxhetit dhe menaxhimit të fondeve.

Ibrahimi gjithashtu ka kritikuar Qeverinë për mungesën e mbështetjes direkte për Komunat në zgjidhjen e problematikave, duke përmendur si shembull kontratat kolektive.

“Niveli qendror që disa vite nuk është duke shpenzuar me qindra miliona euro dhe kjo po ka ndikim në përmirësimin e jetës së qytetarit në vend që t’i shfrytëzojnë mjetet për përkrahje të komunave me kontratën kolektive, ata hezitojnë që të ketë një përkrahje më drejtë për drejtë në zgjedhje të problemit. Kuvendi po ju merr shumë mjete financiare komunave”, shprehet Ibrahimi.

Jakupi: Dëmtimi financiar i Komunave nga Kontrata Kolektive po ndikon në realizimin e projekteve

Njohësi i politikave lokale, Shkëlqim Jakupi, ka folur për “Front Online” lidhur me mos shpenzimin e buxhetit të disa komunave për investimet kapitale, duke theksuar se faktori kryesor që ka ndikuar janë kontratat kolektive.

Sipas Jakupit, komunat janë dëmtuar pa fajin e tyre nga shpenzimet e imponuara nga qeveria, të cilat kanë ardhur pa miratimin e tyre dhe janë dyfishuar, duke krijuar një barrë financiare për to.

“Faktori kryesor që ka ndikuar në qeverisjen lokale në aspektin financiar janë kontratë kolektive, komunat kanë qenë të dëmtuara pa fajin e tyre. Qeveria pa pëlqimin dhe aprovimin e komunave ka marr për obligim ose ka krijuar shpenzim nga kontrata kolektive që janë dyfishuar dhe përmbaruar dhunshëm tek komunat kjo ka ndikuar në uljen e përformancave të komunave”.

Jakupi shton se keqmenaxhimi dhe keqplanifikimi janë gjithashtu arsye të rëndësishme që kanë kontribuar në uljen e shpenzimeve për projekte kapitale.

“Ndikimet tjera janë edhe keqmenaxhimi dhe keqplanifikimi. Planifikimet e vonshme bien edhe tek mungesa e shpenzimeve që nënkupton mungesën e realizimit të projekteve, ky është faktori i parë që ka ndikuar te komunat që kanë shpenzuar më pakë. Mungesa e funksionimit të rregullt të OSHP-së që vonesat që shkaktohet që i bëjnë ankesat që i shkaktojnë operatorët ekonomik”, tha ai.

Dreshaj: Qeveria dhe krerët e Komunave dështuan të realizojnë investimet kapitale, po dëmtohen bizneset

Besart Dreshaj, profesor universitar për ekonomi dhe kryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka kritikuar menaxhimin e buxhetit për investimet kapitale nga ana e Komunave.

Ai ka shprehur për “Front Online” shqetësim se mungesa e investimeve kapitale ka krijuar një situatë të pafavorshme për bizneset dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

“Buxheti i shpenzuar në investimet kapitale nga Komunat është jo i kënaqshëm, nuk është realizuar në shkallën e duhur dhe mungesa e investimeve kapitale e ka shndërruar në një situatë jo të mirë edhe për bizneset dhe mirëqenien qytetare”, thotë ai.

Dreshaj theksoi se krerët e komunave dhe qeveria nuk kanë arritur të realizojnë planet e tyre të investimeve, duke e kthyer planifikimin buxhetor në një instrument më shumë propagandë për fushata zgjedhore se sa një angazhim të vërtetë për zhvillimin ekonomik.

“Krerët e komunave dhe qeveria ato planifikimi nuk kanë ditur ta realizojnë por më shumë propagandë e fushatës zgjedhore. Krerët e komunave kanë ngritur shqetësim për nivelin qendror”, shprehet Dreshaj.

Shpenzimet kapitale në Komunat e Kosovës

JU REKOMANDOJMË

STOP/ Rihanna “e nxehtë” në fotosesion e ri

STOP/ Rihanna “e nxehtë” në fotosesion e ri
31/07/2026 - 16:51

Rihanna ka pozuar për kompaninë e saj, Fenty, dhe duket më e zjarrtë se kurrë. Artistja zbuloi koleksionin e ri të të brendshmëve seksi, duke pozuar pranë shenjave...

Më shumëDetails

Vendimet e Kuvendit të LDK-së: Grupi Parlamentar obligohet të respektojë vendimet e partisë

Vendimet e Kuvendit të LDK-së: Grupi Parlamentar obligohet të respektojë vendimet e partisë
31/07/2026 - 16:36

Kuvendi i partisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nxjerrë disa vendime, të cilët i kanë bërë publik sot. Në pikën e parë, Kuvendi thotë: “Kuvendi përcakton si...

Më shumëDetails

Pas përplasjes për Abdixhikun, në LDK ia kujtojnë Ramës: PDK-së 8 drejtori, neve vetëm 3

Pas përplasjes për Abdixhikun, në LDK ia kujtojnë Ramës: PDK-së 8 drejtori, neve vetëm 3
31/07/2026 - 16:30

Duke hapur që raporti në mes të kryetarit të Prishtinës, përparim Rama dhe kreut të LDK’së, Lumir Abdixhiku nuk është i njëjti si në fillim, kur kryetari i...

Më shumëDetails

Dogana zbulon medikamente të padeklaruara me vlerë rreth 6 mijë euro në një autobus

Dogana zbulon medikamente të padeklaruara me vlerë rreth 6 mijë euro në një autobus
31/07/2026 - 16:24

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një tentim për futjen në territorin e Republikës së Kosovës të medikamenteve të padeklaruara, të fshehura në një autobus në Pikën...

Më shumëDetails

Sibel Halimi: LDK dëshmoi se demokracia e brendshme nuk është vetëm parim i shpallur

Sibel Halimi: LDK dëshmoi se demokracia e brendshme nuk është vetëm parim i shpallur
31/07/2026 - 16:12

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka reaguar pas rizgjedhjes së Lumir Abdixhikut në krye të partisë, duke vlerësuar procesin e zhvilluar në...

Më shumëDetails

Inspektorati ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren dhe Suharekë: Kishte rrezik serioz për jetën e punëtorëve

Inspektorati ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren dhe Suharekë: Kishte rrezik serioz për jetën e punëtorëve
31/07/2026 - 16:03

Inspektorati Qendror i Punës tha se ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren dhe Suharekë. Ky institucion tha se gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë