Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Procedurat deri te Qeveria e re e Kosovës: Konsultime, negociata, koalicion, çka pritet pas numërimit të votave

13/02/2025 - 15:06
në Kryesore, Lajme
A A
Procedurat deri te Qeveria e re e Kosovës: Konsultime, negociata, koalicion, çka pritet pas numërimit të votave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për dallim prej vitit 2021, zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit kanë sjellë rezultate që imponojnë negociata e koalicion. Formimi i Qeverisë së re nuk do të jetë i lehtë, ndërsa presidentja Vjosa Osmani pret certifikimin e rezultateve për ta bërë punën e saj në këtë drejtim. Procedurat janë të qarta dhe nëse dy përbërje të Qeverisë dështojnë ta marrin shumicën e votave në Kuvend – zgjedhje sërish.

Rezultatet tashmë pothuajse dihen dhe në perspektivë Kosova sheh një qeveri të re e cila duket se do të duhet të formohet me një koalicion paszgjedhor.

Disa ditë apo javë negociata pritet të ketë për këtë koalicion qeverisës pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka përfunduar ende numërimin e votave dhe ato me postë dhe me kusht nuk i kanë hedhur ende në tavolinë.

Megjithëse KQZ-ja kishte planifikuar që deri në fund të shkurtit t’i kryente të gjitha procedurat, Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim pret që certifikimi i rezultateve do të bëhet vetëm në mars, nëse nuk do të ketë ndonjë rast për rinumërim apo rivotim.

“Edhe në bazë të vetë planifikimeve të KQZ-së, fundi i këtij muaji ka qenë afati më i largët i mundshëm për t’i kryer, le të themi, proceduarat deri në certifikim të rezultateve, por unë realisht pres që muaji mars, fillimi i muajit apo mesi i muajit mars të jetë periudha kur potencialisht mund të kemi certifikim të rezultateve, pas ankesave dhe duke supozuar që nuk do të ketë ndonjë vendim gjyqësor për, qoftë rinumërim apo rivotim apo çkado tjetër, siç ka qenë rasti në zgjedhjet e kaluara” i tha Cakolli të mërkurën Gazetës Express.

Në tri zgjedhjet e fundit parlamentare, KQZ-ja i kishte certifikuar rezultatet rreth një muaj pas votimit.

Procedurat deri te zgjedhja e Qeverisë së re

Kuvendi duhet të konstituohet pasi të jenë certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Pika 1 e nenit 66 të Kushtetutës thotë se Kuvendi zgjidhet në seancën konsistuive e cila “mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve”.

Presidentja Vjosa Osmani “e thërret seancën e parë të Kuvendit”, sipas pikës 3 të të njëjtit nen. Nëse ajo nuk është në gjendje ta bëjë këtë, “Kuvendi mblidhet pa pjesëmarrjen e Presidentit”, thotë Kushtetuta.

Seanca e parë udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe ai më i riu në sallën e Kuvendit.

Kryetarin e Kuvendit e propozon grupi më i madh parlamentar, siç përcaktohet në nenin 67. Ai zgjidhet me shumicë të votave të të gjithë deputetëve (61 nga 120).

Deputetët duhet t’i zgjedhin edhe 5 nënkryetarë të Kuvendit, 3 prej të cilëve propozohen nga tri grupet më të mëdha parlamentare, kurse dy nga komunitetet joshumicë.

Ndërsa legjislatura e re e Kuvendit detyrë të radhës ka zgjedhjen e Qeverisë, presidentja i fton partitë politike parlamentare për konsultime.

Ajo më pas, siç parasheh pika e parë e nenit 95 të Kushtetutës, “i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”.

Kandidati i caktuar për formimin e qeverisë më pas duhet ta paraqesë përbërjen e Qeverisë para deputetëve “jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë”, pasi të jetë mandatuar, thotë pika e dytë.

Sikurse edhe kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, Qeveria zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve (61 nga 120).

Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk e merr shumicën e votave të nevojshme, presidentja “brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë”, parasheh Kushtetuta.

Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë presidentja “i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”, thotë pika 4 e nenit 95 të Kushtetutës.

Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 341,672 vota apo 40.84%, kur kanë mbetur pa u procesuar vetëm edhe 7 vendvotime.

Partia Demokratike e Kosovës ka 184,499 vota apo 22.05%, Lidhja Demokratike e Kosovës 147,827 vota apo 17.67% dhe koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët 62,309 vota apo 7.45 %

Eugen Cakolli thotë se është “praktikisht pothuajse e pamundur” që LVV-ja t’i sigurojë 50 apo 51 ulëse në Kuvend edhe pasi të jenë numëruar votat me postë. Për ta arritur në atë numër, ai tha se kësaj partie i duhen “mbi 90% të votave të diasporës”.

JU REKOMANDOJMË

Klinika “Fiziocromed” e Sami Pllanës zbulohet se vepronte pa licencë dhe me staf të palicencuar – Gjobitet me 4 mijë euro

Klinika “Fiziocromed” e Sami Pllanës zbulohet se vepronte pa licencë dhe me staf të palicencuar – Gjobitet me 4 mijë euro
27/09/2026 - 16:37

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

Vazhdojnë skandalet për Chair Airlines, kompaninë partnere të Air Prishtina

Vazhdojnë skandalet për Chair Airlines, kompaninë partnere të Air Prishtina
27/09/2026 - 16:28

Me fillimin e pushimeve vjeshtore në disa kantone të Zvicrës, Aeroporti i Cyrihut është mbushur sërish me udhëtarë. Mes tyre ishte edhe familja e një lexuesi të Blick,...

Më shumëDetails

Tifogrupet bashkohen në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Tifogrupet bashkohen në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
27/09/2026 - 16:28

Rrugët e Prishtinës të dielën u mbushën me thirrje në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pjesë e organizimeve ishin edhe tifogrupet kosovare. Tifozët e...

Më shumëDetails

Ymeri: Draft-deklaratat për Hagën pritet të votohen nesër, protestuesit ende nuk janë ftuar për diskutim

Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
27/09/2026 - 16:00

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri , ka bërë të ditur se nesër në Kuvend pritet të vijnë për votim deklarata për çështjen e Hagës, Përmes...

Më shumëDetails

Rama kritika SPAK’ut si e administroi rastin e Vlora Hysenit: Arresti masë ekstreme – qasja i la pa fjalë edhe partnerët tanë

Rama kritika SPAK’ut si e administroi rastin e Vlora Hysenit: Arresti masë ekstreme – qasja i la pa fjalë edhe partnerët tanë
27/09/2026 - 15:45

Kryeministri Edi Rama po jep një mesazh për qytetarët lidhur me hetimin që po zhvillohet për ish-drejtoreshën e SHISH Vlora Hysenin. “Pas vendosjes së masës së arrestit shtëpiak...

Më shumëDetails

Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar
27/09/2026 - 15:43

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një klinikë në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Alarm për sigurinë pas hakimeve në WhatsApp në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e shtetit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Trump i përgjigjet ofertës së Iranit për Hormuzin

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë