Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagim ndaj Armend Mujës: Biseda juaj me Radoiçiqin është fakt, ka dëshmi për këtë

15/10/2024 - 16:45
në Lajme, Opinione
A A
Reagim ndaj Armend Mujës: Biseda juaj me Radoiçiqin është fakt, ka dëshmi për këtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Baton Haxhiu

Zoti Armend Muja më në fund reagoi pas një jave heshtjeje. Vonesa në reagimin e tij tregon shumë më tepër sesa vetë deklarata e tij e përpunuar nga stafi propagandues i VV.

Kur dikush ka nevojë për shtatë ditë për të përgënjeshtruar një të vërtetë, çfarë tregon kjo? Pse kërkohet kaq shumë kohë për të thënë “jo”? A nuk është e qartë për secilin që kjo nuk është një përgënjeshtrim i sinqertë i tij, por ka të bëj me një dhunim të personit Armend Muja nga partia për një përpjekje për të manipuluar me kohen dhe opinionin?

Në momentin kur Leonard Kerquki dhe Ermal Panduri e pyetën më heret në emisionet e tyre- drejtpërdrejt nëse ka folur personalisht me kriminelin e njohur Milan Radojčić, zoti Muja zgjodhi të gënjejë dhe ta mohojë. Shikojeni me kujdes intervistën te Ermali si e anashkalon disi pavërejtshëm.

Ky mohim publik është ajo që më detyroi mua të bëj deklaratën time në Pressing.

Nëse ai nuk do ta kishte mohuar të vërtetën, unë nuk do të kisha ndërhyjë publikisht. Por pasi kisha dëgjuar incizimin ku ai fliste me Radojčićin dhe e quante “Brate”, ishte e pamundur të qëndroja më gjatë në heshtje.

Unë nuk e publikova këtë bisedë menjëherë për një arsye të thjeshtë: inçizimi dhe vetëm ai nuk ishte burim i mjaftueshëm dhe lehtë i verifikueshëm për ta botuar në atë kohë.

Kjo është një normë etike që çdo gazetar profesionist respekton.

Por kur zoti Muja zgjodhi të shtrembëronte të vërtetën në publik, atëherë ishte e nevojshme të flitej hapur për faktet në Pressing.

Pyetja që mbetet është kjo: Pse iu deshën zotit Muja shtatë ditë për të reaguar?

Një reagim i menjëhershëm do të tregonte ndershmëri, por një përgjigje e vonuar flet shumë për frikën e tij nga e vërteta. Kjo vonesë nuk është asgjë më shumë se një përpjekje për të shpikur një narrativë që mbështet atë dhe partinë e tij, Vetëvendosje, duke shpërfillur të vërtetën që tashmë është e dëshmuar edhe me Mimoza Kusarin, Hysen Durmishin, Liburn Aliun, Rozeta Hajdarin, Martin Berishajn dhe me dhjetëra gënjeshtra të vërtetuara të Besnik Bislimit dhe Albin Kurtit personalisht.

Në vend që Armend Muja të përballet me faktet, ai zgjedh të bëj sulm ndaj mediave dhe të hedhë akuza të pabaza për një “luftë hibride”. Kjo është një taktikë e njohur për të devijuar vëmendjen, por e vërteta mbetet e pamohueshme: Armend Muja ka folur me një kriminel të njohur, e ka quajtur “Brate”.

Pse ke nevojë të gënjesh. Nuk është fundi i botës të flasësh me një kriminel. Mund edhe të gabosh. Dhe kërkon falje se është njerëzore. Por, të flasësh dhe të mashtrosh është problem, ose me mirë thënë këtu fillon problemi.

Në çastin kur një deputet zgjedh rrenën si mjet për t’u mbrojtur, ai jo vetëm që dëmton besimin ndaj vetes, por bën një akt më të rëndë: e tradhton besimin publik dhe rolin e tij përfaqësues. Pse një përfaqësues i zgjedhur nga populli do të kishte nevojë të mashtrojë për të mbrojtur vetveten ose partinë? A është kaq e pamundur të pranosh një gabim të thjeshtë dhe të kërkosh falje, sa që e ke më të lehtë të shkoni te rruga e rrezikshme e gënjeshtrës?

Kjo sjellje është e papranueshme për dikë që duhet të jetë model i së vërtetës dhe përgjegjësisë për qytetarët. Kur deputeti Armend Muja zgjedh të shtrembërojë të vërtetën, ai nuk përballet me gabimin e tij, por e thellon atë. Një gabim naiv mund të kuptohet dhe të falet, por një gënjeshtër e qëllimshme, për të mbrojtur interesat e ngushta të partisë, është e pafalshme dhe e dëmshme për të gjithë shoqërinë.

Si deputet i Kuvendit të Kosovës, zoti Muja ka për detyrë të përfaqësojë të vërtetën, transparencën dhe interesat e qytetarëve. Por çfarë ndodh kur vetë ai përpiqet të fshehë një të vërtetë të qartë?

Biseda e tij me një kriminel të njohur, si Milan Radojčić, nuk është thjesht një spekulim, është fakt. Ka dëshmi të qarta që tregojnë se ai ka komunikuar në tetor të vitit 2022 me një individ që jo vetëm që është në listën e zezë të SHBA-së, por është edhe një figurë kyçe në destabilizimin e sigurisë së Kosovës.

Në vend që të pranojë këtë gabim dhe të distancohet nga veprimet e tij, zoti Muja zgjedh rrugën më të lehtë: gënjeshtrën. Dhe kjo nuk është hera e parë që ai dhe partia e tij përdorin këtë taktikë të rrezikshme për të manipuluar opinionin publik. Pyetja që drejtohet te ti dhe VV është se pse gënjeshtra është kaq e lehtë për t’u përdorur, por e vërteta aq e rëndë për t’u mbajtur?

Sulmet e Mujës ndaj mediave janë një përpjekje e lodhur për të shmangur përgjegjësinë. Në vend që të përballet me faktet dhe të mbrojë të vërtetën, zoti Muja preferon të viktimizohet dhe të shpikë një “luftë hibride” të imagjinuar. Kjo është një strategji klasike e atyre që janë të zhytur në gënjeshtra: shpifin gjithçka për t’i ndalur kërkesat ndaj atyre që kërkojnë drejtësi.

Por e vërteta nuk mund të fshihet përjetësisht. Zoti Muja, ju keni komunikuar me një kriminel të kërkuar dhe e keni quajtur “Brate”. Kjo nuk është çështje mendimi apo spekulimi, është një fakt i pakundërshtueshëm. Nëse jeni aq i bindur në pafajësinë tuaj, atëherë sfido faktet dhe nis një proces ligjor. Shihemi aty. Por ju e dini që faktet janë kundër jush. Në vend që të përballeni me realitetin, ju zgjidhni të fshiheni pas akuzave të pabaza dhe të sulmoni ata që kërkojnë llogaridhënie.

Kosova dhe qytetarët meritojnë përfaqësues që nuk gënjejnë dhe që nuk i përdorin lidhjet me kriminelë për përfitime politike. Në këtë rast, është e qartë se zoti Muja ka dështuar jo vetëm në rolin e tij si përfaqësues, por edhe si individ që duhet të mbajë moralin dhe ndershmërinë si parim bazë.

Çka përmban komunikimi:

Komunikimi mes Armend Mujës dhe Milan Radojčićit:

Në një bisedë telefonike mbi katër minuta, Armend Muja, deputet i rëndësishëm i Lëvizjes Vetëvendosje, i drejtohet kriminelit të njohur Milan Radojčić me përshëndetjen vëllazërore “brate”. Radojčić, në kthim, përgjigjet me të njëjtën ngrohtësi: “hajde hajde brate”.

Në këtë bisedë, Muja përpiqet ta bindë Radojčićin të ndërmarrë hapa për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, duke i theksuar se qeveria e Kosovës po përballet me kritika nga bashkësia ndërkombëtare për këtë çështje. Përmes kësaj përpjekjeje, Muja e trajton Radojčićin si një faktor vendimtar në zgjidhjen e krizës politike.

Skandali arrin përmasa më të mëdha kur vetë Radojčić, përmend autostradën e veriut dhe rëndësinë e përfshirjes së tij në proceset e prokurimit si një ndër kushtet për kthimin e serbëve në institucione. Në vend që ta refuzojë ose ta kundërshtojë këtë kërkesë të papërshtatshme, Muja vazhdon të komunikojë pa asnjë hezitim.

Ajo që e bën këtë komunikim edhe më tronditës është momenti kur Radojčić, në një shenjë ironie dhe sfide, fillon t’i flasë deputetit Muja në gjuhën shqipe, ndërsa Muja, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje ndaj kriminelit, i përgjigjet në gjuhën serbe.

Ky komunikim është më shumë sesa një moment i rëndomtë politik. Ai zbulon një raport të dyshimtë midis një deputeti të Kosovës dhe një krimineli të sanksionuar, i cili ka luajtur një rol kyç në destabilizimin e rajonit dhe sabotimin e institucioneve të Kosovës. Ky është realiteti me të cilin duhet të përballet Armend Muja dhe gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre publike.

Kjo nuk është 99% e vërtetë – është 100% e vërtetë.

JU REKOMANDOJMË

AGK-ja e dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt dhe shpreh solidaritet të plotë me të

AGK-ja e dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt dhe shpreh solidaritet të plotë me të
13/10/2026 - 13:12

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar për kanosjen dhe rrezikimin e sigurisë fizike të gazetarit Lirim Mehmetaj, themelues i Vox Kosova. AGK-ja e dënon...

Më shumëDetails

Vizita e paparalajmëruar e ambasadorit gjerman në Kushtetuese – as Ambasada e as Gjykata s’flasin

Vizita e paparalajmëruar e ambasadorit gjerman në Kushtetuese – as Ambasada e as Gjykata s’flasin
13/10/2026 - 12:58

Pse shkoi ambasadori gjerman në Gjykatën Kushtetuese? Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph të premten e javës së kaluar shkoi në Gjykatën Kushtetuese. Rudolph shkoi atje pa...

Më shumëDetails

Kurti: Serbia s’ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së vitit 2011

Kurti udhëton sot për në Amerikë
13/10/2026 - 12:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në eventin përmbyllës të projektit PIAKOS, të organizuar nga ATRC dhe Banka Botërore, ku ka theksuar se Serbia nuk ia...

Më shumëDetails

Lipjani ia fali “Eurometal”-it 20 mijë m² për 99 vjet – milionat dhe vendet e punës mbetën vetëm premtime

Lipjani ia fali “Eurometal”-it 20 mijë m² për 99 vjet – milionat dhe vendet e punës mbetën vetëm premtime
13/10/2026 - 12:26

Komuna e Lipjanit, e drejtuar nga Imri Ahmeti, më 23 prill 2025 kishte lidhur kontratë me kompaninë “EUROMETAL” për dhënien në shfrytëzim afatgjatë, për 99 vjet, të një...

Më shumëDetails

Wizz Air redukton kapacitetet për sezonin dimëror- pezullon disa linja

Wizz Air redukton kapacitetet për sezonin dimëror- pezullon disa linja
13/10/2026 - 12:17

Kompania ajrore me kosto të ulët Wizz Air po redukton kapacitetet e planifikuara për sezonin dimëror 2026/2027, duke shkurtuar të paktën 5 për qind të fluturimeve të planifikuara,...

Më shumëDetails

Përplasje mes deputetëve në Komisionin për Buxhet, deputet e PDK-së dhe Aleancës lëshojnë mbledhjen

Përplasje mes deputetëve në Komisionin për Buxhet, deputet e PDK-së dhe Aleancës lëshojnë mbledhjen
13/10/2026 - 12:07

Mbledhja e Komisionit për Buxhet, ku ishte paraparë shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori

    Publikohet lista e Speciales me emrat e personave që konsiderohen viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • “Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Lirim Mehmetaj: “E kam denoncuar për kërcënim – nuk do ta heqë postimin”

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Nuk e hiq asnjë shkronjë”; “u pajtuam të mos merrem me njëri-tjetrin”: Çka ndodhi mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe Gani Gecit?

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë