Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shefi i EULEX-it: Banjska e ka dëshmuar brishtësinë e veriut

09/06/2024 - 18:31
në Kryesore, Lajme
A A
Shefi i EULEX-it: Banjska e ka dëshmuar brishtësinë e veriut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka thënë të dielën se sulmi në Banjskë të Zveçanit e ka dëshmuar brishtësinë dhe cenueshmërinë e veriut të Kosovës, dhe ka bërë thirrje për dhënie fund të tensioneve dhe krizave.

“Banjska e ka dëshmuar brishtësinë dhe cenueshmërinë e kësaj zone. Prandaj, kjo zonë kërkon vëmendje të veçantë. Ne jemi vigjilentë për të parandaluar çdo rikthim të mundshëm të dhunës”.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues.

Kosova e konsideron Serbinë si përgjegjëse për organizim dhe kryerje të sulmit, por Beogradin mohon gjithçka.

Shefi i EULEX-it ka bërë thirrje që Serbia të bëjë të pamundurën për të parandaluar përsëritjen ndonjë situate sikurse ajo në Banjskë.

“Presim prej Serbisë që të ushtrojë fuqinë që ka për të mbajtur përgjegjës ata që e kanë kryer sulmin”, tha ai pë KP.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Ndonëse ndaj tij është shpallur një fletarrestim ndërkombëtar, ai gjendet i lirë në Serbi.

Shefi i EULEX-it ka thënë se misioni që udhëheq, e ka rritur shkallën e vigjilencës për të mos lejuar përsëritjen e ndonjë krize dhe e di që Kosova ka përforcuar praninë dhe kapacitetet e veta përgjatë kufirit.

“Nëse diçka ndodh prapë, atëherë ajo do të nënkuptonte që me shumë mundësi, institucionet në Serbi kanë dështuar që të parandalojnë një sulm”.

Policia e Kosovës është përgjegjësja e parë për sigurinë e Kosovës, EULEX-i i dyti, ndërsa misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i treti.

Barbano ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog dhe t’i zgjidhin të gjitha çështjet përmes atij kanali.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës.

Dy vendet dialogojnë në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve, qysh prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

JU REKOMANDOJMË

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje për mbajtjen e pozitave të dyfishta

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje për mbajtjen e pozitave të dyfishta
26/08/2026 - 12:07

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje, lidhur me ushtrimin...

Më shumëDetails

Gjenerali amerikan Wikoff: KFOR-i do të mbetet i pranishëm në zonat përreth Urës së Ibrit

Gjenerali amerikan Wikoff: KFOR-i do të mbetet i pranishëm në zonat përreth Urës së Ibrit
26/08/2026 - 11:52

Gjenerali amerikan, George Wikoff, është deklaruar dje lidhur me procesin e optimizimit të KFOR-it në Kosovë. Wikoff ka folur specifikisht edhe për prezencën e KFOR-it në Urën e...

Më shumëDetails

Hoti: “Bllokimi i institucioneve ka një adresë – LVV dhe Kurti”

Hoti: Ne kemi punuar ngushtë me aleatët që çështja e Kosovës të jetë sfidë për integrim euroatlantik e jo sfidë e sigurisë
26/08/2026 - 11:39

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se, me përfundimin e muajit gusht, 120 deputetë do të marrin rroga pa punuar asgjë. Përmes një postimi në Facebook, Hoti u...

Më shumëDetails

Përplasje mes Matoshit dhe Zekës, gazetari-deputetes: Kopilesha e Millosheviçit, kjo që ka fjetur nëpër vilat e Beogradit kur ne luftonim

Përplasje mes Matoshit dhe Zekës, gazetari-deputetes: Kopilesha e Millosheviçit, kjo që ka fjetur nëpër vilat e Beogradit kur ne luftonim
26/08/2026 - 11:13

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka reaguar me një postim ironik në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit rreth aktakuzës për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit. Në...

Më shumëDetails

Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë
26/08/2026 - 10:37

​Dogana e Kosovës edhe pse është institucion vital shtetëror, duket se punon me standarde të dyfishta. Kjo pasi që për raste të njëjta të dyshimeve për keqpërdorim të...

Më shumëDetails

Flet ish-ambasadori të cilit Sheholli ia dërgoi dokumentin e RDB-së serbe për Kurtin

Flet ish-ambasadori të cilit Sheholli ia dërgoi dokumentin e RDB-së serbe për Kurtin
26/08/2026 - 10:32

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri, analisti politik Blerim Canaj konfirmoi të martën i dyshuari për spiunazh, Fatmir Sheholli ia kishte dërguar dokumentin e pretenduar të shërbimeve inteligjente serbe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë