Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjerohet skandali: Pas bastisjeve nga policia, zbulohet se “Avicena” futi për 200 euro ndihmë në marrëveshje drejtorin e Shëndetësisë së Mitrovicës për t’u paraqitur si bamirës (Dokument)

28/10/2024 - 16:47
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Zgjerohet skandali: Pas bastisjeve nga policia, zbulohet se “Avicena” futi për 200 euro ndihmë në marrëveshje drejtorin e Shëndetësisë së Mitrovicës për t’u paraqitur si bamirës (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info më 20 tetor 2024 kishte raportuar për një skandal të bërë nga Komuna e Mitrovicës, përkatësisht drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Fahri Shabani, i cili përmes një postimi ka promovuar si kompani bamirëse laboratorin dhe poliklinikën “Avicena KS”, e cila 10 ditë më parë ishte bastisur nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovë nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.

Përmes kërkesës për qasje në dokumente zyrtare në Komunën e Mitrovicës, Veriu.info ka siguruar marrëveshjen e arritur mes drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani dhe pronarit të “Avicena KS”, Amar Shuki.

Përkundër që drejtori Fahri Shabani në një reagim tij ndaj shkrimit të parë të Veriu.info, lë të nënkuptohet se marrëveshja është lidhur me 1 tetor, Veriu.info ka gjetur se marrëveshja është lidhur me 18 tetor 2024. Pra, kjo marrëveshje është lidhur tetë (8) ditë pas bastisjes së pikave të “Aviena KS” anembanë Kosovës, ku si rezultat i këtij aksioni shteti mbylli 19 prej këtyre pikave në qytete të ndryshme të Kosovës.

Në pjesën hyrëse të marrëveshje thuhet se ajo është arritur pas kërkesës së drejtuar nga Komuna e Mitrovicës për t’u ndihmuar nga “Avicena KS” në aspektin financiar.

Tutje, në nenin 1 të marrëveshjes thuhet se ndihma financiare për Komunën e Mitrovicës konsiston në pagesën e mëditjes mujore për angazhimin e një radiologu të punësuar nga Laboratori “Avicena KS” kundrejt çmimit prej 200 euro në muaj.

Një drejtori që menaxhon qindra mijëra apo miliona euro buxhet, të ‘nënshtrohet’ për 200 euro ndihmë përballë një kompania të sapo bastisur për veprimtari të kundërligjshme mjekësore e farmaceutike, të cilët iu gjetën edhe 9 armë dhe 600 fishekkë, kjo është nënçmim për institucionin e komunës që buxhetin vjetor e ka rreth 30 milionë euro.

Në nenin 3 të marrëveshjes se siguruar nga Veriu.info thuhet se radiologu Hamdi Hamiti do të angazhohet nga 18.10.2024 deri 15.11.2024 që të ofrojë shërbimet e tij në Komunën e Mitrovicës një herë në javë.

Mirëpo, i çuditshme është fakti se në marrëveshje nuk specifikohet se shërbimet e këtij radiologu në cilën institucion apo objekt do të kryhen, si dhe në çfarë orari do t’i kryej radiologu shërbimet.

Ndiqeni videon e hulumtimit KËTU:

Çka kishte thënë Drejtori Fahri Shabani për marrëveshjen në promovim të saj dhe në reagim?

“Ditën e djeshme, 26 gra dhe vajza të Mitrovicës kanë kryer ultrazërin e gjirit falas në Kabinetin e Radiologjisë në QKMF falë marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Drejtorisë për Shëndetësi dhe kompanisë AvicenaKS , e cila ndër tjera përfshinë edhe ofrimin e shërbimeve të specialistit të radiologjisë ( nga ana e AvicenaKS)  një herë në javë ( e premtë)  për nevojat e Kabinetit të Radiologjisë së QKMf-së. Të gjitha gratë dhe vajzat e interesuara për shërbimin e ultrazërit të gjirit, caktimin e termineve duhet ta bëjnë në kabinetin e radiologjisë në QKMF çdo ditë pune prej orës 8.00 deri në 13.00”, kishte shkruar me 19 tetor 2024, një ditë pas nënshkrimit të saj. (postimi: KËTU)

Duke qenë se marrëveshja ishte promovuar nga drejtori Fahri Shabani nëntë (9) ditë pas bastisjeve të pikave të “Avicena KS” anëmbanë Kosovës, përfshirë edhe pikën që gjendet përball objektit të Komunës së Mitrovicës, Veriu.info kishte publikuar një shkrim me titull: “Skandal: Drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë tenton ta përmirëson imazhin e ‘Avicena KS’ që u bastis për falsifikime e veprimtari të kundërligjshme mjekësore, me marrëveshje i paraqet si bamirës”, ku shpjegohej se si po i bëhej favor “Avicena KS” nga zyrtarë të lartë të një institucioni publik në rregull të imazhit të dëmtuar me rastin e mbylljes së 19 pikave të këtij laboratori më 10 tetor.

Drejtori Fahri Shabani kishte publikuar një reagim pas shkrimit të Veriu.info, ku përveç akuzave pa prezantuar asnjë fakt ndaj redaksisë së mediumit, mundohet ta mbrojë marrëveshjen duke thënë se projekti kishte nisur me 1 tetor dhe marrëveshje të tilla “Avicen KS” ka me të gjitha komunat e Kosovës. (Postimi: KËTU)

Veriu.info më pas kishte dërguar pyetje në disa prej komunave të Kosovës, për të vërtetuar se a ka ky laborator marrëveshje me to, ku Komuna e Vushtrrisë, Komuna e Skenderajt, Komuna e Prizrenit dhe Komuna e Ferizajt kishin kthyer përgjigje, duke thënë se nuk kanë asnjë marrëveshje me “Avicena KS’, përgjigje këto që e zbulojnë rrenën e thënë publikisht nga drejtori Fahri Shabani.

(Se çka e bën të afërt drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë më “Avicena KS”, lexoni nesër në Veriu.info)

Skandal: Drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë tenton ta përmirëson imazhin e ‘Avicena KS’ që u bastis për falsifikime e veprimtari të kundërligjshme mjekësore, me marrëveshje i paraqet si bamirës

Në përpjekje për të mbrojtur “Avicena KS”, drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani rrenë publikisht (Dëshmi)

Pas Komunës së Vushtrrisë, edhe Prizreni dhe Skenderaj e demantojnë pretendimin e drejtorit të Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani në përpjekjen e tij për të mbrojtur marrëveshjen me “Avicena KS”

JU REKOMANDOJMË

I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)
Kryesore

I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

12/07/2025 - 23:33
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Kryesore

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri

12/07/2025 - 23:11
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

12/07/2025 - 23:01
Anita Muçaj për arrestimin e Haradinajt: Nisa të qaj kur e futën në pranga
Lajme

Anita Muçaj për arrestimin e Haradinajt: Nisa të qaj kur e futën në pranga

12/07/2025 - 22:44
Tarifat e SHBA-së ndaj BE-së, Macron kundër: Të arrijmë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht deri më 1 gusht
Lajme

Tarifat e SHBA-së ndaj BE-së, Macron kundër: Të arrijmë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht deri më 1 gusht

12/07/2025 - 22:41
Begaj në Ohër me ftesë të presidentes Davkova: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garanci për progres
Lajme

Begaj në Ohër me ftesë të presidentes Davkova: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garanci për progres

12/07/2025 - 22:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë