Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Specialja sërish e cilëson të papërgatitur Policinë e Kosovës për arrest shtëpiak – kjo është njëra nga arsyjet e refuzimit të lirimit me kusht të Veselit, Selimit e Krasniqit

15/08/2025 - 21:45
në Lajme
A A
Specialja sërish e cilëson të papërgatitur Policinë e Kosovës për arrest shtëpiak – kjo është njëra nga arsyjet e refuzimit të lirimit me kusht të Veselit, Selimit e Krasniqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata e Apelit në Hagë ka refuzuar kërkesat për lirim me kusht të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke mbështetur vendimin e shkallës së parë.

Sipas Panelit të Apelit, nuk është gjetur asnjë gabim në vendimin paraprak, duke konfirmuar mbajtjen në paraburgim të tre ish-krerëve të UÇK-së.

Vendimi thekson se, edhe pse Prokuroria ka përfunduar me paraqitjen e dëshmitarëve dhe nuk është vërejtur rrezik për arratisje apo përsëritje të veprës penale, masat alternative të ofruara – përfshirë arrestin shtëpiak – janë vlerësuar të pamjaftueshme për të garantuar sigurinë e procesit gjyqësor.

Në veçanti, gjykata ka vlerësuar se Policia e Kosovës nuk ofron garanci të mjaftueshme për të parandaluar komunikimin e mundshëm të të akuzuarve me persona të jashtëm, përfshirë dërgimin e mesazheve të koduara përmes familjarëve, transmeton lajmi.net

Në rastin e Veselit, edhe mbrojtja kishte pranuar se njëra nga përgjigjet e Policisë ndaj kërkesave të tyre nuk kishte qenë e plotë.

Megjithatë, kërkesa që gjykata të kërkonte më shumë informacione nga Policia është refuzuar, me arsyetimin se nuk kishte bazë të mjaftueshme për të besuar se një informacion shtesë do të ndryshonte situatën.

Gjykata sqaroi se nuk është e detyruar të eksplorojë çdo masë të mundshme që palët nuk e kanë propozuar vetë, dhe se nuk kishte as baza realiste për ndonjë garanci tjetër nga autoritetet kosovare.

Përfundimisht, Apeli vendosi të mbajë në fuqi vendimin për paraburgim, duke mos lënë asnjë hapësirë për lirim me kusht për Veselin, Krasniqin dhe Selimin – pavarësisht faktit se faza e dëshmitarëve të Prokurorisë ka përfunduar.

JU REKOMANDOJMË

A do të kandidojë në 2028? Trump: Do të doja, por ligji është shumë i rreptë

A do të kandidojë në 2028? Trump: Do të doja, por ligji është shumë i rreptë
12/08/2026 - 10:14

Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur gazetarëve për mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë presidencial në vitin 2028. Ai pranon se do ta dëshironte një...

Më shumëDetails

VV e përsërit qëndrimin: Seanca do të thirret kur të arrihet marrëveshja për presidentin

VV e përsërit qëndrimin: Seanca do të thirret kur të arrihet marrëveshja për presidentin
12/08/2026 - 10:12

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit do të thirret në momentin kur të arrihet marrëveshje politike për presidentin. Rrustemi,...

Më shumëDetails

Detajet e operacionit në Turqi, si e fshehu shërbimi sekret presidentin amerikan

Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet së shpejti
12/08/2026 - 10:04

Më 8 korrik, presidenti amerikan Donald Trump hipi në avionin presidencial Air Force One përpara kamerave televizive, teksa largohej nga samiti i NATO-s në Turqi. Por kur avioni...

Më shumëDetails

IQMT vazhdon kontrollet, heq nga tregu shtatë produkte të qumështit të ndaluara nga AUV

IQMT vazhdon kontrollet, heq nga tregu shtatë produkte të qumështit të ndaluara nga AUV
12/08/2026 - 09:55

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut po vazhdon aksionin e kontrolleve të produkteve të qumështit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë ditës së sotme janë...

Më shumëDetails

“Vajton” Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

“Vajton” Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani
12/08/2026 - 09:52

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, ka zhvilluar një bisedë me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash,...

Më shumëDetails

KEK-u njofton ndalimin e Njësisë A4

Bekir Gërguri emërohet si U.d i Kryeshefit të KEK, Kabashi u kthehet detyrave që kishte më parë
12/08/2026 - 09:43

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar më 11 gusht, në ora 00:00, pas evidentimit të disa parregullsive teknike. Sipas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    278 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 70
  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Si e falsifikoi IP Petrol e Mikullovcit dokumentin e British Petrol për ta fituar një tender në vlerë mbi 15 milion euro – ja skema e mashtrimit, sipas Buzhalës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë