Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump: Është koha për udhëheqje të re në Iran

18/01/2026 - 21:46
në Pa kategori
A A
Inaugurimi i Trump do të bëhet në ambiente të mbyllura | Hera e fundit që ndodhi kështu ishte në vitin 1985
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se kishte ardhur koha që udhëheqës të rinj të merrnin kontrollin në Iran, pasi dhjetëra mijëra protestues kanë dalë në rrugë në vend, duke e vënë republikën islamike përballë një prej kërcënimeve më serioze ndaj legjitimitetit të saj që nga revolucioni i vitit 1979.

“Është koha të kërkohet një udhëheqje e re në Iran”, i tha Trump Politico-s në deklarata të publikuara më 17 janar.

banner
Trump sulmoi drejtpërdrejt edhe udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili ka përfaqësuar pushtetin real në vend për 37 vitet e fundit dhe që më herët kishte sulmuar presidentin amerikan në rrjetet sociale.

“Ajo për të cilën ai [Khamenei] është fajtor, si udhëheqës i një vendi, është shkatërrimi i plotë i vendit dhe përdorimi i dhunës në nivele që nuk janë parë kurrë më parë”, tha Trump.

“Për ta mbajtur vendin funksional — edhe pse ky funksionim është në një nivel shumë të ulët — udhëheqja duhet të fokusohet në qeverisjen e vendit të tij siç duhet, ashtu siç bëj unë me Shtetet e Bashkuara, dhe jo të vrasë njerëz me mijëra për të ruajtur kontrollin”, shtoi ai.

“Udhëheqja ka të bëjë me respektin, jo me frikën dhe vdekjen.”

Sfida më e fundit ndaj qeverisë teokratike shpërtheu më 28 dhjetor 2025, kur demonstruesit dolën në rrugë për shkak të ekonomisë së dobët të Iranit, përpara se protestat të shndërroheshin në protesta kundër establishmentit.

Grupi Iran Human Rights me seli në Norvegji ka verifikuar të paktën 3.428 vdekje protestuesish nga forcat e sigurisë, ndërsa HRANA me seli në SHBA ka vendosur numrin e verifikuar të viktimave në 3.090, përfshirë 2.885 protestues, me më shumë se 22.000 arrestime.

Grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se numri real ka të ngjarë të jetë më i lartë për shkak të një bllokade të internetit të vendosur që nga 8 janari, e cila ka penguar rëndë përpjekjet për verifikim.

Kufizimet e internetit u hoqën për një periudhë të shkurtër më 17 janar, por grupi monitorues NetBlocks tha se bllokada dukej se ishte rivendosur më vonë gjatë ditës.

Trump ka marrë rolin udhëheqës mes liderëve perëndimorë në sulmet ndaj sundimtarëve të linjës së ashpër të Iranit për shtypjen brutale të protestuesve në të gjithë vendin. BE-ja, OKB-ja dhe grupet e të drejtave të njeriut gjithashtu kanë dënuar qeverinë iraniane.

Trump fillimisht paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara ishin “të gatshme dhe të armatosura” për të vepruar nëse forcat e sigurisë iraniane do të vrisnin protestues. Më vonë ai kërcënoi me “veprim shumë të fortë” nëse Irani do të varte protestues, pasi u përhapën lajme për ekzekutime të mundshme të personave të ndaluar.

Më 17 janar, Khamenei përsëriti pretendimin e tij se Shtetet e Bashkuara kishin nxitur protestat në Iran dhe ia hodhi fajin për viktimat Trumpit.

“Ne e shohim presidentin e SHBA-së fajtor për viktimat, dëmet dhe shpifjet që ai i ka shkaktuar kombit iranian”, tha ai në një fjalim vjetor që shënonte një rast fetar.

Ekzekutimet e planifikuara të protestuesve të ndaluar

Më 16 janar, Trump falënderoi publikisht udhëheqjen e Iranit në Truth Social, duke shkruar:

“Unë e respektoj shumë faktin që të gjitha varje­t e planifikuara, të cilat do të ndodhnin dje (mbi 800 prej tyre), janë anuluar nga udhëheqja e Iranit. Faleminderit!”

“Ju kishit planifikuar dje mbi 800 varje. Nuk varën askënd. I anuluan varje­t. Kjo pati një ndikim të madh”, tha Trump në deklarata të veçanta.

Irani nuk ka konfirmuar publikisht planet për të ekzekutuar 800 protestues, as nuk ka njoftuar anulimin e ndonjë ekzekutimi të tillë të planifikuar.

Të ashpërit e Iranit kanë kontrolluar të gjitha levat e pushtetit në republikën islamike — të udhëhequr nga sundimtari suprem dhe Këshilli i fuqishëm i Gardianëve — që nga rrëzimi i Shahut aleat të SHBA-së në vitin 1979.

Ekspertët thonë se po rritet një hendek i thellë mes klerikëve sundues dhe popullsisë së re të Iranit, shumë prej të cilëve prej kohësh kanë kërkuar liri më të mëdha sociale dhe politike në këtë vend të Lindjes së Mesme me rreth 89 milionë banorë.

Peyman Jafari, ekspert për Iranin në The College of William & Mary, tha për The Wall Street Journal:

“Hendeku midis popullsisë dhe shtetit është bërë i pakapërcyeshëm pa kompromise të mëdha. Nuk mund të shoh se si, pa ndryshime të mëdha, rojet e vjetra mund të mbijetojnë.”

Pas më shumë se dy javësh, protestat e natës në rrugë dukeshin se ishin zbehur disi më 17 janar, por raportet janë të pamundura për t’u verifikuar pasi autoritetet iraniane e zhytën vendin në atë që dëshmitarët e përshkruajnë si një bllokadë digjitale pothuajse totale.

Reza Pahlavi, djali i Shahut të ndjerë të Iranit, tha më 16 janar se ishte i bindur se republika islamike dhe regjimi i saj do të shemben përballë protestave masive.

“Republika islamike do të bjerë — jo nëse, por kur”, i tha ai një konference për shtyp në Uashington. “Unë do të kthehem në Iran.”

Ish-princi i kurorës është shfaqur si një figurë kryesore e opozitës gjatë trazirave, megjithëse opozita iraniane në tërësi mbetet e fragmentuar dhe e paorganizuar.

Mbështetje nga jashtë

Protestuesit kanë marrë mbështetje të gjerë në rrugë dhe në aktivitete në një numër qytetesh në SHBA dhe Evropë, si dhe gjetkë.

Regjisori iranian Jafar Panahi bëri një apel urgjent në Çmimet Evropiane të Filmit në Berlin që bota të “reagojë” ndaj shtypjes qeveritare.

“Nëse bota nuk reagon ndaj kësaj dhune flagrante sot, jo vetëm Irani, por e gjithë bota është në rrezik”, tha ai.

“Dhuna, kur lihet pa përgjigje, normalizohet. Dhe kur normalizohet, ajo përhapet. Ajo bëhet ngjitëse.”

Panahi, i cili më parë është përballur me burgim në Iran, është zotuar të kthehet në vend për të vazhduar thirrjet e tij për liri. /REL

JU REKOMANDOJMË

Keisi Medini ekspozon trupin veç me bikini (Foto)

Keisi Medini ekspozon trupin veç me bikini (Foto)
29/06/2026 - 19:55

Këngëtarja shqiptare Keisi Medini ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale. Artistja ka ndarë një fotografi në InstaStory, ku shfaqet...

Më shumëDetails

Çmimi i naftës për sot në Kosovë

Publikohen çmimet e derivateve, kaq kushton sot nafta
29/06/2026 - 10:04

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24-orët e ardhshme. Sipas MINT-i, çmimi për një litër naftë është 1 euro e 37...

Më shumëDetails

“Njeri egoist, i keq”, Xheneta shpërthen ndaj Xhulit pas veprimit me shtatzëni

“Njeri egoist, i keq”, Xheneta shpërthen ndaj Xhulit pas veprimit me shtatzëni
28/06/2026 - 21:15

Shtatzënia e Xhulit ka bërë bujë të madhe në rrjet. Pati shumë nga ata që e përkrahen por edhe nga ata që e kritikuan për këtë veprim. Finalistja...

Më shumëDetails

Dukagjin Lipa në lot gjatë martesës së Duas, publikon fotografi nga dasma madhështore

Dukagjin Lipa në lot gjatë martesës së Duas, publikon fotografi nga dasma madhështore
27/06/2026 - 14:49

Fotografitë pasqyrojnë atmosferën e ngrohtë familjare, emocionet e forta dhe çastet më të bukura të festës. < Foto: Dukagjin Lipa / Instagram Një nga fotografitë që ka tërhequr...

Më shumëDetails

Bekim Haxhiu do t’i drejtohet Supremes: Ka bazë për rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Haxhiu i ashpër me Kurtin: Gënjeshtar, mashtrues e zhvatës
23/06/2026 - 13:29

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur se do ta dërgojë rastin e tij në Gjykatën Supreme, duke...

Më shumëDetails

“U shkatërruam, zemra mu thye – do t’i varrosim në Kosovë”, flet babai i vajzave që humbën jetën në Gjermani

Sot u jepet lamtumira e fundit dy motrave Zubaku, që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
23/06/2026 - 12:41

Vdekja e dy motrave kosovare nga familja Zubaku prej fshatit Topanicë i Komunës së Kamenicës, që humbën jetën në një aksident në Gjermani ka tronditur familjen, diasporën dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    278 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 70
  • Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë dy personat që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë