Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjedhjet në BE dhe SHBA, s’pritet progres në dialogun Kosovë-Serbi

12/05/2024 - 09:19
në Kryesore, Lajme
A A
Zgjedhjet në BE dhe SHBA, s’pritet progres në dialogun Kosovë-Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nuk pritet të ketë progres muajt në vijim në dialogun Kosovë-Serbi. Kështu vlerësojnë analistët politik në Kosovë, duke potencuar faktin se shumë shpejt pritet të ketë zgjedhje në BE, përderisa në nëntor të këtij viti janë zgjedhjet presidenciale në SHBA, raporton portali Front Online.

Megjithatë të mërkurën që lamë pas përfaqësuesi special i BE-së në dialog, Miroslav Lajçak, u takua me Jim O’Brien, asistent sekretar në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobarin, i dërguar special i SHBA-ve për Ballkanin, ku kanë diskutuar për koordinimin e strategjisë në dialogun mes dy vendeve të ndërmjetësuar nga Brukseli.

Dritëro Arifi, njohës i çështjeve politike, ka vlerësuar për Front Online se s’do ketë lëvizje strategjike në dialog.

“Sipas deklaratave të aleatëve për koordinimin e strategjisë është shumë vonë që të ndërmerret diçka, duke e ditur që dy nga protagonistët i ka përfunduar mandati, Lajçak dhe Escobar, dhe me O’Brien nuk dihet se si do shkojnë zgjedhjet në SHBA, po e shoh si të pamundur në aspektin kohor por ajo nuk mund të thuhet se nuk mund të realizohet nga dikush tjetër. Për këtë vit nuk mund të ketë ndonjë lëvizje strategjike përveç nëse ndodh ndonjë mrekulli për të hyrë në NATO apo BE”, u shpreh Arfi për Front Online.

Edhe analisti tjetër, Fidan Ukaj, ky vit do të jetë “i qetë”.

“Do të jetë një vit i qetë sa i përket presionit ndërkombëtar rreth zbatimit të marrëveshjeve, por do të ketë dinamikë të shtuar pas emërimit të facilituesit të ri e përfundimit të zgjedhjeve në BE dhe SHBA. Nuk pres dinamikë të re në procesin dialogues për shkak të zgjedhjeve dhe ndërrimit të akterëve kryesor të procesit dialogues”, thotë Ukaj.

Ndryshe nga dy njohësit e politikës, Artan Muhaxheri, ka mendim tjetër.

Ai deklaron se vullneti i ndërkombëtarëve ekziston për progres në dialogun Kosovë-Serbi, por, siç thotë ai, duhet të ketë guxim politik të dy palëve.

Sipas Muhaxherit, arritja e marrëveshjes përfundimtare dhe dialogu janë themelet e normalizimit të Ballkanit.

Ai thotë se suksesi i aleatëve do varet nga qeveria kosovare dhe ajo serbe.

“Që nga pavarësia nuk ka pasur më shumë angazhim ndërkombëtar për Kosovën se këto dy, tre vitet e fundit dhe kjo do të vazhdoj. Dialogu Kosovë-Serbi dhe arritja e marrëveshjes përfundimtare janë themelet e normalizimit të Ballkanit dhe këto investime politike diplomatike janë të pritshme të vazhdojnë. Suksesi i tyre do të varet edhe nga bashkëpunimi i Kosovës dhe Serbisë, vullneti ekziston nga ndërkombëtarët që të kërkohen rrugë për zgjidhjen e konfliktit shekullor por pa guximin politik të liderëve të dy vendeve nuk mund të ketë asnjë zhvillim politik përpara”, përfundon Muhaxheri./FrontOnline/

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: Kurti po e cenon rendin kushtetues dhe po e bllokon funksionalizimin e shtetit

Tahiri: Kurti po e cenon rendin kushtetues dhe po e bllokon funksionalizimin e shtetit
30/08/2026 - 12:03

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se po e bllokon funksionalizimin e institucioneve të...

Më shumëDetails

UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, Prishtina dhe Beogradi të bashkëpunojnë

UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, Prishtina dhe Beogradi të bashkëpunojnë
30/08/2026 - 11:44

Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka bërë thirrje që përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave që ende mungojnë nga lufta në Kosovë të jenë të fokusuara te...

Më shumëDetails

Haxhiu: Uroj që marrëveshja Kurti-Abdixhiku të përmbyllet sa më parë

Haxhiu përsëri në mbrojtje të Kurtit: Asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë
30/08/2026 - 11:34

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të përmbyllet sa më parë, duke...

Më shumëDetails

Zbulohet lapidari përkujtimor në vendin ku u vra Heroi i Policisë, Triumf Riza

Zbulohet lapidari përkujtimor në vendin ku u vra Heroi i Policisë, Triumf Riza
30/08/2026 - 11:19

Në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Heroit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, është zbuluar lapidari përkujtimor në vendin ku ai humbi jetën. Ceremonia përkujtimore...

Më shumëDetails

Haradinaj: Të zhdukurit nuk janë vetëm numra, mbeten plagë e hapur për kombin

Haradinaj: Të zhdukurit nuk janë vetëm numra, mbeten plagë e hapur për kombin
30/08/2026 - 11:12

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur solidaritet me familjet që ende presin...

Më shumëDetails

Përleshje pas mesnate në Zubin Potok – këta janë dy të dyshuarit që u paraqitën të dehur në Polici

Përleshje pas mesnate në Zubin Potok – këta janë dy të dyshuarit që u paraqitën të dehur në Polici
30/08/2026 - 10:31

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Varagë të Poshtme të Zubin Potokut, ku një person ka mbetur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë