Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjedhjet nuk na bëjnë më të mençur

23/04/2026 - 14:39
në Opinione
A A
Zgjedhjet nuk na bëjnë më të mençur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga Blerim Shala

Në një bastore imagjinare politike, e cila do të bazohej fund e krye në përvojën e deritashme të rrjedhave politike në vend që nga dimri i vitit të kaluar, jemi të sigurt që sekush prej nesh, do të investonte para në mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare, e jo në mundësinë e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës.

Kjo mundësia e dytë tashmë banon, nëse mund të thuhet kështu, në sferën e një imagjinate të denjë për fantastikë shkencore, e cila edhe si e tillë do të merr fund të martën e ardhshme, me 28 prill.

Natyrisht, ia vlen të besohet në mrekulli, por ato nuk na kanë vizituar qëmoti, apo, ato mendojnë që e kanë kryer punën me ne në dy raste: Në atë të vitit 1999 (çlirimi), dhe në tjetrën në vitin 2008  (pavarësimi).

Por ja që një tjetër bast që mund të bëhet, duke na sprovuar neve të gjithëve në mundësinë e zgjidhjes së problemeve të vazhdueshme politike me ditën e votimit të ri  (me gjasë, në fillim të muajit qershor), do të shquanin sigurinë e shumëkujt këtupari që është thuaja e pamundur që të arrihet një rezultat zgjedhor i cili do të mundësonte lënien prapa të gjitha pengesave në ndërmarrjen politike të krijimit të pushtetit qendror.

Çfarë do të merret vesh sërish në këtë politikën kosovare, është që vetëm me bisedime dhe marrëveshje politike, mund të shmanget një tjetër krizë parlamentare. Në të kundërtën, dhe këtu do të mund të shfaqej një tjetër bast, do të duhej sërish të shkohej në zgjedhje të reja, të cilat sërish, nuk do të mund të ofronin kurrfarë sigurie dhe asnjë garanci që do të arrihet një situatë krejtësisht tjetër.

Pra, po del, që tek ne është fare lehtë ta provosh fatin në një bastore imagjinare politike.

Në të vërtetë, po kuptohet që nuk qenka fare kjo punë bastoreje por rezultat i një analize të esullt  politike, e cila na bën neve të jemi gjithherë të këndellur dhe përherë e më pesimist, si qytetarë të këtij vendi.

Zgjedhjet mund sërish të na i dëftojnë numrat dhe përqindjet, përmes të cilave matet fuqia politike e secilit subjekt politik që merr pjesë në to.

Nuk është pak pra. Këtu buron legjitimiteti në demokraci.

Por këto rezultatet e votimeve, përkthehen pastaj në një pushtet i cili pos legjitimitetit të votës, njeh edhe legalitetin e kushtetues dhe të ligjeve.

Këto janë dy anë të pandashme të një demokracie parlamentare.

Kjo ende nuk është kuptuar ndër ne. Apo, kështu është në këto dy vitet e fundit.

Pra, zgjedhjet nuk prodhojnë me automatizëm pushtetin.

Teksa sa më shpesh që ato mbahen, shfaqin pafuqinë reale politike në një vend për të gjetur shtegdaljen nga situata kur skena politike bëhet burim i problemeve kryesore në vend, e jo mjet për zgjidhjen e tyre, siç do të duhej të ishte në një demokraci.

Ne dimë të mbajmë zgjedhje të lira dhe demokratike. Këtë e kemi dëshmuar pa kurrfarë dyshimi për shumë vite me radhë.

Për më shumë, ne dimë edhe t’i pranojmë rezultatet e këtyre zgjedhjeve, pa kurrfarë hidhërimi apo mbetje të hatrit.

Shumë mirë.

Por, siç po e shohim që nga zgjedhjet e parakaluara, të muajit shkurt të vitit 2025, ne nuk po arrijmë dot që këto dy tipare shumë të mira, t’i përmbyllim me krijimin e pushtetit qendror, në tërësinë e tij, sepse po na mungon vullneti i sinqertë politik për ta njohur realitetin kushtetues dhe ligjor  (dhe jo vetëm rezultatet e zgjedhjeve), që imponon marrëveshjen politike.

Arti i marrëveshjes politike nuk mësohet dot në qendrat e votimit.

Ai është palca kurrizore  (nëse mund të thuhet kështu), e një demokracie parlamentare.

Për më shumë, ky mësim nuk mund të zhbëhet dot pa marrë parasysh sa shpesh do të mbajmë ne zgjedhje parlamentare tash e tutje.

Ato nuk do të na bëjnë më të mençur, më të ditur, më të matur, më të kujdesshëm.

E neve më shumë se kurrë na duhet mençuria, dija, maturia dhe kujdesi. Para se të bëhet shumë vonë. Se ne vonë jemi gjithsesi.

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë