Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Historia e shqiptarit në SHBA që regjimi komunist i mohoi të drejtën të përqafonte nënën e tij 90-vjeçare

22/10/2025 - 17:52
në Kuriozitete, Lajme, Ndryshe
A A
Historia e shqiptarit në SHBA që regjimi komunist i mohoi të drejtën të përqafonte nënën e tij 90-vjeçare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në janarin e ftohtë të vitit 1968, nga një apartament modest në Elmhurst të New York, një burrë 65-vjeçar me emrin Harry Rondos shkroi një letër që nuk do të merrte kurrë përgjigje. Letra iu drejtua vetë Enver Hoxhës, me tonin e përunjur dhe shpresën e thjeshtë të një biri që donte të ndihmonte nënën e tij në fundin e jetës.

“Kam nënën plakë, lart nga 90 vjet,” shkruante Rondos, “dhe çdo letër që i dërgoj me çek më kthehet prapë.”

Në zarf, bashkë me letrën, kishte futur një çek prej 100 dollarësh për Sofinë — gruan që kishte mbetur e vetme në Himarë, në një Shqipëri të izoluar dhe të frikshme, ku lidhjet me botën e jashtme konsideroheshin mëkat.

Por shteti nuk pa as dashurinë e një djali, as mëshirën për një nënë në prag të vdekjes. Në dosjen zyrtare, “shokët e Ministrisë së Punëve të Brendshme” e përkufizonin kërkesën e tij si “të papranueshme”. Harry Rondos nuk mund të hynte në Shqipëri — kishte tre vëllezër të arratisur, dhe një prej tyre ishte quajtur “diversant”. Për këtë arsye, nëna e tij ishte internuar dhe çdo dollar që i dërgohej, kthehej pas.

Në fund të dokumentit burokratik, një fjali e ftohtë vulos fatin e lutjes së tij:

“Mendoj që ç’ka që dërgon, t’i kthehet të interesuarit me anë të Bankës së Shtetit dhe të mos i jepet përgjigje.”

Sot, ajo letër mbetet si një dëshmi e vogël, por therëse, e asaj kohe kur një djalë i mërguar kërkonte mëshirë nga një sistem që s’njihte dot as dashurinë, as mëshirën.

Dhe ndoshta, diku në Himarë, në një shtëpi që s’është më, nëna Sofia ka pritur deri në fund që postieri t’i sillte lajme nga Amerika.

Por letra bashkë me djalin s’erdhi kurrë.

JU REKOMANDOJMË

LAJM I KEQ: Shtrenjtohen produktet e importuara në Kosovë

LAJM I KEQ: Shtrenjtohen produktet e importuara në Kosovë
25/11/2026 - 14:35

Çmimet e produkteve të importuara në Kosovë janë rritur mesatarisht për 5.4 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit...

Më shumëDetails

IKShPK me apel për qytetarët: Mos përdorni antibiotikë për gripin dhe ftohjen!

IKShPK me apel për qytetarët: Mos përdorni antibiotikë për gripin dhe ftohjen!
25/11/2026 - 14:02

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për përdorim të kujdesshëm të antibiotikëve, duke theksuar se ata nuk janë të nevojshëm për çdo infeksion....

Më shumëDetails

“Selam Alejkum, Selam Alejkum…”, zbardhen bisedat në rastin e vra’sjes së policit Muhamet Lika

“Selam Alejkum, Selam Alejkum…”, zbardhen bisedat në rastin e vra’sjes së policit Muhamet Lika
25/11/2026 - 13:45

Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Ferizaj janë prezantuar bisedat mes dy të dyshuarve, Rilindit dhe Rejhanit, në rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika nga...

Më shumëDetails

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët
25/11/2026 - 12:53

Ambasada e Kosovës në Vjenë ka njoftuar se shërbimet e rregullta konsullore për vitin 2026 do të ofrohen deri më 23 dhjetor. Përmes një njoftimi, ambasada u ka...

Më shumëDetails

“Gjyshja duroj, nana heshti, unë bërtas”, nis protesta për gratë e vr’ara

“Gjyshja duroj, nana heshti, unë bërtas”, nis protesta për gratë e vr’ara
25/11/2026 - 12:46

Me thirrjet “Femicidi është urgjencë kombëtare”, ka nisur protesta në Prishtinë për vrasjen e grave. Organizatorët dhe pjesëmarrëset po kërkojnë përgjegjësi institucionale, drejtësi dhe masa konkrete për parandalimin...

Më shumëDetails

E rëndë: Një vajzë gjendet pa shenja jete, dyshohet se e mbyti rryma

Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
25/11/2026 - 12:33

Një vajzë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Leshan të Suharekës. Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës, e cila ka nisur hetimet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kryetari Xheladini ndan qindra-mijëra euro pa prokurim për shërbime, dyshime se procesi u montua në favor të OJQ-ve të caktuara

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Ma q… nanën, mos u bofshi ma zi se ajo”, zbulohen mesazhe të tjera shqetësuese në telefonat e sekuestruar për rastin e Arlindës

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bayerni ia mbyll derën yllit të Real Madridit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë