Një vajzë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Leshan të Suharekës. Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për IndeksOnline se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit rajonalë dhe ekspertët mjekoligjorë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Policia, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.













