Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Zbulohen produkte të kontaminuara me baktere të rrezikshme në Qumështoren KABI (Dokument)

29/04/2026 - 12:55
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal: Zbulohen produkte të kontaminuara me baktere të rrezikshme në Qumështoren KABI (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Siguria ushqimore është kthyer në një problem i madh, pasi që vazhdimisht zbulohen raste të produkteve të kontaminuara, pa afat dhe me probleme të tjera, të cilat rrezikojnë seriozisht shëndetin e konsumatorëve.

Veriu.info ka siguruar dy raporte të testimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ku nga rezultatet e laboratorit konstatohet se dy produkte të Qumështores KABI në Gjilan kanë rezultuar se janë të kontaminuara me baktere të rrezikshme.

Më 18 dhjetor 2025 është testuar në laborator produkti Jogurt 180 gramë, rezultatet e të cilit kanë dalë të pakënaqshme në kriterin “Enterobaktere”.

Po ashtu rezultate të pakënaqshme kanë dalë edhe për produktin Gjizë 800 gramë në kriterin e Escherichia Coli (E Coli).

Testimi i këtyre produkteve është bërë pas një inspektimi rutinor të realizuar nga inspektorët e AUV-it, raporton Veriu.info.

Pas marrjes së rezultateve të testimit, AUV më 9 janar ka nxjerrë vendim për asgjësimin e këtyre produkteve ushqimore me origjinë shtazore, pasi që është konstatuar se të njëjtat janë të ndaluara për konsum njerëzor.

Më 20 janar është realizuar procedura e asgjësimit të këtyre produkteve nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-it, të cilët sipas shkresave të lëndës, shihet se nuk kanë shqiptuar gjobë për këto gjetje të rënda të zbuluara në Qumështoren KABI.

Ndryshe, Qumështorja KABI (KABI Sh.P.K.) është me bazë në Kmetoc të Gjilanit, e themeluar sipas ARBK-së në vitin 2015 me pronarë Mitat Bixhaku dhe Femi Kastrati.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga Qumështorja KABI (KABI Sh.P.K.) për zbulimin e produkteve të kontaminuara me baktere të rrezikshme, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Nuk dihet nëse sasi e këtyre produkteve të kontaminuara me baktere të rrezikshme të jenë hedhur në treg për shitje, pasi që nuk është e specifikuar në shkresa të lëndës nga AUV e as KABI nuk ka kthyer përgjigje./Veriu.info

LEXONI EDHE:

Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

Peci promovon investimet në qumështoren “Aldi”, por AUV i ministrisë së tij kishte gjetur aty jogurt me ngarkesë bakteriale (Dokument)

Skandal higjienik në qumështoren ‘Bylmeti’: AUV asgjëson qindra produkte të ‘Schmand’ 400 gr. (Dokument)

Super Viva e Mustafë Rexhepi kapet duke fshehur origjinën e produkteve – Tenton të vendoset mbi shtetin, nuk zbaton urdhëresën e inspektoratit

Skandal me të dhënat personale: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit u kap duke u marrë klientëve letërnjoftimet peng për karroca (Dokument)

Tags: Femi KastratiKABIMitat BixhakuQumeshtorja KABI

JU REKOMANDOJMË

Lutfi Haziri: 16 shtatori e ndryshoi Kosovën, shpresën e krijoi Çlirim Haziri

Lutfi Haziri: 16 shtatori e ndryshoi Kosovën, shpresën e krijoi Çlirim Haziri
10/10/2026 - 12:52

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se 16 shtatori ka shënuar një ndryshim në skenën politike të Kosovës, duke vlerësuar se mobilizimi është nxitur...

Më shumëDetails

Kodi Civil do të shkojë në qeveri më 15 nëntor, deputeti i PDK-së: E paska vendosë me ju nderu shpejt me ligje, veç bëhuni gati

Rrahmani i bashkohet Korenicës: Nuk do të marr pjesë në asnjë votim pa u kthyer vajza në shkollë
10/10/2026 - 12:16

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka ironizuar me Projekt-Kodin Civil. Rrahmani tha se Kodi Civil do të dërgohet në Qeveri më 15 nëntor, përmes të cilit do të...

Më shumëDetails

FOTO/ SHKK parandalon futjen e një pakoje me narkotikë në burgun e Dubravës

Sot bëhen homazhe në Burgun e Dubravës
10/10/2026 - 12:04

Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se ajo pako u gjet rreth orës 02:35, gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë. “Zyrtarët korrektues kanë gjetur një pako të dyshimtë brenda...

Më shumëDetails

Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime
10/10/2026 - 11:51

Është ndarë nga jeta punonjësi policor Afrim Syla. Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij....

Më shumëDetails

Kurti urohet nga homologu hungarez: Të përkushtuar ta mbështesim Kosovën drejt integrimit evropian

Kurti urohet nga homologu hungarez: Të përkushtuar ta mbështesim Kosovën drejt integrimit evropian
10/10/2026 - 11:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten pasdite, nëpërmjet ambasadorit Laszlo Istvan Dux, pranoi letër urimi nga kryeministri i Hungarisë Pater Magyar, për mandatin e ri qeverisës. “Dua...

Më shumëDetails

SHKK thotë se kanë parandaluar futjen e një pakoje me 87 gramë narkotikë në burgun e Dubravës

SHKK thotë se kanë parandaluar futjen e një pakoje me 87 gramë narkotikë në burgun e Dubravës
10/10/2026 - 11:01

Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se ajo pako u gjet rreth orës 02:35, gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë. “Zyrtarët korrektues kanë gjetur një pako të dyshimtë brenda...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    278 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 70
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë