Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e Prokurorisë: Pronai i ‘Eurokos Petrol’ dyshohet për shpërlarjen e parave, falsifikimin e parave e pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal

03/07/2026 - 11:19
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Dosja e Prokurorisë: Pronai i ‘Eurokos Petrol’ dyshohet për shpërlarjen e parave, falsifikimin e parave e pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj disa të dyshuarëve për kontrabandë me naftë dhe pastrim parash, të cilët u arrestuan gjatë aksionit të Prokurorisë Speciale të Kosovës më 1 korrik.

Veriu.info ka siguruar kërkesën për caktimin e masës për paraburgim të bërë nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku zbardhet skema e këtij grupi të strukturuar kriminal, që dyshohet për kontrabandë, shmangie tatimore e pastrim parash.

Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për nëntë të arrestuarit, implikim i rëndë rëndon edhe mbi të pandehurin nga Lipjani, Skender Kelmendi. Ai dyshohet për një varg veprash të rënda penale, duke përfshirë pjesëmarrjen në grup të organizuar kriminal, shpërlarjen e parave, dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin, shmangien nga tatimi, falsifikimin e parave, si dhe mbajtjen në pronësi të paautorizuar të armëve.

Lexoni edhe:

Skender Kelmendi i Eurokos Petrol është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftarëve, para një muaji drejtori i kompanisë deklaronte se po ndikojnë uljen e çmimit

Sipas dosjes së prokurorisë, Skender Kelmendi dhe Nisret Bajraktari, duke e ditur se pasuria e të pandehurve Faruk e Fariz Mazrek buron nga aktivitetet kriminale të trafikimit me narkotikë, u kanë ndihmuar vazhdimisht atyre për të kryer pastrimin e parave dhe fshehjen e origjinës së tyre.

“U kanë ndihmuar të njëjtëve që ta kryejnë pastrimin e parave të tilla, fshehjen e atyre aktiviteteve dhe burimit të vërtetë të pasurisë së tyre, si dhe ta bëjnë futjen e parave të tilla në sistemin bankar ashtu që të pandehurve Mazrek u kanë lëshuar fatura fiktive kinse për blerjen e derivateve të naftës nga biznesi i tyre ‘PO PETROLL FARIZ’ në fshatin Mamushë, edhe pse kjo nuk ka qenë e vërtetë, çka dëshmohet edhe me transkriptat e bisedave të tyre të dt. 14 dhe 15 Qershor 2024”, thuhet në dosjen e prokurorisë për këta të pandehur.

Përveç përfshirjes në skemën e faturave fiktive e cila i shkaktoi dëm të madh ATK-së, Skender Kelmendi dyshohet edhe për falsifikim parash dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë bastisjes së datës 1 korrik 2026, Kelmendit i janë gjetur në posedim tri armë zjarri pa leje (dy prej tyre me leje të skaduara në vitin 2024).

Pronarit të pompës së derivateve “Eurokos Petrol” Sh.P.K., Skender Kelmendi, me rastin e arrestimit i janë gjetur në pompën e tij 298 euro në monedha metalike nga 2 euro të falsifikuara, që dyshohet se ka pasur për qëllim që t’i vë në qarkullim si të vërteta, duke kryer kështu veprën penale të falsifikimit të parasë.

LEXONI EDHE:

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

 

 

Tags: Eurokos PetrolSkender Kelmendi

JU REKOMANDOJMË

Skandal në Slloveni, presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë

Skandal në Slloveni, presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë
23/08/2026 - 22:42

Një debat i fortë politik ka shpërthyer në Slloveni, ku presidentja Natasa Pirc Musar po përballet me pikëpyetje mbi lidhjet e rrethit të saj të afërt me persona...

Më shumëDetails

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht
23/08/2026 - 22:17

Ndërmarrja Publike “Trainkos” me pronar Qeverinë e Kosovës del të ketë zhvilluar vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë për riparim vagonësh të trenit. Ngjarja u bë brum për...

Më shumëDetails

SHBA-ja paralajmëron kryeministrin kanadez pasi shpalli tarifat e reja ndaj Uashingtonit

SHBA-ja paralajmëron kryeministrin kanadez pasi shpalli tarifat e reja ndaj Uashingtonit
23/08/2026 - 21:57

Ministri i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, tha të hënën se Kanadaja nuk mund të përballojë një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara, pasojat e së cilës do...

Më shumëDetails

Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”

Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”
23/08/2026 - 21:33

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar çmimet e energjisë elektrike në Kosovë, duke thënë se, në raport me të ardhurat, kosovarët janë ndër...

Më shumëDetails

Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për 75 shtete – edhe Kosova ishte në listë

Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për 75 shtete – edhe Kosova ishte në listë
23/08/2026 - 21:26

Një gjykatë federale në Nju Jork ka rrëzuar politikën e administratës së Donald Trumpit për pezullimin e shqyrtimit dhe lëshimit të vizave imigruese për qytetarët e 75 shteteve,...

Më shumëDetails

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente
23/08/2026 - 21:06

Rastet e fundit të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë vënë në lëvizje sindikalistët. Për shkak të situatës së krijuar, Sindikata...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Publikohen çmimet e derivateve, ja sa kushton nafta, benzina dhe gazi

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vjedhje brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri – hajni merr kamerën, por “tradhtohet” nga kamerat tjera

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë