Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Drafti i Asociacionit në Komisionin e Venecias, Osmani: Kurti nuk më ka informuar për këtë ide

07/06/2024 - 14:39
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti s’e komenton deklaratën e djeshme të Osmanit për dinarin: Duhet të presim ta përfundojnë takimet në Bruksel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që drafti i propozuar nga emisari Miroslav Lajçak të shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, presidentja e vendit Vjosa Osmani tha se ende nuk iu është prezantuar një ide e tillë.

Osmani tha se kurdo që i prezantohet institucionit të presidentes kjo ide do të shqyrtohet. Nëse sipas saj vlerësohet se kjo e ndihmon Republikën e Kosovës, nuk ka asnjë arsye që mos të përkrahet.

“Nuk kam pa ide të tillë të prezantuar formalisht. Kurdo që prezantohet te institucioni i presidentes si kreu i shtetit dhe si udhëheqëse e politikës së jashtme e shqyrtoj dhe pastaj ju njoftoj…… idetë që prezantohen në media nuk mund t’i shoh si formalisht të prezantuara. Sipas kushtetutës dhe komentarit të kushtetutës përcaktimi i objektivave të jashtme bëhet nga kreu i shtetit si udhëheqëse e politikës së jashtme. Pra kurdo që prezantohet një ide e tillë do ta shqyrtoj por mendoj se është me rëndësi që çdo propozim e ide të analizohet vetëm në kontekst të interesave të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Nëse e vlerësojmë se kjo e ndihmon Republikën e Kosovës natyrisht se nuk ka asnjë arsye që mos të përkrahet por duhet të prisni edhe pak derisa ta diskutojmë në mënyrë formale këtë propozim”, tha Osmani.

Osmani poashtu ka folur edhe për shpronësimet në veriun e Kosovës.

Sipas saj në procesin e këtyre shpronësimeve nuk sheh ndonjë tendencë për disriminim mbi baza etnike derisa sipas saj po veprohet në bazë të ligjeve të Kosovës dhe në bazë të standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut.

“Çështja e shpronësimeve për çdo qytetarët të Republikës së Kosovës pavarësisht etnisë duhet të analizohet vetëm në kontekst të përputhshmërisë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë dhe me kushtetutën e Republikës së Kosovës. Çështja e shpronësimeve ka rregulla të caktuara dhe këto rregulla jo që vetëm që përcaktohen me ligjet tona por edhe me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për aq sa respektohen këto standarde testi 5 hapësh i paraparë nga vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, përderisa respektohet ky standard dhe të gjithë 5 hapat janë aplikuar kjo nënkupton që është zbatuar edhe ligji ynë edhe kërkesat tona kushtetuese dhe edhe kërkesat e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe shpronësimet vazhdojnë në përputhje me ligjin pa asnjë tendencë për diskriminim të askujt”, tha Osmani.

E para e vendit tha se e përkrah çdo vendim që është në interes të sigurisë nacionale dhe të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Dje institucionet e Kosovës e kanë dhënë shpjegimin e duhur se si është bërë kjo procedurë e cila është edhe në interes nacional për shkak të sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës. Ju e dini që është jashtëzakonisht e rëndësishme, e domosdoshme për sigurinë e të gjithë neve pavarësisht ku jetojmë brenda Kosovës që veriu i Kosovës të mbrohet nga sulmet e Serbisë dhe në mënyrë që Kosova të mbrohet ne kemi nevojë për prezencë të institucioneve tona të sigurisë të cilat e kanë mbrojtur heroikisht dhe me sukses çdo cep të vendit tonë. Prandaj përderisa shpronësimet janë në përputhshmëri të plotë me ligjet e aplikueshme, me Kushtetutën e Kosovës dhe 5 hapat që janë standard i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si presidente e Republikës së Kosovës e përkrah çdo veprim që është në interes të sigurisë nacionale dhe në interes të gjithë qytetarëve pa dallim”, shtoi ajo

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin në veri, ka pasur kundërshtime nga serbët lokal e poashtu reagime edhe nga shtetet e Kuintit, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Arifi: Kurti po e injoron ofertën me gjashtë pikat e Aleancës, le t’i bëjë votat atëherë

Arifi: Të gjithë janë të shqetësuar për konstituimin e kuvendit vetëm Kurti jo
26/08/2026 - 17:43

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është takuar me përfaqësuesit e Aleancës që kur kjo parti i kishte...

Më shumëDetails

80-vjeçarja u gjet pa shenja jete, burri i dyshuari – çka dihet deri më tani për krimin në Prizren

Gjendet 14-vjeçarja që ishte raportuar e zhdukur në Prizren
26/08/2026 - 17:30

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prizrenin në orët e para të mëngjesit, ku 80-vjeçarja Liza Dushi është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, ndërsa bashkëshorti...

Më shumëDetails

Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish sot, në fokus çështja e Presidentit

Kurti e ftoi në takim, kjo është përgjigja e papritur e Abdixhikut
26/08/2026 - 17:20

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë edhe një takim gjatë ditës së sotme, ku në qendër...

Më shumëDetails

“Na e vranë djalin për herë të dytë”, shpërthen vëllai i 17-vjeçarit pas lirimit të të akuzuarve për Gllogjanin

“Na e vranë djalin për herë të dytë”, shpërthen vëllai i 17-vjeçarit pas lirimit të të akuzuarve për Gllogjanin
26/08/2026 - 17:13

Gjykata Themelore në Pejë, këtë të hënë, i shpalli të pafajshëm Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, ngjarje kjo që kishte...

Më shumëDetails

Haxhiu kërkon hetim të plotë pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren

Haxhiu: Gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr u paguan nga Serbia, morën pjesë në takime për bllokimin e rrugëve
26/08/2026 - 16:42

U.D. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje 80-vjeçare në Prizren, duke kërkuar hetim të plotë dhe të shpejtë të rastit dhe...

Më shumëDetails

Ky është 81-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas së tij në Prizren – viktima kishte lëndime në trup, çifti ishte vetëm në shtëpi

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
26/08/2026 - 16:27

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prizrenin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një grua 80-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj, ndërsa hetimet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    210 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë