Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

EUROFOOD tenton të fusë nga Serbia në Kosovë miell të rrezikshëm me substancë kancerogjene (Dokument)

27/08/2025 - 17:34
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
EUROFOOD tenton të fusë nga Serbia në Kosovë miell të rrezikshëm me substancë kancerogjene (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimit për kompanitë që kanë futur ose tentuar të fusin produkte ushqimore në tregun e Kosovës me përbërës të rrezikshëm, Veriu.info ka zbuluar se kompanisë “EUROFOOD” nga Prizreni i janë zbuluar rreth 1300 kg miell misri me aflatoksinë B1, toksinë e cila është kancerogjene.

Kjo sasi e miellit të misrit është kontrolluar (mostruar) nga AUV në pikën kufitare në Merdare derisa po futej nga “EUROFOOD” prej Serbisë në Kosovë.

Pas analizave laboratorike të bëra nga inspektorati fitosanitar i AUV është konstatuar se niveli i aflatoksinës B1 në miellin e misrit të mostruar është mbi limitin e lejuar.

Me këtë rast AUV ka nxjerrë vendim më datë 16 maj 2025 me të cilin nuk lejohet shitja dhe shpërndarja e këtij mielli të misrit.

Veriu.info ka siguruar dokumentacion me të cilin dëshmohet se ky miell i misrit është blerë në kompaninë “Mladost” DOO në Leskovac të Serbisë nga kompania kosovare “EUROFOOD” më adresë në Lubizhdë të Prizrenit.

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës kompania “EUROFOOD” Sh.P.K. figuron të ketë pronar një person me emër Abdulj-ljatif Ese, ndërsa vlerë e kapitalit të kompanisë thuhet se është 4,820,420.77 euro.

Veriu.info ka dërguar pyetje në kompaninë “EUROFOOD” Sh.P.K. për ta pyetur për këtë skandal, por edhe pse kemi pritur nëntë ditë, nuk kemi marrë përgjigje.

Cilat janë rreziqet nga aflatoksina B1 mbi limit në misër?

Aflatoksina është një toksinë natyrore që prodhohet nga kërpudhat Aspergillus flavus dhe Aspergillus parasiticus, të cilat mund të kontaminojnë misrin dhe drithëra të tjera kur rriten në kushte të ngrohta dhe të lagështa. Kur aflatoksina ndodhet mbi nivelin e lejuar në misër, ajo paraqet rreziqe serioze për shëndetin e njeriut dhe kafshëve.

Rreziqet kryesore për shëndetin e njeriut:

  1. Kancer i mëlçisë (hepatokarcinomë)
    • Aflatoksina B1 është kancerogjene (Grupi 1 sipas IARC – “kancerogjen për njerëzit”).
    • Rreziku rritet shumë te personat me infeksion kronik me virusin e hepatitit B.
  2. Toksiciteti akut (helmim akut me aflatoksinë)
    • Dozat shumë të larta mund të shkaktojnë dëmtime të rënda të mëlçisë, insuficiencë hepatike, dhe vdekje.
    • Simptomat përfshijnë: të përziera, të vjella, dhimbje barku, verdhëz, dhe probleme me koagulimin e gjakut.
  3. Dëmtim i sistemit imunitar
    • Ul aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.
  4. Rritje e rrezikut të kequshqyerjes te fëmijët
    • Lidhet me rritje të vonuar dhe ulje të masës trupore te fëmijët në vendet në zhvillim.
  5. Defekte në lindje dhe probleme të zhvillimit
    • Ekspozimi i nënave shtatzëna mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit.

Nëse aflatoksina B1 është mbi limitin e lejuar në misër, dhe ky misër përdoret për ushqim të kafshëve, cilat janë rreziqet?

Nëse misri është i kontaminuar me aflatoksinë B1 mbi kufirin e lejuar dhe përdoret për ushqim të kafshëve, ka rreziqe serioze që aflatoksina të kalojë zinxhirin ushqimor dhe të përfundojë në produktet shtazore që konsumohen nga njerëzit – si mishi, qumështi dhe produktet e tij (djathë, kos etj.).

 Rreziqet kryesore për konsumatorin njerëzor janë:

1. Aflatoksina M1 në qumësht dhe produktet e tij

  • Aflatoksina B1 metabolizohet në trupin e lopës dhe konvertohet në aflatoksinë M1, e cila ekskretohet në qumësht.
  • Aflatoksina M1 është gjithashtu kancerogjene (IARC: Grupi 2B – “kancerogjene e mundshme për njerëzit”).
  • Produktet e përpunuara si djathi, kosi apo gjalpi mund të përmbajnë gjithashtu aflatoksinë M1, megjithëse në përqendrime më të ulëta.

2. Rreziqet nga konsumimi i mishit

  • Tek mishi, aflatoksinat akumulohen shumë më pak sesa në qumësht, por megjithatë, mbetje të vogla mund të gjenden në mëlçi, veshka dhe indet yndyrore.
  • Kjo është veçanërisht problematike te shpendët dhe derrat, ku mëlçitë dhe organet e brendshme konsumohen drejtpërdrejt nga njerëzit.

Skandal: Kompanisë “Extra Fish” me pronar Ilir Maçani i gjenden 179 kg peshk të infektuar me krimba (Dokument/Pamje)

Peci promovon investimet në qumështoren “Aldi”, por AUV i ministrisë së tij kishte gjetur aty jogurt me ngarkesë bakteriale (Dokument)

Kapen 4 tonë çipsa potencialisht kancerogjenë duke hyrë nga Serbia në Kosovë – ja si funksionon rrjeti i këtyre dy kompanive me bazë në Qipro (Dokument)

Promovon mish ‘hallall’, por AUV i gjen mish me Salmonella – Swiss Group kapet me produkt të rrezikshëm për konsum (Dokument)

Skandal: Kapet mish i bluar “Çobani” me baktere të rrezikshme (Foto/dokument)

Skandal i përsëritur: “Kluna” e Blerim Klunës sërish me suxhuk të ndaluar për konsum – AUV i asgjëson qindra kilogramë (Dokument)

Skandal higjienik në qumështoren ‘Bylmeti’: AUV asgjëson qindra produkte të ‘Schmand’ 400 gr. (Dokument)

Skandal: Pas 35 mijë kg mish peshku me krimba, kompanisë “Delfin” i asgjësohen edhe 11 mijë kg miell soje me substancë kancerogjene (Dokument)

Djath johigjienik e jorgut me bakterie – Ja si zbarkuan inspektorët në qumështoret “Golaj” e Aldi”, urdhërohet asgjësimi i produkteve (Dokument)

Skandal: AUV i gjen kompanisë ‘M-Sillosi’ rreth 100 tonë misër me ‘aflatoksinë B1’ – substancë kancerogjene

Kompanisë “Butrinti Group” iu refuzua futja në Kosovë e 24 tonë miell, ishte jashtë standardeve për përdorim (Dokument)

Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’ (Dokument)

Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

Pjepër me përmbajtje që rrit rrezikun e kancerit! AUV ndalon importin e “Ballkan Fruits”, shkak niveli i lartë i nitrateve (Dokument)

Skandal: “AgroDardania” nga “Peç” nuk respekton vendimin e AUV, fut nga Serbia në Kosovë 26 tonë misër me Aflatoksinë (përbërës kancerogjen)

SKANDAL: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Osmani në takim me emisarin francez mbështet ndërtimin e urave mbi Ibër
Kryesore

Osmani në takim me emisarin francez mbështet ndërtimin e urave mbi Ibër

27/08/2025 - 19:22
Shkyçja e bizneseve, Bajrami: Qytetarët duhet të dinë që me këto politika do të vjen një valë e re e inflacionit
Lajme

Bajrami VV’së: Veç dua t’ua kujtojë, Kurti vlerësoi se Dimali ju përfaqëson – katër vjet i mbrojti dështimet dhe korrupsionin e Liburnit

27/08/2025 - 19:10
Shkrimet e Dimal Bashës për UÇK-në, reagon ashpër Sami Lushtaku: Këta që mendojnë serbisht dhe i shërbejnë Beogradit
Lajme

Shkrimet e Dimal Bashës për UÇK-në, reagon ashpër Sami Lushtaku: Këta që mendojnë serbisht dhe i shërbejnë Beogradit

27/08/2025 - 18:57
Presidenti izraelit në Gaza, thotë se po veprohet “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”
Lajme

Raportimet për artikullin e Bashës kundër UÇK-së, Miftaraj: Pse o Dimal kundër vlerës më të madhe që ka shqiptaria

27/08/2025 - 18:48
Gërvalla e “çon në qiell” me lavdata Haxhiun: Është shembull se si mund të shërbesh me përkushtim dhe integritet
Lajme

Gërvalla e “çon në qiell” me lavdata Haxhiun: Është shembull se si mund të shërbesh me përkushtim dhe integritet

27/08/2025 - 18:33
Shkrimi anti-UÇK marramendës i Dimal Bashës, Lladrovci kërkon shkarkimin menjëherë të tij
Lajme

Shkrimi anti-UÇK marramendës i Dimal Bashës, Lladrovci kërkon shkarkimin menjëherë të tij

27/08/2025 - 18:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    MASHTI me njoftim të rëndësishëm për prindërit rreth teksteve shkollore

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Jashari- Konjufcës: Kurrë nuk është vonë të largohesh nga e keqja, çka po pret ma!

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje ministri Liburn Aliu, arsyeja zgjedhja e Bashës dje kryetar Kuvendi!

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “UÇK-ja milici e nëntokës e lidhur me banda kriminale dhe drogën”, zbulohet “hulumtimi” skandaloz i Dimal Bashës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Reuters: Ja çka i ka ofruar Amerika, Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë