Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Kompanisë “Extra Fish” me pronar Ilir Maçani i gjenden 179 kg peshk të infektuar me krimba (Dokument/Pamje)

07/08/2025 - 13:01
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal: Kompanisë “Extra Fish” me pronar Ilir Maçani i gjenden 179 kg peshk të infektuar me krimba (Dokument/Pamje)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimit për kompanitë që kanë futur ose tentuar të fusin produkte ushqimore në tregun e Kosovës me përbërës të rrezikshëm, Veriu.info ka zbuluar se kompanisë “Extra Fish” Sh.P.K. me pronar Ilir Maçani i është gjetur sasi e madhe e mishit të peshkut të infektuar më krimba.

Veriu.info ka siguruar procesverbalin e inspektorëve veterinarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të datës 30.01.2024, ku është kryer inspektim në kompaninë “Extra Fish” Sh.P.K. nga ku janë marrë mostra të peshkut për gjurmim të parazitit “Anisakis”, ku me këtë rast është urdhëruar kjo kompani që të ngris nivelin higjienik.

Pamje ilustruese: Peshk merluc i infektuar me krimba “Anisakis”
Pamje ilustruese: Peshk merluc i infektuar me krimba “Anisakis”

Pas tre ditësh inspektorët kanë dorëzuar në “Extra Fish” rezultatin e analizave për 39 kg peshk Merluc, i cili ka rezultuar me prani të parazitëve nematod ‘Anisakis”. Me këtë rast ishte urdhëruar pronari (Ilir Maçani) që sasinë e peshkut Merluc që ka dalë i infektuar ta bllokojë dhe të njoftojë pikat (bizneset) të cilat i ka furnizuar me këtë produkt që të bëjnë kthimin e peshkut në depo menjëherë.

Me 8 mars AUV ka nxjerrë vendim për këtë rast dhe ka urdhëruar kompaninë të bëjë kthimin e mallit në vendin e origjinës dhe ta asgjësoj brenda 60 ditësh.

Në procesverbalin e siguruar nga Veriu.info me rastin e riinspektimit në “Extra Fish” më 11 mars 2024, konstatohet se edhe 140 kg peshk Merluc është gjetur i infektuar me parazitin “Anisakis”, për të cilët thuhet se vlen vendimi paraprak, që nënkupton se duhet të bëhet asgjësimi i mallit ose kthimi i tij në vendin e origjinës. Pra, në total i janë gjetur 179 kg peshk të infektuar me parazitin “Anisakis”.

Ndryshe, kompania “Extra Fish” Sh.P.K. është në pronësi të biznesmenit Ilir Maçani dhe ka pesë (5) njësi biznesore.

Ilir Maçani - Pronar i "Extra FIsh" SH.P.K.
Ilir Maçani – Pronar i “Extra FIsh” SH.P.K.

Veriu.info ka siguruar edhe raportet e testimit dhe fotografi të mallit të bllokuar, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

Lexoni po ashtu:

Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’ (Dokument)

Promovon mish ‘hallall’, por AUV i gjen mish me Salmonella – Swiss Group kapet me produkt të rrezikshëm për konsum (Dokument)

Skandal: Kapet mish i bluar “Çobani” me baktere të rrezikshme (Foto/dokument)

Djath johigjienik e jorgut me bakterie – Ja si zbarkuan inspektorët në qumështoret “Golaj” e Aldi”, urdhërohet asgjësimi i produkteve (Dokument)

Pasi Veriu.info publikoi skandalin se iu gjetën mbi 30 tonë mish peshku me krimba, Reçica i PDK-së viziton “Mediteran -N” të Nikollë Dodajt

Kompanive “DELFIN” dhe “Mediteran – N” iu zbuluan 66 tonë mish peshku të infektuar me krimba, AUV-i i Ministrisë së Pecit mbajti të fshehur skandalin (Dokument)

AUV i Ministrisë së Faton Pecit mbajti të fshehur emrin “MC FOOD” që solli 21 tonë mish peshku me krimba – kompanisë që trafikoi edhe 400 kg kokainë (Dokument)

Zyrtare: AUV pas kontrollit bllokon mishin e bardh “Copacol” në depon e importuesit “KAJMAK” në Prizren

SKANDAL: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Rritet fluksi i mërgimtarëve – pritje deri në 30 minuta në pikat kufitare të Kosovës
15/08/2026 - 08:02

Deri në një orë qytetarëve po iu duhet të presin për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare të Merdarës, sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për...

Më shumëDetails

Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare

Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare
14/08/2026 - 23:11

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani në emisionin “Adresa”, ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje deshën ta poshtërojnë këtë parti me propozimin për marrëveshjen...

Më shumëDetails

Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Kuvendit

Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Kuvendit
14/08/2026 - 22:56

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, nesër do të zhvillojë një aksion simbolik para hyrjes së Kuvendit. Aksioni i tyre, siç njoftohet në komunikatë, do zhvillohet nga ora...

Më shumëDetails

Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë

Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
14/08/2026 - 22:37

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se, nga janari deri në qershor të këtij viti, rreth 5,000 qytetarë kanë aplikuar për fitim, ri-fitim dhe humbje...

Më shumëDetails

Fehim Sali i tregoi Prokurorisë për veprimtarinë dhe kontaktet me BIA’n serbe

Fehim Sali i tregoi Prokurorisë për veprimtarinë dhe kontaktet me BIA’n serbe
14/08/2026 - 22:26

1 muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit Fehim Sali, arsimtarit nga Dragashi të arrestuar gjatë së enjtes nën dyshimet për spiunazh. Në kërkesën për paraburgim të parashtruar...

Më shumëDetails

Kurti e Haxhiu marrin role si “unifikues”- a do t’iu ecë me ftesat që ua dërguan krerëve të partive

Kurti e Haxhiu marrin role si “unifikues”- a do t’iu ecë me ftesat që ua dërguan krerëve të partive
14/08/2026 - 22:23

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, i ka ftuar liderët e partive politike ose përfaqësuesit e tyre në një takim të përbashkët të martën, në ora 09:00...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë