Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari-Lila: Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro

23/11/2026 - 18:42
në Lajme
A A
Kusari-Lila për deklaratën e Hovenier: Mos na barazoni me Serbinë, nuk janë penduar për gjenocidin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar vizionin ekonomik të Kosovës në edicionin e 11-të të Investment Management Exhibition (IME 2026), në Frankfurt të Gjermanisë, duke theksuar se investimet e huaja direkte për herë të parë kanë kaluar shifrën prej 1 miliard eurosh.Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka bërë të ditur se para përfaqësuesve të qeverive, institucioneve dhe investitorëve ndërkombëtarë ka prezantuar potencialin ekonomik të Kosovës dhe mundësitë për investime.

“Kosova është një ekonomi në zhvillim e orientuar kah e ardhmja evropiane, e gatshme të shkruajë kapitullin e radhës të rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, ka shkruar ajo.Sipas Kusari-Lilës, rrugëtimi i Kosovës nga rindërtimi i pasluftës deri te konsolidimi demokratik ka krijuar themele të forta për zhvillimin ekonomik.

“Për herë të parë, investimet e huaja direkte kanë kaluar shifrën prej 1 miliard eurosh. Kemi mbi 53,000 biznese aktive dhe 426,000 vende pune të regjistruara. Sektori i TIK-ut dëshmon potencialin tonë konkurrues me rreth 400 milionë euro eksporte”, ka theksuar ajo.Kusari-Lila ka bërë të ditur se fokusi strategjik i ministrisë është orientuar drejt fuqizimit të prodhimit vendor, zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme dhe rritjes së eksporteve.

Ajo ka theksuar se Kosova u ofron investitorëve ndërkombëtarë stabilitet, fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar, si dhe kushte konkurruese fiskale.“Investitorëve ndërkombëtarë u ofrojmë stabilitet, fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar, si dhe kushte konkurruese fiskale: tatim në fitim prej vetëm 10%, pronësi 100% të huaj, përdorim të euros dhe lehtësim të pagesave ndërkombëtare përmes integrimit në SEPA”, ka shkruar ajo.

Kusari-Lila ka shtuar se Kosova renditet e pesta në botë për siguri dhe rend publik, sipas raportit të fundit të Gallup për vitin 2026.Ajo ka folur edhe për partneritetin strategjik me Gjermaninë, duke theksuar se rreth 200 kompani me kapital gjerman operojnë në Kosovë.

“Pas suksesit të Forumit të Tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar në Prishtinë, prania ime në Frankfurt është vazhdimësi e angazhimit tonë për të tërhequr linja të reja prodhimi, për të krijuar partneritete të reja dhe për të integruar bizneset tona në zinxhirët evropianë të vlerës”, ka deklaruar ajo.“Kosova është e hapur për biznes, e gatshme për partneritete afatgjata dhe e vendosur të jetë pjesë aktive e së ardhmes ekonomike të Evropës”, ka përfunduar Kusari-Lila.

JU REKOMANDOJMË

Dyshohet se u lëndua nga shpërthimi i municionit, ushtari i FSK-së dërgohet në QKUK

FSK zhvillon marshim stërvitor në Parkun e Gërmisë
23/11/2026 - 18:02

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dyshohet se është lënduar nga shpërthimi i municionit brenda armës, në Babaj të Bokës. Sipas raportimit të Klan Kosovës, ushtari...

Më shumëDetails

KosovaMed dhe shërbimi “Mjeku në Shtëpi”, kujdes shëndetësor për të moshuarit

KosovaMed dhe shërbimi “Mjeku në Shtëpi”, kujdes shëndetësor për të moshuarit
23/11/2026 - 16:49

Shumë familje që jetojnë jashtë Kosovës përballen me një shqetësim të përditshëm: prindërit e tyre mbeten në vendlindje, shpesh pa pasur dikë pranë që mund t’u ofrojë kujdesin...

Më shumëDetails

Pas dorëheqjes së Xhafer Gashit, nisin përplasjet mes Degës së LDK-së në Obiliq dhe qendrës

Pas dorëheqjes së Xhafer Gashit, nisin përplasjet mes Degës së LDK-së në Obiliq dhe qendrës
23/11/2026 - 16:45

Largimi përfundimtar i Xhafer Gashit nga Dega e LDK’së në Obiliq ka nxitur mospajtime të anëtarësisë së kësaj partie me selinë qëndrore të LDK’së. Nënkryetari i Degës së...

Më shumëDetails

Konjufca takohet me homologun grek në Athinë – i kërkon njohjen e Kosovës si shtet

Konjufca takohet me homologun grek në Athinë – i kërkon njohjen e Kosovës si shtet
23/11/2026 - 16:21

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar sot në Athinë me homologun e tij grek, George Gerapetritis, raporton Veriu.info. Konjufca ka vlerësuar se mbështetja...

Më shumëDetails

Apeli vërteton dënimin: Naim Murseli e Granit Plava përjetë në burg, Kushtrim Kokalla 30 vjet

Apeli vërteton dënimin: Naim Murseli e Granit Plava përjetë në burg, Kushtrim Kokalla 30 vjet
23/11/2026 - 15:57

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan me burgim të përjetshëm Naim Murseli dhe Granit...

Më shumëDetails

Osmani: Kuvendi të mos shndërrohet në gjykatore, procesi për Ligjin për Specialen mund t’i bëjë dëm Apelit

Osmani: Kuvendi të mos shndërrohet në gjykatore, procesi për Ligjin për Specialen mund t’i bëjë dëm Apelit
23/11/2026 - 15:25

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar në Kuvend çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se kjo mund t’i shkaktojë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Dy burra rrahen në mes të ditës në Vushtrri, njëri lirohet e tjetri dërgohet në mbajtje

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Vëllai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi mashtruar, jam kthyer nga Kroacia sepse kam menduar se është i sëmurë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij prekës!

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë