Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për mënyrën se si ka qeverisur vendin.
Sipas saj, Kurti ka qenë më shumë i interesuar për marrjen e pushtetit sesa për zhvillimin e Kosovës.
E ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, Ymeri ka thënë se kryeministri ka hyrë në qeverisje pa një plan të mirëfilltë për sektorët kryesorë të vendit.
Ajo ka përmendur ndërmarrjet publike, Korporatën Energjetike të Kosovës dhe sistemin pensional si fusha për të cilat, sipas saj, Kurti nuk kishte zgjidhje të qarta.














