Nje veturë e kompanisë punëkryese ka goditur sot një kalimtar rasti në rrugën “Agim Ramadani – KATANA” në Mitrovicë.
Një person ka mbetur i lënduar nga ky aksident, gjë që është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në një përgjigje për Gazetën Online Veriu.info.
“Sot ne rrugen ,,Agim Ramadani”” rreth 11:20, aksident trafiku me lendime, viktima eshte trajtuar ne spitalin rajonal mitrovice dhe eshte liruar.” – thuhet në përgjigjen e Policisë për Veriu.info.
Gazeta mëson nga burimet e saj se këmbësori është goditur nga një veturë e kompanisë punëkryese e cila është duke shtrirë rrjetin kabllor në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë.
Lëndimin e një personi për Veriu.info e ka konfirmuar edhe nga Spitali i Mitrovicës, ku viktima ka marrë tretman mjekësor.
Kujtojmë që tenderin për rregullimin e rrugës “Agim Ramadani” e ka fituar kompania “Bageri”.













