Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Propozimi spektakolar për martesë në majë të Empire State Building i kushton çiftit akuza penale

02/07/2026 - 22:04
në Kuriozitete, Lajme
A A
Propozimi spektakolar për martesë në majë të Empire State Building i kushton çiftit akuza penale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një aventurier i njohur për ngjitjet në rrokaqiej u tha policëve se ai dhe e dashura e tij u ngjitën në antenën e Empire State Building në Nju Jork dhe shpalosën një pankartë me mesazh për dashurinë dhe paqen, sepse donte të bënte “diçka të veçantë” për fejesën e tyre.

Këtë e bënë të ditur prokurorët të enjten, gjatë paraqitjes së çiftit në gjykatë, ku ata u përballën me akuza për rrezikim të rëndë të jetës, hyrje të paligjshme në objekt dhe vepra të tjera penale, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Çifti, i njohur si Angela Nikolau dhe Ivan Beerkus, foli shumë pak pasi doli nga gjykata. Megjithatë, Beerkus iu përgjigj një pyetjeje të një gazetari lidhur me këtë veprim, duke thënë shkurt “Ne besojmë te dashuria”.

Sipas autoriteteve, dyshja, protagoniste e dokumentarit të Netflix-it të vitit 2024, “Skywalkers: A Love Story”, i cili trajton ngjitjet e tyre në maja rrokaqiejsh dhe historinë e dashurisë mes tyre, jo vetëm që krijoi një spektakël të pazakontë, por edhe vuri në rrezik sigurinë publike, duke u ngjitur të mërkurën në antenën transmetuese të rrokaqiellit të famshëm.

Pasi arritën në majë, në një lartësi prej 443 metrash mbi zonën qendrore të Manhatanit, ata shpalosën një pankartë të zezë me mbishkrimin: “Kur fuqia e dashurisë ta mposhtë dashurinë për pushtet, bota do ta njohë paqen”.

JU REKOMANDOJMË

Skandal në Slloveni, presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë

Skandal në Slloveni, presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë
23/08/2026 - 22:42

Një debat i fortë politik ka shpërthyer në Slloveni, ku presidentja Natasa Pirc Musar po përballet me pikëpyetje mbi lidhjet e rrethit të saj të afërt me persona...

Më shumëDetails

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht
23/08/2026 - 22:17

Ndërmarrja Publike “Trainkos” me pronar Qeverinë e Kosovës del të ketë zhvilluar vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë për riparim vagonësh të trenit. Ngjarja u bë brum për...

Më shumëDetails

SHBA-ja paralajmëron kryeministrin kanadez pasi shpalli tarifat e reja ndaj Uashingtonit

SHBA-ja paralajmëron kryeministrin kanadez pasi shpalli tarifat e reja ndaj Uashingtonit
23/08/2026 - 21:57

Ministri i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, tha të hënën se Kanadaja nuk mund të përballojë një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara, pasojat e së cilës do...

Më shumëDetails

Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”

Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”
23/08/2026 - 21:33

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar çmimet e energjisë elektrike në Kosovë, duke thënë se, në raport me të ardhurat, kosovarët janë ndër...

Më shumëDetails

Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për 75 shtete – edhe Kosova ishte në listë

Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për 75 shtete – edhe Kosova ishte në listë
23/08/2026 - 21:26

Një gjykatë federale në Nju Jork ka rrëzuar politikën e administratës së Donald Trumpit për pezullimin e shqyrtimit dhe lëshimit të vizave imigruese për qytetarët e 75 shteteve,...

Më shumëDetails

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente
23/08/2026 - 21:06

Rastet e fundit të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë vënë në lëvizje sindikalistët. Për shkak të situatës së krijuar, Sindikata...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Publikohen çmimet e derivateve, ja sa kushton nafta, benzina dhe gazi

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vjedhje brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri – hajni merr kamerën, por “tradhtohet” nga kamerat tjera

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë