Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tri letrat që i shkuan BE’së lidhur me Banjskën

16/12/2024 - 09:28
në Kryesore, Lajme
A A
Sulmi terrorist në Banjskë, tre të dyshuarve iu vazhdohet paraburgimi edhe nga dy muaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Zyrën e BE-së në Kosovë, kanë shkuar plot tri letra në lidhje me sulmin e sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Kosova e kërkoi dorëzimin e kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq, ndërsa Serbia po e kërkon dokumentacionin e plot për këtë rast.

Në fillim të korrikut, një letër arriti në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Nga Serbia, po e kërkonin dokumentacionin e plot për rastin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Kjo meqë Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, paralajmëroi ngritjen e një aktakuze për kryeterroristin, Milan Radoiçiq.

“Në fillim të korrikut, Zyra e BE-së në Kosovë mori një letër nga Ministria e Drejtësisë e Serbisë, e cila dërgoi një kërkesë për ndihmë juridike të ndërsjellë të Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit në lidhje me rastin Banjska. Bazuar në mandatin e tij, PSBE-ja në Kosovë ua përcolli këtë kërkesë autoriteteve të Kosovës dhe më pas ua përcolli korrespondencën përkatëse nga autoritetet e Kosovës autoriteteve serbe”, thuhet nga zyra e BE-së në Kosovë.

E pak kohë më pas, në adresë të kësaj zyre erdhi edhe kërkesa e dytë.

Për ndihmë të ndërsjellë juridike me autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës, kërkuan edhe autoritetet e Kosovës.

Kjo besohet që kishte të bënte me armët e përdorura në sulmin terrorist në Banjskë.

Autoritetet e Kosovës thanë se Policia e Kosovës u sulmua me armët që u siguruan nga qyteti Tuzlla i Bosnje Hercegovinës.

“Përfaqësuesit e BE-së në Kosovë, morën gjithashtu një kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga autoritetet e Kosovës për autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës në lidhje me rastin Banjska. Kërkesa ishte dërguar në Sarajevë dhe tashmë ishte marrë një përgjigje. Përgjigja u është transmetuar me kohë autoriteteve kompetente në Kosovë”, thuhet nga zyra e BE-së në Kosovë.

Nga Bosnja u tha se Administrata Federale e Policisë, është duke e verifikuar këtë informacion.

E këto dy letra, nuk ishin të fundit që për këtë rast shkuan në zyrën e BE-së në Prishtinë.

Në tetor, Kosova kërkoi dorëzimin e organizatorit të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq.

“Për më tepër, Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë, ka dërguar në tetor të vitit të kaluar një kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga autoritetet e Kosovës tek autoritetet serbe për të njëjtën çështje. Ende nuk është marrë asnjë përgjigje nga autoritetet serbe. Ne presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht për këto kërkesa përmes kanalit të krijuar të ndihmës së ndërsjellë juridike. Qëllimi i këtij mekanizmi është të sigurojë bashkëpunimin gjyqësor ndërmjet Kosovës dhe vendeve që nuk e njohin atë, përfshirë Serbinë, dhe të lehtësojë qasjen në drejtësi për të gjithë, pavarësisht nga shtetësia apo vendbanimi i tyre”, kanë thënë për Tëvë1 nga zyra e BE-së në Kosovë.

Ndryshe, së fundmi për Tëvë1, ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se edhe kjo kërkesë e shtetit serb, zyrtarisht do të refuzohet.

JU REKOMANDOJMË

Çka po paralajmëron meteorologu Mendim Rugova: “Situatë pak më jostabile..”

Çka po paralajmëron meteorologu Mendim Rugova: “Situatë pak më jostabile..”
15/10/2026 - 09:21

Meteorologu Mendim Rugova, ka folur rreth parashikimit të motit në ditët e ardhshme, madje edhe gjatë orëve në vijim. Sipas tij, pritet një situatë jostabile gjatë 24 orëve...

Më shumëDetails

Mosmarrëveshje mes kunatave në Pejë, njëra shkon te familja e saj

Mosmarrëveshje mes kunatave në Pejë, njëra shkon te familja e saj
15/10/2026 - 09:16

Një mosmarrëveshje mes dy kunatave është raportuar në Pejë. Sipas raportit policor, të dyja janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar nga zyrtarët policorë. Me vendim të...

Më shumëDetails

Haradinaj: Rreth 700 milionë dollarë u shfrytëzuan kundër Thaçit dhe të tjerëve

Haradinaj: Po duket që po shkojmë drejt zgjedhjeve, AAK-ja e gatshme, do të jetë prapë në Kuvend
15/10/2026 - 09:11

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, mbrëmë në “Rubikon” të Klan Kosovës ka deklaruar se Vetëvendosje në momente të caktuara ka qenë më agresive ndaj ish-krerëve të...

Më shumëDetails

51 policë të lënduar në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i viziton në spital

51 policë të lënduar në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i viziton në spital
15/10/2026 - 08:53

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizitoi punonjësit e policisë që pësuan lëndime gjatë tubimit të zhvilluar ditën e sotme. Drejtori Hita u uroi punonjësve...

Më shumëDetails

Peci: Kosova duhet të ulet e të bisedojë me shtetet që sponsorizuan Gjykatën Speciale

Peci: Kosova duhet të ulet e të bisedojë me shtetet që sponsorizuan Gjykatën Speciale
15/10/2026 - 08:36

Analisti politik Lulzim Peci ka vlerësuar se Kosova duhet të zhvillojë bisedime të thelluara me shtetet që sponsorizuan themelimin e Dhomave të Specializuara, në mënyrë që të arrihen...

Më shumëDetails

Protesta/ Reagon Rama nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës

Protesta/ Reagon Rama nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës
15/10/2026 - 08:28

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për protestën e dhunshme, duke e cilësuar situatën e krijuar si një përpjekje për të penguar përparimin e vendit.Në reagimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë