Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në Mal të Zi mund të keni takime të afërta me arinjtë, në Kosovë bëhet thirrje për kujdes

21/06/2025 - 18:58
në Lajme, Ndryshe
A A
Në Mal të Zi mund të keni takime të afërta me arinjtë, në Kosovë bëhet thirrje për kujdes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Parqet Kombëtare në Mal të Zi i paralajmëruan vizitorët në malet Llovqen, Durmitor, Proklletije dhe Biogradska Gora për mundësinë e takimit me arinj, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Ato shpjeguan se arinjtë janë në periudhën e shumimit, ndaj lëvizin më shpesh dhe reagojnë më ashpër ndaj çdo shqetësimi.

Këshilluan që, në rast të një takimi të tillë, “duhet të largoheni sa më shpejt që të jetë e mundur – pa lëvizje të papritura, vrapim, ngjitje në pemë ose fotografi”.

“Mos i lini mbeturinat dhe mbetjet e ushqimit në natyrë, pasi këto e tërheqin ariun, i cili është një kafshë e shkathët dhe gjen shpejt burime të disponueshme ushqimore”, thuhet në njoftimin e Parqeve Kombëtare të Malit të Zi.

Këtë vit, numri i arinjve në Mal të Zi është më i lartë se zakonisht.

Këtë e tregojnë edhe ankesat e banorëve nga fshatrat në veri të këtij vendi, të cilët raportojnë për sulme të shpeshta të arinjve ndaj bagëtive, koshereve të bletëve dhe pemëve të tyre.

Ngjashëm konfirmon edhe kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve të Malit të Zi, Nikolla Markoviq.

“Ka pasur gjithmonë raste të tilla, por jo në këtë shkallë. Kjo është një dukuri e pazakontë, jo vetëm në territorin e Malit të Zi, por edhe në rajon – që arinjtë t’u afrohen shtëpive dhe të shkaktojnë dëme”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Një ari i murmë i kapur nga kamera pyjore në Mali të Zi.
Një ari i murmë i kapur nga kamera pyjore në Mali të Zi.
Jovana Janjusheviq, drejtoreshë e Qendrës për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpezëve, e cila merret edhe me ruajtjen e kafshëve të mëdha të egra, thotë se shfaqja e shpeshtë e arinjve është pasojë e ndryshimeve klimatike.

Thatësira, sipas saj, ka bërë që ushqimi të jetë shumë i pakët.

“Kjo është arsyeja përse arinjtë zbresin në vende ku mund të gjejnë ushqim, të cilat janë kryesisht vendbanime njerëzish. Një problem tjetër është se popullata po largohet nga zonat rurale dhe rrezja e lëvizjes së arinjve dhe kafshëve të tjera të egra po zgjerohet”, shpjegon Janjusheviq për Radion Evropa e Lirë.

Për arinjtë që shkaktojnë dëme në fermat bujqësore ose përbëjnë rrezik për njerëzit, Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Malit të Zi ka një plan për t’i qëlluar dhe larguar.

“Sidomos në rast të sulmit ndaj një personi, mund të jepet leje për eliminim të menjëhershëm”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie për REL-in.

Apel për kujdes edhe në Kosovë

Në fillim të qershorit, edhe Policia e Kosovës lëshoi një apel për qytetarët dhe turistët që frekuentojnë zonat malore të komunës së Shtërpcës, që të kenë kujdes, pas informacioneve për rritje të pranisë së arinjve në afërsi të vendbanimeve dhe zonave turistike.

Sipas komunikatës, situata është veçanërisht shqetësuese në rajonin përreth Brezovicës dhe sidomos në afërsi të liqeneve të Shtërpcës, përfshirë liqenin e Jazhincës, ku çdo ditë qëndrojnë shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Policia tha se disa persona po afrohen shumë pranë arinjve, për të bërë fotografi apo video, duke rrezikuar sigurinë e tyre.

“Apelojmë ndaj të gjithë qytetarëve, sidomos familjeve me fëmijë, që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në natyrë dhe të shmangin çdo afrim ndaj kafshëve të egra”, thuhet në komunikatë.

Sulmet e arinjve

Gjatë vitit të kaluar, Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Malit të Zi regjistroi 51 raste të dëmeve të shkaktuara nga arinjtë – 26 në kosheret e bletëve dhe 25 në kafshët shtëpiake.

Një vit më parë kishte 60 sulme nga arinjtë.

Në fillim të këtij viti, në fshatrat përreth Nikshiqit u sulmuan kafshët shtëpiake dhe banorët kërkuan nga shteti që të ndërhynte.

Në atë zonë, në prill, një grup gjuetarësh vranë një ari – katër prej tyre u arrestuan dhe kundër tyre u ngritën akuza penale.

Banorët protestuan kundër arrestimit të gjuetarëve, duke pretenduar se ata kishin vrarë ariun që “kishte shkaktuar frikë në disa fshatra dhe kishte mbytur dhjetëra lopë”.

Shfaqja e numrit më të madh të arinjve në fshatrat rreth Plluzhinës, në veri të Malit të Zi, ka shqetësuar prindërit, të cilët, për pasojë, i kanë shoqëruar fëmijët deri në shkollë.

Një situatë e ngjashme është edhe në fshatrat përreth Bjello Poles.

Në nëntor të vitit të kaluar, një ari ka sulmuar edhe një gjuetar, i cili ka mbijetuar, por me lëndime serioze.

Gjatë vitit të kaluar, Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Malit të Zi regjistroi 51 raste të dëmeve të shkaktuara nga arinjtë.
Gjatë vitit të kaluar, Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Malit të Zi regjistroi 51 raste të dëmeve të shkaktuara nga arinjtë.
Arinjtë kërkojnë ushqim

Udhëheqësi i gjuetarëve malazezë, Nikolla Markoviq, thotë se ariu është grabitqari më i madh në Evropë dhe se, sipas vlerësimeve, ai ushqehet 80 për qind me bimë dhe 20 për qind me mish.

“Mjeti i vetëm për mbrojtjen e alpinistëve dhe turistëve nga ariu është spreji me piper, i cili nuk lejohet të mbahet me vete. Deri tani nuk ka pasur ankesa për sulme ndaj alpinistëve, ndryshe nga dëmet që u shkaktojnë blegtorëve”, thotë Markoviq.

Janjusheviq thotë se ministria duhet t’i edukojë banorët e zonave rurale që të mos i lënë bagëtitë vetëm në pyll, pa qentë kujdestarë ose ndonjë lloj tjetër mbrojtjeje.

“Për këtë arsye nuk kemi asnjë rast, ku ministria ka kompensuar dëmin nga sulmet e arinjve mbi bagëtitë. Jo sepse shteti nuk do, por sepse njerëzit nuk kanë bërë gjithçka që ishte në mundësinë e tyre për të parandaluar sulmin”, thotë Janjusheviq.

Sipas saj, problem i madh është hedhja e mbeturinave nga thertoret dhe ato komunale afër shtëpive fshatare, të cilat, pastaj, i tërheqin arinjtë.

Në cilat raste lejohet qëllimi i arinjve?

Markoviq thotë se Shoqata e Gjuetisë nuk ka qëlluar arinj, sepse për këtë gjë nevojitet leja e Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.

“Kur shteti merr vendim që të bëhet kjo, ne do të veprojmë sipas asaj që lejon ligji”, thotë ai.

Sa i përket momentit kur është i mundur qëllimi, Janjusheviq thotë se ekziston një ekip ndërhyrës për kafshët e mëdha të egra.

“Në rastin ekstrem, kafsha vihet në gjumë dhe zhvendoset nga vendi. Nëse kafsha kthehet dhe shkakton probleme, vetëm atëherë është e mundur të vritet, por ky vendim merret në një nivel më të lartë dhe duhet të jetë i bazuar shkencërisht”, shpjegon ajo.

Nga Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë shpjegojnë se kërkesa për qëllimin e kafshës paraqitet nga përdoruesi i zonës së gjuetisë në formë të shkruar, bashkë me dokumentacionin e nevojshëm.

“Nëse ministria e pranon kërkesën, ajo do të lëshojë një miratim që specifikon kohëzgjatjen e veprimit, kush mund ta kryejë atë dhe çfarë duhet bërë për ta larguar kafshën specifike që shkakton problemin”, thuhet në përgjigje.

Matja e dimensioneve të putrës së një ariu të murrmë në Mal të Zi.
Matja e dimensioneve të putrës së një ariu të murrmë në Mal të Zi.
Speciet e mbrojtura në Mal të Zi

Ligji në Mal të Zi e ndalon përgjithmonë gjuetinë e ariut femër që ka ari të vogël deri në dy vjeç. Ariu mashkull i rritur mund të gjuhet vetëm gjatë muajit tetor, në sezonin e gjuetisë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, në Mal të Zi jetojnë rreth 420 arinj të murmë që zënë një territor prej rreth 420.000 hektarësh, kryesisht në pjesën veriore të vendit.

Në njëzet vjetët e fundit, në Mal të Zi nuk ka pasur vrasje arinjsh, përveç rasteve të izoluara të gjuetisë së paligjshme.

Mali i Zi ka ratifikuar Konventën e Bernës për mbrojtjen e specieve të egra evropiane dhe habitatit natyror, duke u angazhuar kështu për mbrojtjen e arinjve të murmë.

Kjo konventë ndalon shfrytëzimin dhe kërcënimin e habitatit të tyre.

JU REKOMANDOJMË

Halil Matoshi: Pas çdo deklarate të Grenellit, Vetëvendosja rritet me 5%

Halil Matoshi: Pas çdo deklarate të Grenellit, Vetëvendosja rritet me 5%
13/03/2026 - 01:32

Komentatori politik, Halil Matoshi në Politiko tha se reagimet dhe debatet rreth Richard Grenell, po ndikojnë indirekt në rritjen e mbështetjes për Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas Matoshit, çdo deklaratë...

Më shumëDetails

Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbylljen e xhamisë Al-Aksa gjatë Ramazanit

Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbylljen e xhamisë Al-Aksa gjatë Ramazanit
13/03/2026 - 01:30

Disa vende myslimane dënuan mbylljen e portave të Xhamisë Al-Aksa për besimtarët myslimanë gjatë Ramazanit në mes të luftës SHBA-Izrael me Iranin dhe tensioneve rajonale. Kompleksi i Xhamisë...

Më shumëDetails

Japonia financon projektin për pastrimin e terreneve nga minat në zonën e Mitrovicës dhe të Graçanicës

Japonia financon projektin për pastrimin e terreneve nga minat në zonën e Mitrovicës dhe të Graçanicës
13/03/2026 - 01:26

Në kuadër të grantit për sigurinë njerëzore në nivel lokal (GGP), Ambasada e Japonisë në Kosovë ka organizuar ceremoninë e dorëzimit të projektit për pastrimin e terreneve nga...

Më shumëDetails

Dimal Basha: Unë jam argat, ku te sheh VV-ja se mund të ndihmoj, e marr atë pozitë

Dimal Basha: Unë jam argat, ku te sheh VV-ja se mund të ndihmoj, e marr atë pozitë
13/03/2026 - 00:30

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, ka thënë se bashkëpunimi nuk mbahet përmes posteve. Mes tjerash, ai është shprehur...

Më shumëDetails

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n
13/03/2026 - 00:24

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina.  “Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do...

Më shumëDetails

Kaplohet nga zjarri një banesë, humb jetën një i moshuar

Kaplohet nga zjarri një banesë, humb jetën një i moshuar
12/03/2026 - 22:59

Një i moshuar ka vdekur nga asfiksia, pasi zjarri ka kapluar katin e parë të një banese në Tiranë. Nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshimet për keqpërdorim të parave, BIK thërret konferencë për media

    BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    316 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Kryesia dhe anëtarësia e Guxo në Deçan japin dorëheqje kolektive pas moskandidimit të Osmanit për presidente

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    268 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • Benita bëhet bashkë me Ludo Lee, publikojnë video provokuese nga vetura

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë