Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

GJND: Dështimi për ta mbrojtur planetin nga ndryshimet klimatike mund të shkelë ligjin ndërkombëtar

24/07/2025 - 08:39
në Lajme, Ndryshe
A A
GJND: Dështimi për ta mbrojtur planetin nga ndryshimet klimatike mund të shkelë ligjin ndërkombëtar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në një opinion historik këshillues më 23 korrik tha se shtetet mund të jenë në shkelje të ligjit ndërkombëtar nëse dështojnë të marrin masa për të mbrojtur planetin nga ndryshimet klimatike dhe se shtetet që dëmtohen nga pasojat e ndryshimeve, mund të kenë të drejtë për kompensim.

Avokuesit dhe mbështetësit e klimës e mirëpritën menjëherë opinionin e GJND-së lidhur me detyrimet që kanë shtetet për të luftuar ndryshimet klimatike dhe pasojat me të cilat mund të përballen nëse nuk veprojnë.

“Dështimi i një shteti për të ndërmarrë veprime të përshtatshme për të mbrojtur sistemin klimatik … mund të përbëjë një akt të padrejtë ndërkombëtar”, tha gjatë seancës presidenti i gjykatës, Yuji Iwasawa. Ai e quajti krizën klimatike “një problem ekzistencial me përmasa planetare që rrezikon të gjitha format e jetës dhe vetë shëndetin e planetit tonë”.

Opinioni, që nuk është detyrues, përfshin mbi 500 faqe. Ky opinion u vlerësua si një pikë kthese në të drejtën ndërkombëtare për klimën.

Veçanërisht, gjykata deklaroi se një “mjedis i pastër, i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm” është e drejtë e njeriut.

Kjo hap rrugën për veprime të tjera ligjore, përfshirë rikthimin e shteteve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për t’i kërkuar llogari njëra-tjetrës, si dhe padive në nivel kombëtar, apo edhe përdorimit të instrumenteve ligjore, sikurse marrëveshjet për investime.

Rasti u udhëhoq nga Vanuatu – ishull në Paqësor – dhe kërkesa e këtij shteti u mbështet nga mbi 130 vende të tjera.

Të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara – përfshirë shtetet me nivelet më të larta të emetimeve të gazrave serrë sikurse Shtetet e Bashkuara dhe Kina – janë palë në këtë gjykatë.

Aktivistët për klimën u mblodhën para gjykatës, me një pankartë që lexonte: “Gjykatat kanë folur. Ligji është i qartë. Shtetet duhet të VEPROJNË TANI”.

“Sot, gjithçka ka ndryshuar. Gjykata më e lartë e botës na dha një mjet të fuqishëm për të mbrojtur njerëzit nga pasojat shkatërruese të krizës klimatike – dhe për të sjellë drejtësi për dëmin që tashmë kanë shkaktuar emetimet e tyre”, tha në një deklaratë ish-komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Mary Robinson.

“Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë na afron më shumë me një botë ku qeveritë nuk mund të mbyllin më sytë ndaj përgjegjësive të tyre ligjore. Ai konfirmon një të vërtetë të thjeshtë të drejtësisë klimatike: Ata që kanë kontribuar më së paku në këtë krizë meritojnë mbrojtje, dëmshpërblim dhe një të ardhme”, tha Vishal Prasad, drejtor i organizatës Studentët nga Ishujt e Paqësorit që Luftojnë Ndryshimet Klimatike.

Pas viteve lobimi nga shtetet-ishuj që janë më të rrezikuara dhe frikësohen se mund të zhduken për shkak të rritjes së nivelit të detit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkoi në vitin 2023 një opinion këshillues nga GJND-ka, si një bazë e rëndësishme për obligimet ndërkombëtare.

Një panel prej 15 gjyqtarësh u ngarkua me përgjigjen e dy pyetjeve: Çfarë janë të detyruara të bëjnë vendet, sipas së drejtës ndërkombëtare, për të mbrojtur klimën dhe mjedisin nga emetimet e gazrave serrë të shkaktuara nga njeriu? Së dyti, cilat janë pasojat ligjore për qeveritë kur veprimet e tyre, ose mosveprimet, kanë dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme klimën dhe mjedisin?

Në dekadën deri në vitin 2023, nivelet e deteve në nivel global u rritën mesatarisht për rreth 4.3 centimetra, ndërsa disa pjesë të Paqësorit shënuan rritje edhe më të madhe.

Bota gjithashtu është për 1.3 gradë Celsius që nga koha para-industriale, për shkak të djegies së karburanteve fosile./REL

JU REKOMANDOJMË

Shkelje e ligjit, Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi

Shkelje e ligjit, Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi
25/11/2026 - 15:24

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi, një në Pejë dhe një në Gjakovë, pas evidentimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë...

Më shumëDetails

Prokuroria nis hetime ndaj Atifete Berishës për 48 mijë frangat e mbledhura për shërimin e 5-vjeçares, familja pretendon se nuk i mori kurrë paratë

Prokuroria nis hetime ndaj Atifete Berishës për 48 mijë frangat e mbledhura për shërimin e 5-vjeçares, familja pretendon se nuk i mori kurrë paratë
25/11/2026 - 15:06

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur trajtimin e rastit të Atifete Berishës, e dyshuar për mashtrim me rreth 48 mijë franga zvicerane të mbledhura përmes platformës GoFundMe për...

Më shumëDetails

LAJM I KEQ: Shtrenjtohen produktet e importuara në Kosovë

LAJM I KEQ: Shtrenjtohen produktet e importuara në Kosovë
25/11/2026 - 14:35

Çmimet e produkteve të importuara në Kosovë janë rritur mesatarisht për 5.4 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit...

Më shumëDetails

IKShPK me apel për qytetarët: Mos përdorni antibiotikë për gripin dhe ftohjen!

IKShPK me apel për qytetarët: Mos përdorni antibiotikë për gripin dhe ftohjen!
25/11/2026 - 14:02

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për përdorim të kujdesshëm të antibiotikëve, duke theksuar se ata nuk janë të nevojshëm për çdo infeksion....

Më shumëDetails

“Selam Alejkum, Selam Alejkum…”, zbardhen bisedat në rastin e vra’sjes së policit Muhamet Lika

“Selam Alejkum, Selam Alejkum…”, zbardhen bisedat në rastin e vra’sjes së policit Muhamet Lika
25/11/2026 - 13:45

Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Ferizaj janë prezantuar bisedat mes dy të dyshuarve, Rilindit dhe Rejhanit, në rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika nga...

Më shumëDetails

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët
25/11/2026 - 12:53

Ambasada e Kosovës në Vjenë ka njoftuar se shërbimet e rregullta konsullore për vitin 2026 do të ofrohen deri më 23 dhjetor. Përmes një njoftimi, ambasada u ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kryetari Xheladini ndan qindra-mijëra euro pa prokurim për shërbime, dyshime se procesi u montua në favor të OJQ-ve të caktuara

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Ma q… nanën, mos u bofshi ma zi se ajo”, zbulohen mesazhe të tjera shqetësuese në telefonat e sekuestruar për rastin e Arlindës

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bayerni ia mbyll derën yllit të Real Madridit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë