Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Media italiane: Ivanka Trump blen ishullin e Sazanit për 1 miliard dollarë

09/08/2025 - 16:07
në Lajme, Ndryshe
A A
Media italiane: Ivanka Trump blen ishullin e Sazanit për 1 miliard dollarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Media italiane “Il Messaggero” ka publikuar një lajm duke u referuar nga “The Guardian”, se Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë blerë ishullin e Sazanit në Shqipëri për mbi një miliard dollarë. Ky ishull i njohur për bukuritë e tij natyrore dhe historinë ushtarake, ka tërhequr vëmendjen e çiftit, i cili ka planifikuar ta shndërrojë atë në një resort luksoz, raporton “Euronews Albania”.

Ishulli i Sazanit, një ish-bazë ushtarake, është pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan dhe që nga viti 2015 është hapur për vizitorët, ndërkohë që një pjesë e tij vazhdon të ruhet si zonë ushtarake. Gjatë regjimit komunist, ishulli ishte përdorur për stërvitje dhe operacione ushtarake, dhe mbetet ende i mbushur me mbetje bunkerësh dhe tunele.

Negociatat për blerjen e ishullit u zhvilluan pa dijeninë e banorëve dhe parlamentarëve shqiptarë, deri në momentin kur u arrit marrëveshja prej 1.4 miliardë eurosh, e cila u bë publike. Sipas raportimeve, sfida kryesore për projektin është pastrimi i tokës nga minat e pashpërthyera dhe mbetjet ushtarake që ndodhen në ishull.

Përveç Sazanit, Grupi Affinity, që ka menaxhuar negociatat, ka planifikuar gjithashtu një projekt tjetër në Serbi, ku ka shprehur interes për transformimin e ish-selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd në një hotel luksoz.

Idetë për transformimin e ishullit në një vendpushim luksoz kanë shkaktuar shqetësime nga grupet mjedisore dhe shkencorë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë ky projekt në mjedisin natyror dhe kulturor të zonës. Madje, shqiptarët kanë filluar ta quajnë ishullin “Ishulli Trump”, një emër që tregon ndikimin e familjes Trump në zhvillimin e këtij projekti të madh.

Në një podcast, Presidenti Trump shprehu entuziazmin për këtë iniciativë, duke e cilësuar atë “të jashtëzakonshme”, por duke theksuar se sfida më e madhe mbetet pastrimi i zonës dhe sigurimi i sigurisë për vizitorët e ardhshëm.

JU REKOMANDOJMË

Mbahet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Shtime

Mbahet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Shtime
19/09/2026 - 20:54

Sonte, në Sheshin “Ahmet Shtimja”, u mbajt një protestë qytetare kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së.Protestuesit shprehën qëndrimin e tyre përmes thirrjeve “UÇK, UÇK” dhe...

Më shumëDetails

Guxo me komunikatë 3 ditë pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Dënimin e quan drakonik por askund të padrejtë, kërkesën për dorëheqje të Gërvallës e lidh me ligjin për pasuri të pajustifikueshme

Guxo me komunikatë 3 ditë pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Dënimin e quan drakonik por askund të padrejtë, kërkesën për dorëheqje të Gërvallës e lidh me ligjin për pasuri të pajustifikueshme
19/09/2026 - 20:29

Ndoshta edhe nuk do ta besoni! Një parti politike e Kosovës me emrin “Guxo” iu deshtën më shumë se tre ditë të fitojë “guximin” ta shkruajë një komunikatë...

Më shumëDetails

Identifikimi i Adem Beqirit nga 23 të zhvarrosurit në Mitrovicë, Enver Hasani: Nuk kurseu asgjë për çështjen kombëtare

Identifikimi i Adem Beqirit nga 23 të zhvarrosurit në Mitrovicë, Enver Hasani: Nuk kurseu asgjë për çështjen kombëtare
19/09/2026 - 20:17

Sot është raportuar se në mesin e 23 personave, mbetjet mortore të të cilëve janë zhvarrosur së fundmi në Mitrovicë, janë identifikuar edhe Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci,...

Më shumëDetails

U kapën me thika, maica me simbole nacionaliste e pajisje multifunksionale, arrestohen dy persona në Jarinje

U kapën me thika, maica me simbole nacionaliste e pajisje multifunksionale, arrestohen dy persona në Jarinje
19/09/2026 - 19:58

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, gjatë kontrollit të një veture në Jarinjë, ku kanë qenë dy persona, janë gjetur dhe sekuestruar; 5 thika, (dy prej tyre taktike\luftarake);...

Më shumëDetails

Lushtaku: Ky pushtet nesër mund t’i arrestojë edhe ata që janë krenarë për UÇK-në dhe luftën e saj çlirimtare

Lushtaku: Ky pushtet nesër mund t’i arrestojë edhe ata që janë krenarë për UÇK-në dhe luftën e saj çlirimtare
19/09/2026 - 19:29

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas arrestimit të birit të një dëshmori, i cili dyshohet se ka kanosur Donika Gërvallën. Përmes një...

Më shumëDetails

Majko pas vendimit të Speciales: Ku gabuam?

Majko pas vendimit të Speciales: Ku gabuam?
19/09/2026 - 19:23

Pandeli Majko, kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës së Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, shtron pyetjen “Ku gabuam?”, duke shprehur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë”, Faton Peci i reagon Mërgim Lushtakut pas fotos që publikoi për Gërvallën

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Lajme të këqija për presidentin serb Vucic, nisi procedura kundër partisë së tij

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Përlotën fëmijët e çlirimtarëve nga performanca emocionale e aktorit për dëshmorët (Video)

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë